Ferguson, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, priten protesta të dhunshme

Dita

Autoritetet amerikane deklaruan gjendjen e emergjencës në Ferguson të Misurit, pas përleshjeve me armë zjarri gjatë përkujtimit të njëvjetorit të vrasjes së 18-vjeçarit me ngjyrë, Michael Brown.

“Nisur nga dhuna e një nate më parë në qytetin e Fergusoni dhe nga kërcënimi potencial për të tjera protesta që mund të lëndojnë njerëzit dhe pronën private, ushtroj detyrën time ekzekutive duke deklaruar gjendjen e emergjencës, e cila hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi Steve Stenger, një drejtues i autoriteteve në Ferguson.

Të dielën, një i ri i identifikuar si Tyrone Harris, mik me Michael Brown, mbeti i plagosur rëndë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.

Protestat janë përqendruar në kontenë St Louis, aty ku banonte i riu më ngjyrë që u vra nga një polic një vit më parë, edhe pse nuk ishte i armatosur.

Vrasja e tij shkaktoi një valë protestash antiraciste në gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që autoritetet u detyruan disa herë që të dërgojnë Gardën Kombëtare për të mbajtur rendin më Ferguson.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *