“Feminizmi” shpallet fjala e vitit 2017

DITA Online

 

Fjalori më besuar online amerikan e ka quajtur “feminizmin” si fjala e vitit 2017 pas një rritjeje të jashtëzakonshme në kërkimet në internet.

Fjalori i ‘Merriam-Webster’ tha se interesi për këtë term ishte nxitur nga marshimet e grave, shfaqjet e reja televizive dhe filmat mbi çështjet e grave dhe vargjet e lajmeve mbi sulmet seksuale dhe pretendimet e ngacmimeve.

Fjalori e definon feminizmin si “teorinë e barazisë politike, ekonomike dhe sociale të gjinive”, ndërsa thekson se është gjithashtu “aktivitet i organizuar në emër të të drejtave dhe interesave të grave”.

“Ngjarje të tjera që tërhoqën interesin për feminizmin si fjalë ishin seritë e njohura televizive si “The Handmaid’s Tale” dhe filmi “Wonder Woman”, i drejtuar nga një grua Patty Jenkins”, tha leksikografi Peter Sokolowski.

Po ashtu edhe fushata #MeToo bëri një jehonë pas akuzave për manjatin e filmit, Harvey Weinstein, dhe vendosja e një grupi të grave “The silence breakers” në ballinën e revistës Time si personat e vitit 2017.

Ishte pikërisht kjo fushatë që largoi nga postet e tyre shumë personalitet të famshme të mediave, politikës dhe botës se artit.

Feminizmi ka qenë në top 10-en e fjalëve më të kërkuara në fjalor gjatë viteve të fundit ndërsa fjala “Surreal” ishte fjala e vitit të kaluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *