Fëmijët që sillen si të rritur dhe nuk zhvillohen nga ana emocionale, të rritur me psikologjinë e të nxituarit, përjetojnë frikë dhe stres më të madh gjatë provimeve. Kanë frikë nga dështimi. Në mendjen e tyre formohen mendime negative dhe shqetësuese në lidhje me provimin. Kur nuk marrin notën maksimale shqetësohen ngareagimet e prindërve të shoqëruara me fjalë si “ke mësuar pak, nuk ia dole, nuk ke dhënë maksimumin”. Sipas studimeve të zhvilluara bëhet e ditur se njohuritë akademike nuk janë shkaktare të performancës së dobët por është mosvlerësimi i vetvetes dhe personalitetit.
Disa këshilla me anë të të cilave mund t’i largoni fëmijët nga psikologjia e të nxituarit dhe të parandaloni depresionin
-Motivojini fëmijët në bazë të aftësive dhe fushave të interesit. Në këtë mënyrë do të ndikoni pozitivisht në zhvillimin e tyre psiko-social. Por planifikimi i këtyre aktiviteteve nuk duhet të jetë mbi kapacitetin e fëmijës.
-Lëreni të luajë lirshëm dhe të vërë në punë imagjinatën. Kjo i mundëson pavarësinë fëmijës dhe e bën të ndihet i sigurt. Fëmijët të cilët luajnë me lodra kanë mundësinë të njohin më mirë vetveten, kuptojnë mangësitë dhe nevojat e tyre dhe janë më të qetë në shprehjen e tyre.
-Dëgjojini fëmijët. Jo vetëm fjalët që thonë por shikoni mirë dhe formën e trupit, shprehjet e fytyrës, tonin e zërit.
-Lëreni fëmijën të qetë nëse e shihni se po rri kot, pa bërë gjë, nëseshihni se është duke luajtur me peceta apo lexon një libër. Le të vazhdojë të bëjë çfarë dëshiron. Në këtë mënyrë do ta lejoni të përjetojë fëmijërinë e tij brenda një dite të lodhshme.
Kaloni sa më shumë kohë me fëmijët Me mbylljen e shkollave fëmijët dhe familjet e tyre i pret një periudhë e gjatë pushimi. Sigurisht që prindërit mbajnë përgjegjësinë kryesore për vlerësimin sa më pozitiv të pushimeve, shfrytëzimin sa më produktiv të tyre. Psikologët pohojnë se koha e bukur e kaluar me fëmijët shndërrohet në kujtime të bukura të ngulitura në memorie. Gjatë pushimeve nuk është e nevojshme të ushtroni presion mbi fëmijët për përmbushjen e detyrave apo të lihen pas doreduke kaluar kohën kot por të shfrytëzohet koha duke luajtur, folur e zbavitur me fëmijët. Ngulitja e kujtimeve të bukura në mendjen e fëmijës e bën atë të lumtur dhe janë pikërisht këto kujtime të bukura të cilat e lidhin më fort me jetën. Nuk është e rëndësishme koha apo orët e gjata të kaluara me fëmijët por cilësia e kohës së kaluar me të. Njiheni fëmijën tuaj, luani lojëra me të dhe hyni në botën e tij, vëzhgojeni atë. Tregohuni të sinqertë kur jeni bashkë, informojeni atë rreth gjërave që ndodhin përreth. Ja disa këshilla për prindërit dhe për mënyrën e shfrytëzimit sa më të mirë të tyre. Lexoni libra bashkë, pyeteni në lidhje me librin e lexuar. Rregullojeni dhomën bashkë. Shikoni film bashkë. Diskutoni rreth skenave të caktuara të një filmi. Gatuani së bashku. Krijoni historisë bashku. Luani futboll. Bëni vizatime. Bëni një çadër apo kala me një çarçaf të hedhur mbi karrige apo kala me kuti.
