Fëmijët në Shkodër duket se nuk kanë hapësira publike për të kaluar kohën e lirë dhe të vetmet mjedise ku ata mund të luajnë rezultojnë të jenë lulishtet apo rrugët.
Gledis Ura sapo ka mbaruar klasën e pestë dhe thotë për Top Channel se i mungon shumë një vend për të luajtur me shokët e tij. Ndaj, ai ka menduar një zgjidhje: t’i dërgojë një letër kryetares së Bashkisë, ku i kërkon ndërtimin e një kalçetoje.
Mungesën e hapësirës publike për fëmijët e vuajnë edhe prindërit, të cilët kujtojnë fëmijërinë e tyre, që ka qenë shumë më ndryshe sesa kjo e ditëve të sotme.
Hapësirat e munguara i pohon edhe drejtori i qendrës “Don Bosko”, Don Bledar Huba, i cili shprehet se aty vijnë 800 fëmijë, ndonëse kërkesa është shumë më e lartë.
s.a/dita
