Fëmijët dhe prindërit mirëpresin këndin e lojërave

Elton Tafaruci

Fëmijët dhe prindërit mirëpresin këndin e lojërave, falenderojnë kryebashkiakun Veliaj     Fëmijët e Tiranës por edhe prindërit e tyre kanë mirëpritur hapjen e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit.

Që në orët e para të ditës ata kanë mbushur këndin e lojërave duke shijuar morinë e madhe të lodrave që ofron ky kënd. Ata janë shprehur entuziastë dhe të kënaqur për këndin, ndërsa nuk kanë nguruar që të falenderojnë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj për këtë mundësi që u ka krijuar për të luajtur.

“Shumë bukur, jam shumë e lumtur për lodrat. Gëzuar 1 qershorin”, – u shpreh një fëmijë që shoqërohej nga nëna e tij.

Ndërkohë që një tjetër prind që kishte sjellë fëmijët e tij në këtë park ndërsa ka shprehur kënaqësinë për këndin, ka falenderuar edhe kryetarin e Bashkisë, I cili pavarësisht pengesave mundi që ta mbaj fjalën për ta hapur këtë kënd pikërisht në festën e fëmijëve, më 1 qershor.

“Shumë mirë, jam shumë e kënaqur. Bravo. Mbesa ime po kënaqet, për mua kjo ka rëndësi”, tha një gjyshe e cila shoqëronte mbesën e vet në këtë kënd.

Qytetarëve dhe fëmijëve më pas iu është bashkuar edhe vet kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili e ka patur të vështirë të shkojë deri te këndi, pasi fëmijët dhe qytetarët e shumtë e kanë ndaluar për ta takuar dhe falenderuar për parkun.

unnamed (2)

unnamed (3)

unnamed (4)

unnamed (5)

unnamed (6)

unnamed (7)

unnamed (8)

unnamed (8)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *