Fëmijët e Gërdecit! Rrëfimet e atyre që humbën të afërmit nga shpërthimi

DITA Online

Tri rrëfime, tre fëmijë dhe ngjarja e Gërdecit u trajtuan në një emision të “Top Story”-t. Përmes personazheve dhe intervistave ekskluzive, për herë të parë u pasqyruan pasojat e mëdha që ka lënë shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve.

Rrëfimi prekës i Reginës. Humbi krahun në tragjedinë e Gërdecit

Një fshat i rindërtuar me vila të larta dhe kujtimi i një tragjedie që ndihet në çdo rrugicë dhe godinë. Fëmijë që iu këput jeta në moshën më të bukur, dhe të tjerë që nuk njohën dot as nënën e tyre.

Jetë të shkatërruara dhe familje që ende jetojnë dramën e shpërthimit, që mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosi mbi 300 të tjerë. Shkaktarët e tragjedisë iu gëzohen miliardave dhe posteve, familjet jetojnë me dhimbjen e tragjedisë dhe mungesën e drejtësisë.

“Top Story” udhëtoi për në Gërdec, për të sjellë edhe njëherë në vëmendje ngjarjen që ndodhi aty dhe pasojat që kjo ngjarje la mbrapa.

Përmes personazheve dhe intervistave ekskluzive, “Top Story” tregon tmerrin e përjetuar nga vetë banorët gjatë shpërthimit të armëve në Gërdec dhe vazhdimësia e jetesës së tyre pas kësaj ngjarjeje.

Regina, 17 vjeç, është një nga personazhet që “Top Story” intervistoi. Ajo kujton dhe rrëfen për “Top Story” të gjithë shpërthimin që ndodhi në Gërdec dhe sesi një predhë e goditi dhe e la pa ndjenja, moment ky që i ndryshoi të gjithë jetën. Ishte vetëm 6 vjeç në atë kohë.

Pas këtij momenti, Reginës i ka ecur jeta vetëm me gjilpëra në spital dhe me shpresën e rikuperimit për t’iu kthyer jetës normale, dhe pse mes kësaj lufte humbi njërin krah.

Në fakt aty mu dukte vetja shumë mirë, nuk e dija atë që kishte ndodhur, edhe ilaçet qetësuesit bënë punën e vetë. Por e kam kuptuar pak më vonë kur babi më tha mos u kthe nga ana tjetër se vritesh, dhe kur, më shtyu kureshtja e fëmijës pse të mos kthehem, dhe pastaj kur preka pjesën e krahut se kisha… Se unë nuk e shihja veten, as në pasqyrë as në ndonjë vend tjetër, isha me fasho, më dukej normale deri kur kuptova që se kisha”, rrëfen Regina Murati, ish-banore e Gërdecit.

Unë e pyeta për gjithë fëmijët e motrës, gjithë familjen me emra, ajo ishte shumë e saktë. E pyeta për çunin e xhajes, ngaqë ai ishte içik esmer, fëmijët i thonin Pëllumb i zi, Pëllumb e ka emrin ai, edhe i tha, ky është Pëllumbi i zi”, rrëfen Kujtim Murati, ish banor i Gërdecit, babai i Reginës.

Regina tregon se ajo nuk është si të tjerët.

Ajo ka vështirësi kur realizon diçka vetëm me një dorë, por pavarësisht kësaj ajo ndihet e zonja të ndihet si të gjithë bashkëmoshataret e saj. Regina bën apel që të mos bëhen padrejtësi ndaj njerëzve të pafajshëm.

Dhe për mua është e vështirë, sepse nuk është e lehtë të dalësh para të gjithëve dhe të thuash përjetimet e tua. Apel për të gjithë është që mos bëni padrejtësi ndaj njerëzve që janë të pafajshëm, se unë nuk pata bërë asgjë, isha në fillimet e mia…”, apelon Regina, ish-banore e Gërdecit.

Kujtimi, babai i Reginës, e cila mbeti e plagosur nga ngjarja e Gërdecit, mes vështërsive për të përballuar pasojat, kërkon drejtësinë e munguar për kaq vite.

Ai ka hapur një padi ndaj “AlbaDemil” me administrator Mihal Delijorgjin, ka fituar gjyqin dhe kërkon që drejtësia të funksionojë.

Unë kërkoj drejtësi, ndodhi ajo që ndodhi, ajo nuk kthehet mbrapsht. Unë kam hapur një padi ndaj kompanisë ‘Albademil’, me pronar Mihal Delijorgjin, e kam fituar në Gjykatën e Shkallës së Parë, ka shkuar në Apel, e kam fituar edhe në Apel, është marrë vendimi i formës së prerë. E kam vendimin, shkoj te Zyra Përmbarimore, kur e shohin të gjithë më dalin në atë konkluzionin që do të kryejnë punë shumë shpejt. E mbajnë, ka që e kanë mbajtur 10 ditë, 6 muaj edhe më shumë, edhe asnjëri. Nuk e di çfarë ndodh, a kërcënohen, a ndodh diçka tjetër, nuk e di. Unë thjesht kam një dosje me letra e asnjë veprim tjetër”, thotë Kujtim Murati, ish-banor i Gërdecit.

 

Rrëfimi i Kristianës. Humbi të ëmën në tragjedinë e Gërdecit dhe sot është e birësuar

Kristiana nuk e njeh mamanë e saj, sepse e humbi kur ndodhi shpërthimi në Gërdec dhe u rrit nga Fatbardha Dani, e afërme e Kristianës.

Kristiana, së bashku me Fatbardhën, ekskluzivisht për “Top Story” rrëfejnë peripecitë, pasojat që shpërthimi në Gërdec la në familjet e tyre, dhe sesi ngjarja e ndodhur i mori jetën mamasë së Kristianës.

Rastësisht e kanë gjetur vajzën aty edhe e kanë çuar në spital, aty e kemi parë në 7 të darkës që ishte komplet e djegur, por në ato momente ishte e vetëdijshme, fliste, tregonte për ngjarjen, pastaj i ra si vdekje klinike dhe doktorët thanë se do ta çonin jashtë. Në orën 12 u përmend edhe e çuan, shkoi kunata ime aty, shkoi në Itali për t’u kuruar, bëri dy herë operacion transplant, të tretën s’e përballoi dot dhe vdiq. Ajo vdiq më 12 prill, se rrojti një muaj atëherë”, rrëfen ngjarjen Fatbardha Dani, nënë birësuese e Kristianës.

Kristina, e cila ishte vetëm 4 muajshe kur humbi të ëmën, tregon për “Top Story” se nuk e ndien mungesën e prindërve, sepse ato nuk i njohu kurrë.

Gjyshërit e saj i dhanë fund jetës duke pirë helm, sepse nuk e duruan dot dhimbjen e humbjes së jetës së të ëmës së Kristianës. Ajo është një nxënëse shumë e mirë dhe ëndërron të bëhet mësuese.

Ndërkohë që, Fatbardha i bën një kërkesë shtetit që të ketë vëmendje kundrejt Kristianës, sepse vëmendja e tyre ka munguar për kaq vite radhazi.

 

Historia e Erison Durdajt, djalit 7-vjeçar që humbi jetën nga shpërthimi i Gërdecit

Zamira është nëna që humbi djalin e saj, i quajtur Eri, gjatë shpërthimit të armëve në Gërdec.

Ajo tregon sesi Eri doli për të luajtur me biçikletë me fëmijët e tjerë, e më pas humbi jetën nga plagët dhe djegiet e rënda, që mori nga shpërthimi i armëve në Gërdec.

Edhe pse Erin e nisën për kurim në Itali, pas dy javësh ai nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra. Vogëlushi luftoi deri në fund, por kjo nuk mjaftonte. Për Zamirën, ndjesia e një nëne ishte lajmëtare e ngjarjes së kobshme.

Fjala e parë që më tha ishte ‘më fal që ika pa leje’… Kjo ka qenë fjala e parë e Erit. Do shërohej e kisha shpresën, por djegia që ajo…e pati në pjesën e qafës e nuk furnizohej më komplet atë… që lidhen më qafën e trurin, nuk funksiononin, edhe rruazat e kuqe e të bardha kur ka bërë analizat në Itali nuk ishin… Ishte helmuar komplet organizmi, komplet, ndaj u shuan rruazat e kuqe e të bardha. E ndieva që në shpirt diçka u këput, Feruazani bëri sikur ishte në gjumë e nuk e dëgjonte telefonin, pas këmbënguljes sime të disa telefonatave, zileve që shkonin në Itali, ky e hap. Tha çfarë ke, thashë si është çuni, mirë tha ne jemi në gjumë. I thashë bëj be, jo tha jo, po shiko dy kalamajtë e tjerë se ai mbaroi. Kapa gocën që flinim bashkë, s’kisha ça të bëja, të ulërisja. Jam shtrënguar aq shumë sa nuk di çtë them”, tha Zamira Durdaj, nëna e Erison Durdaj.

v.l/ Dita

Share This Article
13 Comments
  • Dhe e Edvin Rama mbron variantin e Berishes per tragjedine e Gerdecit,si defekt teknologjik,qe familjet e viktimave te mos
    marrin asnje qindarke.Avokatet me te mire angazhoi Rama ne Strasburg kunder padise se familjeve te viktimave,ndersa
    publikisht,ky hipokrit i peshtire dhe zagaret e tij,akoma akuzojn Berishen,kur ne fakt,de jure, ka bere pakt me ate,qe familjet
    e viktimave te mos demshperblehen kurre.

    • Zigur Qarri kryetari i propagandes te SHQUP-it, nuk je i besueshem!
      Ramen e etiketon si hipokrit ndersa kriminelin Berisha, thjesht Berisha, sepse nuk ta nxjerr dot gjuha, mbasi eshte idhulli yt, pra i shpellareve dru me pre!

  • Mos gjykimi I tragjedise se Gerdecit , eshte turpi me I madh I shtetit shqiptar . Justifikimet per Drejtesine inekzistente , qendrojne , por kjo eshte nje zgjidhje . C’ben Avokati I Popullit ? qofte aktuali , qofte ai qe iku . Si I ze gjumi , kur nuk plotesojne piken e pare te detyres funksionale . Vetem marrin rogat dhe beneficet e majme , qe kane ne baze , kockat e femive te vrare ne Gerdec , per interesa te nje kaste kriminale . Si nuk dolli nje prokuror , te marri nismen ta coje gjykimin ne Stratzburg , dhe ta thote haptazi , qe gjykatat tek ne jane te neneshtruara . Ndoshta mund te klasifikohet krim kunder njerezimit . Ne Holokaus nuk u be me shume . U dogjen njerez . Dhe ne Gerdec kjo ndodhi , madje me keq , se prapa djegjes fshiheshin kontot me dollare . Eshte per te falnderuar TCH , qe e rikujton . Kryen nje detyre njerezore , madje kombetare . Shqiperia eshte perjetesisht ne zi , pa u denuar kjo tragjedi . Zgalem

  • Edhe “Lasgushi” edhe injorant!E njejta gje si me PS,qe pervetesoi termin e shenjte Rilindje,per ti hedhur shqiptareve hi syve ,
    me mashtrimet e parapergatitura.Lexoje edhe nje here!”……kur ne fakt(Rama),de jure, ka bere pakt me ate(me Berishen)…
    Se si i etiketon ti apo dikush tjeter personat publik Ramen dhe Berishen,mua nuk me intereson fare,censura te tilla i parapelqejn
    shpellaret dru me pre si ti!Akuza nuk eshte argument.E thjeshte fare.Megjithese Rama e akuzon publikisht Berishen per Gerdecin
    dhe per 21 Janarin,nuk ka ngritur nje padi kundra tij!Hipokrizi.Per Gerdecin,jo vetem nuk e ka paditur,por ka mbrojtur variantin e
    Berishes kundra familjeve te viktimave deri ne Strasburg,qe te mos marrin demshperblim.Hipokrizi.

  • “Më fal se ika pa leje…”

    Këto fjalë të përlotin.
    Një fëmijë i pafajshëm që i lutët nënës ta fali edhe pse nuk kishte asnjë faj.
    Ndërkohë…

  • Eshte shume interesant qe nje mbremje para ngjarjes
    tragjike ne TV -ishte Fatmir Mehdiu atehere minister
    Dhe me kujtohet Apeli i tij per kujdese se pse atje eshte kah luhet me rrezikun Tha ! Te nesermen ndodhi tragjedija Nese ka njohuri se dikush me kast ka vepru e shkaktue tragjedine i tilli duhet gjykue pameshirshem
    Ndersa nese rastin e ka shkaktue pakujdesija , e dikujt
    qe ka pase koke hajvani Te tillin mendoj une e ka
    gjykue pakujdesija dhe ne vend e ka marre denimin
    ! Ketu Shteti ,Politika jan te obliguar qe me
    urgjence Njerzve te damtuar tua sigurojne egzistencen
    me mjete materjale te bollshme plus kujdesin shendetesor duke iu mundesue privilegje ne cdo lami
    Gjykatat nuk mund te nreqin kurgja ne krahasim me
    politiken Politikanet Fondin (Bugjetin) e shtetit ne rend
    te pare duhet planifikojne me perqindje te mjaftueshme
    per invaslidet dhe te prekurit e tragjedise Nuk duhet
    tragjedija te perdoret per poena politik dhe neglizhim
    te taksiratit qe perjetojne ato familje !!Ky eshte mendimi i im si qytetar si kosove qe dhimta kur lexoj
    per te prekurit e tragjedise ma lendon shpirtin e
    e rahatine e jetes Prlamenti duhet te kerkoj zgjedhje
    me bugjet te shtetit Ky eshte obligim i dores se pare
    dhe parim njerzor Nuk duhet me iu gezu fatkeqesise
    se te pafajshmive per te bere propagande shterrpe
    per poena politik duke e trajtue rrezikun si shkas
    i partive politike ! Nje autoban mangut eshhte ma
    mire se sa invalidet te jetojne ne skamje !

  • Sali Berisha, Shkelzen Berisha, Fatmir Mediu… etj, duhet te ishin ne burg perjete (minimalisht), por jetojne ne lluks dhe te qete, kerkojne prape pushtetin dhe kane nje tufe me idjote qe ju shkojne nga mbrapa.

    Per kete duhet te falenderojme Edi Ramen qe na hedh hi syve dhe na del ne tv sa here vijne datat e 15 marsit dhe te 21 janarit.

    Ah se harrova Ylli Pinarin dhe Delijorgjin!
    Ku jane keta, cfare bejne?
    Te pakten ky i fundit po nderton pallate pa fund (pallatet e Delijorgjit te rruga e Kavajes). Si i mori lejet e ndertimit, ku i mori pronat… ku i gjeti milionat e eurove per te ndertuar pallatet?
    Po Gjykatat? Cfare kane vendosur?
    Te gjithe qelbesirat e peshtira jetojne dhe fryhen me leket e lara me gjak.
    Jetojne keta, dhe ne luks bile…jetojme ne, jeto dhe ti Zamira e dashur ne kohen e maskarenjve.

    Te na rroje Republika e Qelbesirave!

  • Asnjehere, edhe spe kujktim I trisht, por jo I harruar as nga ata qe aty ne vendin e ngjarjes e eprjetuan ate trishtim fatal e as per ne kendej drini qe degjuam ate krisme trishtimi.Por kurre derisa te dalin para te vertetes dhe te drejtes nuk do te kete qetesim shpirteror per te gjithe ne.

  • Mir Mediu dhe farefisi i tij, te paprekshem ne cdo qeveria, te plotfuqishem gjithmone, vazhdojne te pastrojne te qete parate e krimit te gerdecit.
    As mos u lodhni kot, se ka Mir Mediu aq para sa te blejne cdo lloj kryeministri apo cdo lloj drejtesie te vije ne kete mut vendi.

  • Juve komentues qe gjithecka qe nxhet me shqiperine
    e ne shqiperi i lidhni me Emnin Salih Berisha
    Drejt me thane nuk i shtroni argumentet pos qe ishte
    kryetar partije ! Kjo sjellje e juaja barazohet me tabjat
    serbi Nga se serbet per gjithecka jan te pafajshem
    dhe shqiptaret i fajspjne ! Ku e bazoni fain !!!!
    Mos e humbni arsyjen njerzore Po gjindet ne fushe
    nje bome dhe sa eksperti po duhet angazhue per ta cmontu dhe qytetaret largohen aq sa tmos rrezikohen !
    E te ju bizismenat pa kry e qytetaret te fshim rrezikun
    e bijne dhe e keqeja e nxen ate qe nuk ka lidhje
    as ne fitim e as ne veprim Andaj Mos gjykoni
    me inati politik se ashtu nuk arrihet sukses as nuk ndihmohet vendi e nuk ndihmohen te prekurit e taksiratit Edhe te burgoset Salih Berisha Edhe
    te pushkatohen emnat qe ju i permendeni
    Invalidet nuk ndihen ma mire !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *