Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fëmijët e Berishës: Të ardhurat tona janë të ligjshme
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Fëmijët e Berishës: Të ardhurat tona janë të ligjshme
Politike

Fëmijët e Berishës: Të ardhurat tona janë të ligjshme

redaktor
Published December 22, 2012
Share
SHARE

Pas një jave denoncimesh vjen dhe reagimi i fëmijëve të kryeministrit Berisha. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat ata shprehen se deputeti Balla ka shpifur ndaj tyre dhe për këtë do ta çojnë në gjyq. Ata shtojnë se nuk janë si Edi Rama, që pasi betonoi Tiranën, thotë se ka 3 mijë euro kursime. “Në lidhje me spekulimet e fundit të zotit Balla, sqarojmë se të ardhurat tona janë të gjitha nga burime të ligjshme dhe të deklaruara në organet përkatëse. Të gjithë të ardhurat janë të derdhura në rrugë bankare dhe për to janë shlyer, po në rrugë bankare, të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi,” thuhet në deklaratë. “I kujtojmë zotit Balla se të ardhurat tona të deklaruara, të kontrolluara e të gjetura në rregull, janë në dritë të diellit, ndryshe nga shefi i z. Balla, i cili pasi betonoi Tiranën me miliona metër katror ndërtim dhe u akuzua publikisht nga ndërtuesit se kishte kërkuar miliona euro në shkëmbim të lejeve të ndërtimit, deklaron si kursime jete 3 mijë euro dhe se jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami meqë është i pastrehë,” vijon deklarata. Ata e kanë ftuar deputetin e PS, Taulant Balla, në gjyq për tu përballur me këto akuza. “Përsa i përket trillimeve të vazhdueshme të zotit Balla, kundër të cilit janë hapur nga persona të ndryshëm disa procese ligjore për shpifje, që prej një jave kemi pritur që ai të japë argumente për akrobacitë e tij spekulative. Meqë ai nuk e bën, do t’i japim mundësinë të paraqesë argumentet e tij në gjykatë. E ftojmë të mos i shmanget si frikacak përballjes në gjyq”.

redaktor December 22, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Horri i Bulevardit says:
    December 25, 2012 at 6:15 pm

    URIME: Per gazeten zoti Thano dhe jam i bindur se kjo gazete do te jete nje opozite e suksesshme ne rrugen tone per nje demokraci funksionale dhe te merituar.

    Natyrisht tek ligjshmeria qe pretendojne e pashpallur te familjes Berisha, sot te gjithe e shohim me vepra se kjo familje ka gllaberuar cdo cent dhe cdo aset strategjik te ekonomise shqiptare dhe ne presim me padurim, rrezimin e Sali Berishes, nga froni, per te bere ate drejtesi qe kerkon cdo shoqeri demokratike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?