Ëndrra amerikane sigurisht është një mit për shqiptarët, por së fundmi është Lindja e Mesme e cila është kthyer në vendin e preferuar.
Por jo për ndërtesat marramendëse, por për të gjetur një punë të mirëpaguar, sipas Klan Plus.
Sipas drejtuesve të agjencive ndërmjetësuese mes vendit tonë dhe kompanive të huaja numri i aplikantëve është gjithnjë në rritje, dhe jo në të njëjtin proporcion me vendet që kërkohen.
Zhvillimi i dy dekadave në Dubai ka bërë që sektorët e ndërtimit dhe të turizmit të ofrojnë hapësirat më të mëdha për punësim.
Kërkesat më të larta janë për femrat.
Kontratat e punësimit përfshijnë në të shumtën e rasteve një periudhë dyvjeçare, pa shkëputje.
Në kuadër të zbatimit të kontratës, kompanitë mbajnë peng edhe pasaportat e punonjësve si një mënyrë detyruese për zbatimin e marrëveshjes.
