Fenerbahçe shpallet kampion i Turqisë

anazapta

Fenerbahce është shpallur kampion i Turqisë për herë të parë që nga sezoni 2010/2011, pas barazimit kundër Rizesporit të dielën.

Ata barazuan pa gola në stadiumin Sukru Saracoglu dhe kjo pikë mjaftoi që të shpalleshin matematikisht kampionë dhe të fitonin titullin e parë nën drejtimin e trajnerit Ersun Yanal.

Galatasaray që ka dominuar në dy sezonet e fundit, këtë edicion mbeti prapa dhe kjo çoi deri te ndërrimi i trajnerit.

Mirëpo, edhe Roberto Mancini arriti ta zë vetëm vendin e dytë në tabelë (që nuk është i sigurt, pasi Besiktasi ka një pikë më pak).

Ky është trofeu i 19-të i Super Ligës turke për Fenerbahcen. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *