Fëmijë të moshës 5-11 vjeç punojnë në miniera

anazapta

Plot 200 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç janë punëtorë në miniera dhe kantiere ndërtimi. Kjo ushtri fëmijësh punon dhe gërmon çdo ditë në miniera, për t’i bërë ballë urisë së përditshme, duke rrezikuar çdo ditë edhe jetën.

Por numri zyrtar i fëmijëve 5 deri në 17 vjeç që punojnë në këto sektorë kaq të rëndë dhe të rrezikshëm shkon në 800. Këto janë shifrat zyrtare të publikuara së fundmi nga INSTAT, pasi gjendja reale është edhe më e rëndë.

Mungesa e të ardhurave minimale në familje, duke i ekspozuar fëmijët ndaj varfërisë ekstreme dhe mungesës së ushqimit ditor, ka bërë që të paktën 700 fëmijë të punojnë si shitës ambulant në rrugë apo në tregje.

Pjesa më e madhe e fëmijëve që punojnë, kanë probleme shëndetësore. Numri total i këtyre punëtorëve zyrtarisht shkon në 54 mijë. Në raportin e INSTAT-it thuhet se 4400 fëmijë ose 7,2% e tyre në fund të ditës pohojnë se kanë një lodhje ekstreme dhe shpesh edhe temperaturë.

Një pjesë e madhe manifestojnë probleme me lëkurën, djegie, gërryerje, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre, si pasojë e kequshqyerjes. Por veç kushteve të vështira me të cilat këta fëmijë ekspozohen çdo ditë, rreth 1900 fëmijë kanë pohuar se ata  rrihen dhe dëmtohen fizikisht gjatë kohës së punës.

Të dhënat e studimit të INSTAT-it mbi punën e fëmijëve tregojnë se 80% e fëmijëve që punojnë janë të punësuar në bujqësi. 4,1% u klasifikuan si punëtorë të shërbimeve personale. 3,3% si punëtorë shitjesh në rrugë dhe në treg, dhe 2,9% si punëtorë artizanalë dhe të profesioneve të tjera.

Fëmijët që punojnë si punëtorë me pagë përbëjnë 10,4% të numrit total prej 54 mijë të miturisht të punësuar. Këta fëmijë arrijnë të grumbullojnë një shumë mujore prej rreth 12 500 lekësh. (TCH)

Share This Article
5 Comments
  • Ku jane keto OJQ, apo organizata te tjera qe majmen me leke dhe kurre nuk bejne dicka per te mos lejuar qe nje fenomen e tille te ndodhi?

    Nje gje eshte te shesesh rrugeve te Shqiperise, por te miniera? Keta femije ne moshen 20 vjec do jene te plakur.

    Ku po shkon keshtu ky vend?

  • Kjo foto flet me shum se klithmat qe kemi brenda zemres.Nje femij 5 vjeçar me nje dore mban mbi shpinen e njome koven e mbushur me krom dhe me doren tjeter te vockel tutat qe po i bien.Merreni kete foto dhe dergojani Gjyshit Kryeminister qe ta vendosi ne Face Book prane fotove te mbesave dhe niperve te tij.

  • Sa e dhimshme, kur shikon këta vogëlush me kova mbi kurriz, për të nxjerrë bukën e gojës…, kur moshatarët e tyre lozin ende me lodra fëminore e kompjutera…..
    Sa dëshpëruese është shifra e INSTA-t për 54.000 fëmij të moshave 6-17 vjeç, që drobiten në punë drobitëse…
    Sa e pashpresë paraqitet e ardhmja e këtij vendi, kur 56-57.000 fëmij të moshave 7-17 vjeç nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë, dmth, është përhapur analfabetizmi… E pashpresë dhe pa të ardhme për këtë vend e për këtë popull janë edhe fiktiviteti në vlerësimet nëpër shkolla e diplomat fallso, të cilët kanë mbushur e mbushin çdo ditë administratat shtetërore të të gjitha niveleve, duke e asfiksuar e mbytur përfundimisht parimin e meritokracisë…Mjer Shqipëria dhe shqiptarët!!!Tefta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *