Fëmija me tumor, mbi 8 mijë kartolina për ditëlindje

editor

Emri i tij është  Daniel Nickerson di Foxboro dhe jeton në Massachusetts. Ai vuan nga një tumor i pa operueshëm në tru, por gjithsesi kjo nuk ka zhdukur buzëqeshjen nga  fytyra e tij. Këto ditë ai ka një motiv më shumë, pasi ka festuar ditëlindjen e tij të 6-të në mënyrë krejt të veçantë dhe të paharrueshme.

Pasioni i tij, kartolinat, kanë bërë që ky fëmijë të marrë për ditëlindje, mbi 8500 kartolina dhe rreth 900 pako nga e gjithë Amerika. Kërkesa e çuditshme botuar në rrjetet sociale ka prekur të gjithë, duke e kthyer shërbimin e postës së qytetit në një magazinë kartolinash dhe pakosh shumëngjyrëse.

“Deri më tani kemi marrë 8500 kartolina dhe 900 pako! Kemi mbushur plot 3 makina. Jemi të habitur nga e gjithë kjo, jemi pa fjalë dhe nuk dimë si t’i falenderojmë të gjithë!”-janë shprehur prindërit e vogëlushit, të cilët kanë postuar disa foto të Danielit dhe makinave të tyre të mbushura plot.

Mjekët i kanë diagnostikuar 6 vjeçarit një formë tepër të rëndë tumori rreth 1 vit më parë. Prindërit e tij tregojnë momentet tragjike të lajmit, por besimi i tyre dhe sytë plot lumturi të Danielit, i ndihmojnë ata të kalojnë akoma momente të bukura bashkë./A.V

kartolina 3

kartolina 1 kartolina 2 kartolina 5

kartolina 4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *