Revista “People” ka shpallur Lupita Nyong’o, si femrën më të bukur të 2014-s. Aktorja 31-vjeçare, fituese e çmimit “Oscar”, ka lindur në Meksikë dhe ka jetuar gjatë në Kenia. U rrit me mendimin se nuk i përshtatej aspak kategorisë së të bukurave. Kishte parë në televizor gra me lëkurë të bardhë dhe flokë të butë e të drejtë. Sipas saj ishin këto që mishëronin të bukurën. Por tani i pëlqen kur e quajnë të bukur edhe pa grim, me flokë të pakrehur dhe pa mbajtur një fustan të këndshëm.
