Industria e Hollivudit sigurisht mbetet përherë një nga industritë më të mëdha që tërheq vëmendjen e të gjithëve, me ngjarjet, filmat dhe artin që krijohet prej saj.
Të jesh pjesë e këtij emri sigurisht që nuk është aq e thjeshtë sa duket. Duhet shumë punë, përkushtim, talent dhe bukuri. E megjithatë ne do të sjellim në vëmendjen tuaj femrat që janë konsideruar si femrat më të suksesshme të Hollivudit aktualisht.
E para në këtë listë është Nicole Kidman, aktorja elegante me orgjinë australiane e cila qëlloi në shenjë me finesën e saj dhe punën e frikshme në disa filma të Hollivudit.
Aktorja seksi dhe tepër e talentuar, Nicole Kidman, numëron sot një sërë filmash të suksesshëm.
E dyta u rendit Reese Witherspoon, aktorja mahnitëse e Hollivudit që ka bërë një rrugë të gjatë për të shkëlqyer me sharmin e saj vajzëror në filmin e saj “The Man in the Moon” për të fituar një Oscar më vonë për filmin “Walk the Line”.
Tek Reese Witherspoon është kombinuar pafajësia dhe shkathtësia me shumë zgjuarsi, për të realizuar shfaqje të habitshme që magjepsën publikun me filmat e saj duke na çuditur të gjithëve. Aktorja Reese Witherspoon ka dëshmuar kështu, përtej çdo dyshimi se ajo është me të vërtetë një nga aktoret që meriton të jetë në listën e aktoreve më “glamur” dhe të suksesshme e Hollivudit.
Pas saj vjen Renee Zellweger e cila ka lindur në prill të vitit 1969 në Katy, Texas. Ajo ka studiuar në një kolegj anglez dhe i vetmi kurs që ka bërë ka qenë për dramë, sepse i nevojiteshin kreditet për shkollën. Pak fat e çoi atë në një nga rolet më të kërkuara të Hollivudit. Renee ka zhvilluar me siguri të plotë një aftësi për të marrë një shumëllojshmëri të roleve nga të gjitha llojet, duke vendosur zemrën dhe shpirtin brenda tyre.
S’ka se si të mungonte këtu Cameron Diaz, aktorja që habiti me bukurinë dhe goditi me rolin e saj të parë në filmin “The Mask”. Ajo befasoi të gjithë me talentin e saj natyror, me të cilin fitoi vlerësim për performancën e saj në “The Mask”.
Aktorja e Hollivudit sot vazhdon të ketë projekte të tjera, të cilat do ta ngjisin atë më lart, si një yll i vërtetë në tapetin e Hollivudit. / Zëri

Lum nena qe te ka bere. Ne vertet jemi te varfer, na denoj zoti edhe per bukuri……