Poni merret në pyetje nga policia, dyshohet për shpërdorim detyre

redaktor

Merret për më shumë se dy orë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ish-Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Shkak janë bërë dyshimet për abuzime dhe afera korruptive në Ministrinë e Brendshme gjatë katër viteve të fundit. Për momentin, Poni, njëkohësisht kreu i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, është nën verifikim si i dyshuar dhe në cilësinë e personit që ka dijeni për disa nga çështjet abuzive të zbuluara në dikaster. Por statusi i tij mund të ndryshojë me kalimin e orëve, nëse Zyra e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës do e gjejnë të dyshuar në këtë dosje. Gjithashtu mësohet nga burime policore, se këtë herë objekt hetimi është bërë Sektori i Marrëdhënieve me Publikun në ministri dhe në orët në vijim pritet të pyeten dhe shoqërohen zyrtarë të tjerë. Policia nuk specifikoi çështjet konkrete, pasi pritet që dosja të përgatitet e plotë nga grupi hetimor dhe më tej të dilet në konkluzione. Por mësohet se gjithçka ka të bëjë në lidhje me tenderat e zhvilluar dhe inventarin e Ministrisë së Brendshme.

Poni

Burime të besueshme i thanë gazetës DITA se shoqërimi i ish-Zëvendësministrit të Brendshëm ka lidhje me detyrën e tij si funksionar i dikasterit. Vepra penale që po hetohet dhe verifikohet është “shpërdorimi i detyrës”. Po kështu edhe për zyrtarët e tjerë që pritet të shoqërohen dhe merren në pyetje në vijim për këto çështje. Në shënjestër këtë herë është vendosur Sektori i Marrëdhënieve me Publikun dhe aktiviteti i Këshilltarëve të ministrit. Duke qenë në rang piramide i dyti pas ministrit, Poni ka pasur edhe të drejtën e firmosjes për tendera të ndryshëm dhe të gjithë aktivitetin ekonomik të dikasterit. Prej dy muajsh, Zyra e Inspektimit të Brendshëm, e njohur ndryshe edhe si Auditi, po kryen verifikimin në Ministrinë e Brendshme të aktivitetit të 4 viteve të fundit dhe më tej. Çdo drejtori apo sektor po kalon në sitë verifikimi financiar dhe dokumentar. Por grupi hetimor nuk specifikoi rastet për të cilat u pyet Poni. Ish-Zëvendësministri u thirr dje rreth orës 16:00 të pasdites në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku në prezencë edhe të prokurorit të gatshëm, u pyet në lidhje me firmat që ka hedhur për disa operime financiare të kryera vitet e fundit. Inspektimi i Brendshëm i ka referuar policisë një material për hetim me dyshimet për “shpërdorim detyre” dhe “vjedhje nëpërmjet shpërdorimit të detyrës”. Pas më shumë se dy orësh Poni është lënë i lirë dhe i është bërë me dije se mund të thërritet përsëri. Vetë Poni ka pranuar në mbrëmje se ishte thirrur në polici, “në cilësinë e një personi që ka dijeni për çështjet dhe jo më tepër”, por nuk dha detaje se për çfarë rastesh bëhej fjalë.

Procedura

Burime zyrtare i thanë gazetës se kjo dosje ende nuk është e përfunduar dhe është nën hetim. Do të pritet pyetja e të gjithë zyrtarëve të përfshirë në dy çështjet e zbuluara nga auditi dhe që janë referuar, për të kaluar në hapin tjetër, komunikimin e akuzave përkatëse. Nëse grupi hetimor do arrijë të provojë me dokumente se edhe ish-Zëvendësministri ka abuzuar me detyrën, atëherë ai do të thërritet përsëri në orët e ardhshme për ta vënë në dijeni. Po e njëjta gjë do ndodhë me rangun më të ulët të zyrtarëve të Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun apo këshilltarët. Sqarohet se të dyshuar janë drejtuesit e zyrës, që kanë pasur edhe të drejtën e firmës. Por nuk specifikohet nëse gjatë kësaj kohe janë zhdukur materiale apo pajisje të blera me tender, apo janë kryer abuzime financiare në tenderime me vlera dëmi të konsiderueshme. “Inspektimi po bëhet në të gjitha zyrat e Ministrisë së Brendshme. Është vijimësi edhe e denoncimit të disa ditëve më parë për drejtuesit e Parkut të Ministrisë së Brendshme”, thanë burime të policisë. Aktualisht mësohet se inspektimet po kryhen në drejtoritë Ekonomike, Financat, SHKB, Kabineti, Personeli dhe të tjerat.

Share This Article
13 Comments
  • Ky Poni me duket tipiku i provincialit te trashe per nga mungesa e elegances intelektuale, dhe te holle per nga dinakeria e provincialit qe “gjuan” ne shtigjet e mundesirave per t’u bere i pasur pa mund e djerse. Qofsha i gabuar por keshtu me duket!

    • Këtë qelbësirën Poni nuk e shoh dot me sy, por nuk mund të bashkohem me korin e hetuesve të tipit të kohës së Enver Qelbësirës, kur njerëzit dënoheshin me opinione apo me inate. Thirrini mendjes o njerëz se po kërkojmë të hyjmë në Evropë, ku askush nuk është fajtor pa u shprehur gjykata. E di që nuk duroni dot, sepse jeni rritur me frymën e persekutimit, burgosjes, torturimit dhe vrasjes së “armikut”, por nëse gjykata e nxjerr të pafajshëm, atë që ju e shihni si armik, s’keni ç’bëni.

  • Edhe pamjen e ka si…., keshtu qe mos prisni nga nje provincial te kete bere vjedhje me fimese ose t’u a kete ngecur te tjereve, ketij ka rrezik edhe roja tek dera e Ministrise do t’ja kete futur, se rangje me lart tij nga Saliu e ministrat tip Muti ja kane ngjeshur me kohe.. Arrestojeni se i tregon te gjitha qe ne makine, keni per te pare qyfyre se nuk di te mbrohet e ka per t’i treguar te gjithe emrat nga Saliu e me rradhe.

  • ne 97 beri terorizmea te papara dhe i ruajtet leshte po qe nga 2005 deri ne ditet e sotme ka bere milioneher terorizma ndaje ketije populli ky teroriste poni dhe seshte trembure kushe e mbron dhe kush ja jep urdhrate e shikoni qe ka nje mbrojtje se ska mundesi qe ben keshtu min i haleve

  • Vetem nje Drejtesi per popullin i sheron plaget e se shkuares dhe pastron cibanet qe i kane zene frymen .Komentoni sa te doni.Llafet, thote populli ,i merr era .Faktet dhe manipulimet ne zgjedhjete elektorale te ketyre hajdutve jane pambarim . Ka vetem nje rruge :Drejtesia e popullit te veproje .
    Arshi Pipa kur zbriti ne Aeroportin e Tiranes ne 93 i tha Saliut .Te gjithe komunistat ne litar. Saliu ja dha fjalen por nuk guxoje se midis tyre ishte dhe vete .Tani qe pushtetin e moren socjalistet i thone Rames .Te gjithe hajdutet dhe kriminelet e demokracise ne burg .Pa te shohim se cdo beje Rama!!!

  • Ky Poni ka kunat, nje ish kryetar te komisionit te kthimit te pronave te Vlores, fatmiresisht ja kam fshire emrin nga kujtesa dhe ka bere qef me para te qelbura qe merrnin nga pronat e vjedhura. Do zoti hapet edhe ky kapitull, se eshte nje krimb i qelbur.( i kerkoj falje krimbit por skam krahasim tjeter kur shikoj surretin e tij)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *