Fotot e një babai që me djalin në krah zgjatet për të parë poshtë një shkëmbi mbi 120 metra të lartë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale në Britaninë e Madhe.
E jo vetëm ai, dhjetëra vizitorë në shkëmbin e ndodhur në një plazh në jug të vendit rrezikojnë jetën për të parë poshtë, pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga autoritetet për të mos e bërë këtë veprim.
Tabela të shumta të vendosura tregojnë se shkëmbi mund edhe të shembet nga momenti në moment, por kjo nuk i ka penguar guximtarët të provojnë fatin gjatë fundjavës.
Vetëm dy muaj më parë, Policia Ajrore publikoi si paralajmërim një fotografi të një personi që varte këmbët buzë shkëmbit, ndërsa në qershor 2017, një student koreano-jugor ra prej aty ndërsa përpiqej të shkrepte foton perfekte.




e.t./dita

E pa , lartesia e ketij shkembi qe shikome ne foto nuk eshte kurre 120 metra i larte.
E dyta dhe me kryesorja, me qene se ky shkemb paraqet rrezik per jeten e njerezve kureshtare (budallenj), organet kopetente shtetrore duhet te marrin masa duke e rrethuar zonen larg buzes se shkembit duke krijuar siguri per vizitoret.
Besoj se eshte gjeja me e thjeshte.
Po PSE AQ e lete eshte ta rethosh are faqe,duhet te bien e te vdesin disa njerez,keshtu Duke qene rrezik i madh per popullaten bashkia o komuna do te Hap nje tender dhe ate do e fitoje ai qe ofron me shume dhe jep nen dore me shume.Vetem keshtu behet Pune e paqme dhe PA rrezikuar jete njerzish.Ha keto duhet te mesone bota e zhvilluar NGA ne europianet qe jemi PA shtepi e katandi.