Ferguson rrëfen prapaskenat për Beckham dhe Ronaldon

anazapta

Kur mbeten edhe pak ditë nga dalja në shitje e autobiografisë së Aleks Ferguson, nisin të zbardhen faqe të rëndësishme nga karriera e gjatë e skocezit në stolin e Manchester United. Nga goja e ish-trajnerit legjendar mësohen arsyet që çuan drejt largimit dy prej yjeve të “Djajve të Kuq”, David Beckham dhe Kristiano Ronaldo. Pas 10 vjetësh në “Old Trafford”, fundi për mesfushorin erdhi sepse kishte dëshirë të jashtëzakonshme për famë dhe madje nisi të mendonte se ishte më i madh edhe se vetë trajneri i tij. 76-vjeçari kujton se gjithçka nisi pas humbjes me Arsenalin në FA Cup në shkurt 2003, kur Beckham kundërshtoi hapur kritikat e tij.

Në debatin e nxehtë mes tyre, Ferguson shkelmoi një këpucë që ndodhej në dysheme dhe ajo e goditi lojtarin mbi syrin e majtë. Të tjerët që ndodheshin aty ndërhynë dhe më pas e gjithë historia përfundoi në media. Pikërisht në këtë moment, për të ruajtur autoritetin e tij, Ferguson rrëfen në autobiografi se i kërkoi bordit të klubit shitjen e lojtarit dhe kështu ndodhi. Beckham u transferua te Reali për 23 milionë sterlina. Të njëjtin fat pati edhe Kristiano Ronaldo, të cilit i ishte premtuar nga skocezi se ëndrra e tij për të veshur fanellën e bardhë do të bëhej realitet, por në kohën e duhur, sipas gjykimit të tij. Në libër, Ferguson zbulon se nga Reali ka pasur përpjekje që kur president ishte Kalderon, por mënyra se si ky i fundit veproi në atë kohë e bënë atë të ndalte hovin e Ronaldos për të shkuar në Spanjë. “E takova Ronaldon në Portugali, kur shkova në shtëpinë e asistentit tim, Karlos Kueiroz.

I thashë: “Më mirë të të vras se të shes tani tek ai njeri. Nëse vazhdon të luash mirë, do të vijë dikush me një ofertë rekord dhe atëherë mund të largohesh. Më vonë president i Realit u zgjodh Perez, me të cilin arrita një marrëveshje xhentëlmenësh. Ai pagoi 80 milionë sterlina dhe e dini pse? Sepse tha: “Ne jemi Reali dhe jemi më të mëdhenjtë”. Ferguson tregon edhe për një debat me sulmuesin Wayne Rooney në verën e vitit 2010. Sulmuesi ishte i mërzitur se klubi nuk po bënte maksimumin për t’u forcuar dhe dëshironte që Ferguson të blinte Ozilin, që më pas shkoi në Madrid. “Nuk do të pyes ty se cilët do të blej. Ti ke për detyrë të luash dhe jo të blesh lojtarët. Atë e bëj”, i tha Ferguson sulmuesit të Anglisë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *