Një tjetër hapësirë e degraduar dhe e pashfrytëzuar i është kthyer banorëve më të vegjël të qytetit. Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një tjetër këndi rekreativ, kësaj here në Njësinë Administrative Nr.8, që do ti shërbejë kryesisht fëmijëve për të luajtur dhe për të kaluar kohën e tyre të lirë në një ambient të pastër dhe të sigurt. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacioneve iu përgjigj kërkesës së banorëve për të pasur një kënd lojërash dhe menjëherë pasi identifikoi hapësirën e nevojshme nisi punën për pastrimin e ambientit dhe vendosjen e moduleve të lojërave për fëmijë.
“Sepse fëmijët meritojnë më të mirën….Një tjetër kënd rekreativ drejt përfundimit në Njësinë Administrative Nr. 8. Vera po afron dhe fëmijët do kenë hapësirën e tyre të argëtimit”, shkruan APR në faqen e saj në facebook.
Siç shihet edhe nga fotot puna është drejt përfundimit dhe krahas instalimit të lojërave të ndryshme, po punon edhe për vendosjen e aksesorëve të tjerë si ndriçim, kosha, por edhe stola për më të mëdhenjtë.
o.j/dita

Para 4 vitesh taksat ishin me te ulta , shkollat ishin po me dy turne , autobuzet ishin me 30leke dhe buka ishte 70 leke gjalpi ishte 50leke etj . Tani Mbillen peme tek mbarapa kodrave te liqenit, shkollat jane me 2 turne me 40 veta na klase , pa laburatore, rruget jane si bere si corape , trotuaret jane te zena me tavolina kafesh dhe Stacione autobuzesh, dhe hipokrizia e Erion Veliaj qe nderton shtepi Barbi qe qe tallet me femijet e banoreve te Tiranes qe ua grabiti sheshet per tja dhene ujqerve te tij qe i rrijne nga mbrapa dhe i bejne gili-vili per te mare leje ndertimi behet si normalitet qe duhet ta kaperdijme.! Na genjeve o Katunar i PS! Nuk e meriton voten! Haram!