Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ferguson: Ronaldon e ndalim me mitraloz!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Ferguson: Ronaldon e ndalim me mitraloz!
Sport

Ferguson: Ronaldon e ndalim me mitraloz!

redaktor
Published March 4, 2013
Share
SHARE

Trajneri i Mançester Junaitedit, Sër Aleks Ferguson, tha se Kristiano Ronaldo është rreziku më i madh, në ballafaqimin e së martës në “Old Trafford” me Realin e Madridit

“Kur luajtëm herën e fundit me Ronaldon, ne kishim Kristianon, ndërsa ata një Ronaldo tjetër, atë të shëndoshin. Por nuk kishte krahasim, pasi ndërsa Ronaldo ishte pranë kulmit, “Fenomeni” afër fundit të karrierës. Pa dyshim, Kristiano do të jetë kërcënimi kryesor për skuadrën tonë. Është i fortë, jashtëzakonisht i shpejtë, godet me të dyja këmbët dhe është i mirë në luftën ajrore”, deklaroi Fergusoni.

Përsa i përket natyrës së këtij ballafaqimi, në të cilin Junaitedi duket se ka një avantazh të vogël pas barazimit 1-1 në fushë kundërshtare, skocezi shtoi: “Cilësia e lojtarëve që do të zbresin në fushë do të jetë e jashtëzakonshme, prandaj pres shumë gola. Reali është shumë i aftë në kundërsulm dhe në këtë fazë duhet të bëjmë sa më shumë kujdes. Kur përgatit një ndeshje si kjo, nuk mund të mbahen parasysh cilësitë e kundërshtarit, por vetëm shfrytëzimi sa më i mirë i armëve tona”.

I pyetur për ambicien e deklaruar të Mourinjos për ta zëvendësuar në stolin e klubit të “Old Trafford”, 71-vjeçari tha: “Mourinjo, më i miri për të më zëvendësuar? Nuk e di, në këtë moment jam tërësisht i përfshirë në punën time dhe nuk e di se kur do të tërhiqem. Nuk e di për ata që flasin për të ardhmen time, por e vetmja gjë që kam të qartë është se nuk kam as dëshirën më të vogël për t’u larguar”.

redaktor March 4, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?