Femra që u “bën zbor” meshkujve në futboll (VIDEO)

Dita

Si do të ndjeheshit po të mësonit se “çunaku” shtatshkurtër që ju ka “punuar qindin” në futboll, në fakt është një vajzë?

Ky është rasti i Brenda Perezit, futbollistes e cila i la të gjithë gojëhapur kur e hoqi maskimin teksa bëhej gati të gjuante një goditje dënimi, pasi kishte shfaqur talentin përballë disa lojtarëve amatorë meshkuj.

E tëra u organizua nga televizioni spanjoll “El Hormiguero” me qëllim “shembjen e disa miteve rreth futbollit të femrave”.

Vetëm gjyqtari dhe trajneri i ekipit të 21-vjeçares ishin në dijeni të rrengut.

Videoja u përhap menjëherë sapo u postua në “YouTube” dhe në faqen e televizionit në “Facebook” të enjten.

Brenda, e cila ka luajtur si profesioniste për ekipe si Valencia, Atletiko Madridi dhe Espanjoli, e cilësoi këtë “një përvojë të paharrueshme. Disa prej lojtarëve po më shikonin paksa çuditshëm”, u shpreh ajo.

 

 

¿Es el fútbol un deporte sólo de chicos? Hombres y mujeres con un balón en los pies pueden dar el mismo espectáculo.

Posted by Antena 3 on Wednesday, November 4, 2015

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *