Njihuni me historinë e Ingebirgitt Hoess, vajza e komandantit të Auschwitz, që e kaloi fëmijërinë e saj 100 metra larg kampit të përqendrimit nazist pa ditur asgjë dhe që deri sot e konsideron babanë e saj, një nga ekzekutuesit kryesor të Holokaustit, “burrin më të këndshëm në botë”.
Ingebirgitt Hannah Hoess ishte 6 vjeç kur babai i saj, Rudolph Hoess, u emërua komandant i kampit të përqendrimit nazist, Auschwitz, “makina më e madhe e vrasjeve njerëzore e të gjitha kohërave”, ashtu siç vetë ai e përshkroi më vonë në ditarin e tij. Gruaja që tani është 81 vjeç, siguron se nuk ka ditur asgjë gjatë “fëmijërisë së saj të bukur” se çfarë ndodh pak metra larg shtëpisë së saj.
“Nuk e dija që pas derës kanë ndodhur ato mizori”, rrëfen Ingebirgitt në një intervistë për revistën “Stern”. “Nuk kam pyetur kurrë përse kishte gardhe dhe kulla roje. Kur je 9, apo 10 vjeç, mendja jote është e zënë me gjëra të tjera”. Megjithatë gruaja kujton se 100 metra nga tarraca e saj ndonjëherë shihej tym, pa e ditur se ai tym vinte nga krematorët ku digjeshin viktimat hebreje.
Ditët e fundit të luftës, babai i saj arriti të largohej në veri të vendit, ndërkohë që Ingebirgitt me nënën dhe vëllezërit e saj u fshehtë në një fabrikë të vjetër sheqeri. “Ishte momenti më i keq. E vetmja gjë që dinim ishte që babai ynë ishte larguar dhe më pas na thanë se kishte vdekur”. Në të vërtetë Hoess u kap në vitin 1947 nga ushtarët britanikë,u dërgua në Auschëitz dhe po aty u var. Para vdekjes së tij, ushtaraku bëri një rrëfim të plotë në lidhje me krimet e tmerrshme që kreu në kamp.
Pas luftës, ndërkohë që vajza rritej, filloi të mësojë edhe sekretin e babait të saj. “Në fillim mendova: Nuk ka mundësi!”, kujton Ingebirgitt. “Por duhet ta pranoj, ndodhi në familjen tonë. Trishtohem kur e mendoj”. Adoleshentja vendosi të ndryshojë emrin në Brigitte dhe emigroi në Spanjë, ku punoi si modele në sfilata mode, të cilat i vizitonte dhe gruaja e diktatorit Francisco Franco. U martua me një inxhinier irlandezo-amerikan dhe shkoi të jetojë në SHBA. Aty punoi për 35 vjet në një dyqan mode në Uashington, që u përkiste hebrenjve.
“Një ditë u rrëfeva drejtuesve se isha vajza e Rudolph Hoess. Më thanë: “Nuk mund ta kishte evituar atë që bëri ai, ishe e vogël, duhet ta pranosh”. Që nga ai moment nuk e mohoja më Auschwitz-in”. Brigitte në pjesën më të madhe të jetës ka pasur frikë të fliste për babanë e saj dhe pavarësisht të gjitha mizorive që ai kreu, ajo e kujton me dashuri: “Ishte burri më i këndshëm në botë. Ishte shumë i mirë me ne”. Kampet e përqendrimit ishin mjeti kryesor i politikës raciale naziste, ku vrasjet kolektive të të burgosurve, pjesa më e madhe hebrenj, ishin një praktikë e zakonshme.
Sot nuk ekzistojnë të dhëna të sakta për numrin real të viktimave në këto “fabrika vdekjeje”, por llogariten që në Auschwitz, më i madhi mes tyre, janë vrarë nga 980 mijë deri 1,5 milionë njerëz. Në momentin e çlirimit nga Ushtria e Kuqe, në Auschwitz ndodheshin rreh 7mijë njerëz, mes tyre qindra fëmijë. /DITA

Perfytyroni per nje çast sikur ne Auschwitz, ne vend te Rudolph Hoess te komandonte Sal-uk-ari-bisha,qe do te ulerinte duke nxjerre syte njerezve me dy gishta, SS-te do te ishin me shume perbindesha, nuk do te kishin lene njeri te gjalle,do te kishin djegur sinagoga e kisha, do te kishin shembur malet,do te kishin permbytur fushat dhe do te kishin djegur pyjet me shkurre, ahe, lisa e pisha.Biri shpirteror i Enverit qe e ka vendin ne fund te ferrit,do te ishte shpifesi, hajduti dhe vrasesi me i pelqyer i Hitlerit.
Plotesisht dakord.
Eshte rast patologjik i etjes se panginjur per pushteti.
Kushedi c mut genesh ka ne ate trupin e shtremberuar.
Pfff neveri
Kur je 9 apo 10 vjec kupton dhe meson shume shume gjera per boten,e jo me per hapesiren qe te rrethon ,deri ne 100 m;
justifikimet e kesaj pjelle naziste, kur I jati I saj digjte qindar mijra njerez dhe I torturonte deri ne vdekje le t’i pertype kjo dhe te ngjashmit e saj.
I paska djegur bythen dhe I qenka ngulitur ne kujtese vetem fshehja ne fabrike,,,,,pa pike turpi na shpalos moralin o le-le o bytha ime,edhe pas 70 vjetesh nga mbarimi I asaj lufte te tmerrshme.Eshte ende aq egoiste saqe e quan te mire nje perbindesh historik.
E quan te mire babain, pasi me ata(familjaret) sillej mire kurse me te tjeret kafshe.
Rudolf HESS ishte burre shteti… kjo interviste e supozuar e se bijes eshte mashtrimi i rradhes i sionisteve cifute per te hequr vemendjen nga dalja e se vertetes per hjolokaustin …….. Ju kujtohet Ana Franku qe u trumbetua se vdiq ne kampet e perqendrimit nga tortura?? Ana e shkrete ka vdekur nga tifo ne spitalin e Alter , nje qyteze 30 km larg nga auschviz, Babai i anes dhe e jema i kishin qendruar tek koka dhe u dorezuan tek ruset te cilet i perdoren si u donte qefi…. por si gjithmone historine e shkruajne fitimtaret duke e manipuluar si u do trapi
Deshmia e saj tregon dhe mbeshtet deri diku ato qe jane kundershtuar me kohe,qe atje nuk jane kryer KRIME qe pretendohen.
Holokausti eshte nje perralle e finacuar nga Cifutet,atje nuk ka patur dhoma gazi sic pretendohet,si dhe numrin e te vrareve,jane Perralla!!!!
Flitet per genjeshtra me miliona te vrare,po nuk flitet per mijera SS qe ju dha nenshtetesia amerikane te cilet ishin berthama e CIA-s.
Flitet per dhoma Gazi helmues,po nuk flitet per programet qe zhvilloi CIA si,Control Mind me vone u mbiquajt MKultra.
Do te fshehesh te verteten…….tregojua njerezve para syve!!!!