Një fëmijë i moshës 2- vjeçare gjeti vdekjen në Acworth, të Georgia, SHBA, pasi qëlloi veten me pistoletë gjatë kohës që luante me armën e të atit, i cili e kishte lënë në mënyrë të shkujdesur mbi krevat.
Në momentin e tragjedisë, përveç babait në shtëpi ishte edhe vëllai katër vjeçar i vogëlushit, ndërsa nëna kishte dalë.
