Feride Papleka për Rexhep Qosen

Ornela

Feride Papleka është një personalitet i vërtetë i letrave shqipe.

Ajo është figura e një gruaje me vullnet të paepur, me një këmbëngulje pafund, me talent në disa fusha krijimi, është krijuese, që gjatë gjithë jetës ka kontribuar në kulturë.

Feride Papleka u shqua fillimisht si poete.

Ajo ka lindur në qytetin e Ballshit.

Kam qenë dhe kam folur për Feride Paplekën në ceremoninë, kur atë e shpallën para pak kohësh “Qytetare Nderi të Ballshit”.

Feridja është martuar me Anton Paplekën dhe kaloi një kohë të gjatë të jetës në Tropojë ,pastaj u zhvendosen në Tiranë, ku familja Papleka jeton dhe sot.

E përmenda faktin e mësipërm për të formuluar një cikël të disa figurave të shquara ne rang kombetar  të Tropojës.

Anton Papleka është padyshim një nga poetët më të shquar shqiptarë. Eshtë autori i shumë përkthimeve nga frengjishtja, studiues i spikatur i folklorit dhe Eposit te  Veriut.

Anton Papleka është në një rend, së bashku me disa poetë shumë të rëndësishëm të poezisë shqipe.

Po përmend këtu Skënder Bucpapaj, një poet që mund ta quaj të “vetëlindur”, me një aftësi krijuese pa përmasa.

Poeti tjetër Hamit Aliaj është gjithashtu një poet i cuditshëm dhe shumë i rëndësishëm.

Poezia e tij origjinale ka thekse më lakonikë, pra përgjithësisht edhe më të abstraguar në simbole.

Ky është qarku brenda të cilit jetoi për shumë kohë Feride Paplekaj, kjo gjë ka lënë gjurmë tek ajo.

Feride Paplekaj është personalitet në dy fusha:  në krijimet vetjake dhe në përkthime.

Ajo është autore e shumë librave poetikë dhe e romanit Sui Generis “Vetëvrasja e Hënës” publikuar nga Shtëpia Botuese ERIK – është një roman, që për fat të keq kaloi pa rënë në sy.

Por në formën e vet ky roman është një rrëfim unik, është një subjekt modern, i vetmi në llojin e vet në letrat shqipe.

Feride Papleka është autore edhe e librave me poezi  “”Lumi i Heraklitit”, “Trendafili i Heshtur”.

Feride Papleka ka spikatur në rrafshin e përkthimeve, ajo ka bërë përkthime të autorëve të njohur si Balzaku, Jorges Lui Borges, F. Dolto, O. Wilde, J. Maillet, Jacques Taravant, A. Gide, A. Ayme, M. Proust, M. Bosquet, Pascal Quignard, N. Gdalia, si dhe “Traktat për Intelektin” ese nga Spinoza.

Feride Papleka ka formuar kështu korpusin e vet.

Por ajo dallohet dhe për dy libra studimorë: për librin që i ka kushtuar jetës dhe veprës së Dhimitër Shuteriqit.

Dhe së dyti librin “Rexhep Qosja: Bisedë e pambaruar”.

Këto dy libra e lartësojnë figurën e Feride Paplekës si një studiuese serioze dhe me kulturë të madhe.

 

Gjatë kohës që Feride Papleka punonte librin e saj mbi Rexhep Qosen disa herë është konsultuar dhe me mua.

Madje fragmente të librit i kam lexuar gjatë kohës kur libri ishte në proces krijimi.

Në vitin 1994 unë jam i pari shqiptar që botova librin e parë mbi Rexhep Qosen “Rexhep Qosja dhe Cështjet Kombëtare”.

Ky libër hapi hullinë e librave që i kushtohen gjerësisht Rexhep Qoses.

Libri i Feride Paplekës për Rexhep Qosen mund të konsiderohet me plotë gojën si libri më i mirë dhe më i plotë për figurën e vecantë dhe të spikatur të Rexhep Qoses.

Këto ditë e kam rilexuar sërisht librin e Feride Paplekës për Qosen.

E ndjej të domosdoshme të shpalos idetë e mija qartësisht për këtë libër.

Puna e paepur e Qosjes për kulturën shqipe dhe për çështjen shqiptare e ka nxitur Feride Paplekën të ndërmarrë një studim thuajse të plotë të veprës së tij  duke na njohur edhe me disa anë të panjohura të jetës.

Në parashtrim theksohet se vepra e Qosjes përfaqëson një unitet ligjërimor dhe një pasuri gjuhësore, në të cilën idetë dhe motivet e ndryshme i shoqëron një filozofi që shkon drejt përsiatjes universale.

Ai është i plotpushtetshëm në atë që shkruan dhe është shndërruar tashmë në figurë referimi për shumë arsye, nga të cilat jepen më kryesoret, si: shtjellimi i plotë i veprës së rilindësve, kuptimësia e thellë e realitetit shqiptar dhe interpretimi humanist i çdolloj problematike.

Vepra e Ferides mbi Rexhep Qosen ndahet në dy pjese të rëndësishme:

Pjesa e parë sjell disa momente të rëndësishme të jetës që hedhin dritë mbi veprën, shoqëruar me një analizë të përgjithësuar për karakteristikat e ligjërimit si dhe për disa aspekte të veçanta të krijimtarisë letrare, shkencore dhe publicistike të tij. Prej estetikës së tij ligjërimore, e cila nuk e ndan shkrimin nga leximi, mund të kuptojmë krijuesin, por edhe qytetarin që është shembull i papajtueshmërisë me gjithçka që pengon ecjen e shoqërisë përpara.

Pjesa e dytë, në të cilën është e pranishme fjala e autorit, është një hapësirë me pyetje-përgjigje, një intervistë shkencore, një vetëzbulim i  krijimtarisë që kryen një funksion të dyfishtë; ajo është edhe një lloj gurifilozofik, ashtu si e quan autorjaqëi jep tonin krejt punimit. Fragmente nga Vepra e tij i shoqërojnë pyetjet dhe ushqejnë lëndën, duke i dhënë asaj trajtën e një bashkëbisedimi.

Autorja përshkruan momentet kyçe të jetës, që lidhen ngushtësisht me veprën, duke e analizuar me objektivitet ecurinë e tij si kritik, si shkrimtar dhe ndalet gjatë në vitet ’80, si periudhë e veçantë e jetës në Kosovë.

Në mënyrë dialektike analizohet poetika e ligjërimit të Qosjes dhe shqyrtohen tre elemente të kësaj poetike: gjuha, stili dhe teknikat rrëfimtare. Fuqia e stilit të tij qëndron në kërkimin e pareshtur estetik të vlerave simbolike të shprehjes si dhe në përdorimin e pasurisë së gjuhës shqipe, duke e  rifreskuar atë pareshtur. Këtë ai e tregon që me esetë e para.

Feride Papleka thotë se romani i tij i parë Vdekja më vjen prej syve të tillë (1974), karakterizohet nga një ligjërim ekzistencial.

Kur botoi romanin ai kishte pas vetes një të kaluar të pasur si krijues: Dialogë me shkrimtarë (1968), Kritika letrare (1969), Antologjia e lirikës shqipe (1970), Kontinuitete (1972),  Asdreni – jeta dhe vepra e tij (1972), Panteoni i rralluar (1973).

Qosja ka bërë, si të thuash, një revolucion në studime, duke i vështruar veprat e letërsisë shqipe në mënyrë dialektike nën dritën e marrëdhënieve vepër/autor/periudhë letrare, brenda një konteksti historik, shoqëror dhe kulturor në zhvillim të vazhdueshëm. Lëvizja e brendshme e mendimit krijon nëpër tekste gjithnjë pika ku takohen prerjet e të dyja rrafsheve kryesore letrare, sinkronik dhe diakronik, shoqëruar me meditime filozofike dhe kureshtje intelektuale dhe historike, si referime që kanë mbetur të pandryshuara në krijimtarinë e tij.

Tematika kryesore e prozës së tij letrare është kërkimi i identitetit të humbur si simbolikë e zbulimit të unit përmes dashurisë dhe vdekjes. Këto tema ekzistenciale i japin ligjërimit të tij karakter iniciues, e strukturojnë vizionin tonë për jetën. Leximi apo rileximi i tyre e mësojnë lexuesin si të marrë pjesë në një veprimtari emancipuese. Romanet Vdekja më vjen prej syve të tillë, Një dashuri dhe shtatë faje, Nata është dita jonë, Bijtë e askujt, si dhe tregimi alegorik I ringjalluri i penduar, paraqesin një botë të shformuar, të lodhur e të trishtuar; tekstet e tyre janë edhe një anketë e hapur për mundësitë e krijimit letrar dhe shprehin vullnetin e tij krijues për të tejkaluar format e trashëguara dhe për të shpalosur një frymë të re. Monologu, dialogu imagjinar, fjalitë retorike dhe përsëritjet nëpër tekstet e tij letrare i përforcojnë mesazhet dhe ia shtojnë kumbimin ritmik fjalës. Personazhet e teksteve të tij janë të ndjeshëm e të dhembshur, ata kanë pas tyre një bibliotekë të tërë. Në dramë, e cila zhvillohet kryesisht mbi teknika të reja skenike, thotëstudiuesja, heronjtë e tij “përleshen” trup e shpirt me pjesën e errët të botës për ta sfiduar dhe mposhtur atë me dritën e mendimit. Drama e tij ka në themel një mision shoqëror, por njëkohësisht ajo shpreh zhvillimin e saj në formë.

Temat e ndryshme letrare dhe jashtëletrare të Qosjes i shoqëron një patos i jashtëzakonshëm. Në libër i bëhet një analizë e thellë formimit të tij estetik të trashguar nga brezi i intelektualëve të Europës së gjysmës së dytë të shekullit XX dhe shqyrtohet forma heteroklite e trajektores së ligjërimit,  fryma kritike dhe krahasimi i mendimit të tij me të vërtetat si çështje e përjetshme e filozofisë, por edhe një çështje parësore në krijimtarinë e Qosjes. Teknika e tij rrëfimtare është kërkim i së vërtetës, qoftë kjo artistike, qoftë historike. Universi i tij intelektual është në harmoni me ndjeshmërinë e tij vizionare.

Në këtë libër vështrohen veç e veç kontributet e Qosjes si historian dhe teoricien i letërsisë, si shkrimtar, si dramaturg, si publicist se aty veprohet me mekanizma të ndryshëm shprehës. Për Qosjen një tekst nuk është kombinim fjalësh e fjalish, por çështje të vërtetash shkencore dhe artistike, të lidhura ngushtë me aktualitetin e me historinë.  Autorja shkruan: „Realitetet e teksteve të tij sot të krijojnë përshtypjen e disa rrathëve të mëdhenj tematikë, të ndërfutur te njëri-tjetri, që japin dhe marrin gjithnjë përmes një praktike ndërtekstore“.

Librat e Qosjes krijojnë një unitet të pandashëm, se aty e gjen veten çdo lexues, regjistra të shumtë ligjërimi hedhin ura të shumta komunikimi.

Me arsyetim të gjithanshëm si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën autorja vë në dukje punën e tij shkencore për shtjellimin e veprës letrare dhe patriotike të rilindësve, për frymën kritike që shoqëron analizat studimore e që i ka dhënëjetëgjatesi mendimit të tij, për konceptin e tij të përparuar për nocionin letërsi shqipe si një tërësi unike dhe vlerësimin e gjuhës së njësuar letrare si njësi e identitetit kulturor kombëtar. Një vend të rëndësishëm në tekst zë angazhimi i plotë i Rexhep Qosjes me çështjen kombëtare.

Feride  Paplekae vlerëson ditarinDëshmitar në kohë historike,i parashikuar në 9 libra, i ushqyer me atmosferën e kohërave, me mendime, ide, portrete, i cili na njeh ndër të tjera edhe me shqetësimet e tij për identitetin shqiptar, për kulturën dhe shterimin e saj, për cenimet që i janë bërë gjuhës kombëtare, për gabimet pa fajtorë, për mungesën e frymës demokratike në shoqëri, për harresën ndaj traditës, për konceptet teorike dhe praktike të krijimtarisë në përgjithësi. Ai  bëhet njëkohësisht objekt i rëndësishëm për të zbuluar edhe gjenezën e veprës së tij.

Ky libër studimor ndriçon disa enigma të shkrimit të tij dhe sidomos enigmën që vepron përherë në një vepër që është në lëvizje të vazhdueshme. Autorja hedh dritë të qartë për lexuesin kur thekson disa prirje krijuese të Qosjes, si: prirja kritike e shkencore, letrare e kulturore, polemike e politologjike dhe shton: „Por duke studiuar këtë ecuri të gjatë ligjërimore, është vënë re edhe një prirje tjetër: prirja strategjike. E padukshme në shikim të parë, ajo është një lidhje e brendshme mes teksteve, të cilat inextenso ruajnë të patër gjuhën, stilin dhe idetë. Cilësia për të bashkuar në një të vetme gjeninë krijuese letrare e shkencore, me intuitën historike, e ka transformuar në mënyrë të vetvetishme veprën e tij në një Histori brenda Historisë së madhe“.

Autorja e librit shkruan se përmes kalimit në fusha të ndryshme të letërsisë, historisë së saj, kulturës dhe realitetit në demokraci, zbulohet pak nga pak një vazhdimësi e qenësishme, një shkrim gjithëpërfshirës, i cili ngrihet mbi raporte jetësore si: njeriu dhe liria, njeriu dhe dashuria, njeriu dhe demokracia.

***

Feride Papleka eshte nga te pakta  gra , qe ka marre  graden  DOKTORE E SHKENCAVE, te mbrojtur ne Universitetin e Sorbones.

Kohet e fundit  po merret me perkethimin e nje kryevepre sic  eshte libri “Rrefimet “ e Zhak Zhak  Rusoit.

Kam nje respekt dhe nderim te madh per kete grua,- qe spikat ne kulturen shqiptare ne kohera te veshtrira te demonizuar nga politika.

 

Share This Article
7 Comments
  • Na duhen me shume shkrime te tilla profesor se na lodhen analistet gjithologe, politikanet mashtrues e te paskrupuj, na lodhi varferia intelektuale dhe morale.

  • Ne kohe te diktatures ,kur ishte i nderuari PR Qose ne ato kohera , rreth te tridhjetave , kam degjuar ne familjen time ,ku diskutonin dy Pr te gjuhes shqipe , te univ e Tiranes ,Ndonse ishja femi ne ate kohe ,mbaj mend qe diskutonin me pasion per PR Qosen ,nuk i harroj fjalet e tyre atehere ,ku nder te tjera ………..::Kritiku me i mdhe per letersine , ne te gjitha trojet Shqiptare , ka qene ,eshte dhe do te jete pa diskutim i madhi Qose .Nuk njihesh fare , e nuk u fliste nga rregjimi i diktatures i kohes , per te madhin Qose,ndonese 30 vjec ne ato kohera .Bile edhe me vone , ne kohen e diktatorit tjeter Alija

    Dy diva ka sot Shqiperia ,Pr Qosen dhe Kadarene ,por me nje ndryshim te madh , nga njera ane PR Qosja ,ka folur kritikuar me te drejte shpesh here, politikanet Shqiptare ,direkt me emer , pa kompromis , kurse Kadareja , nuk eshte shprehur , per kritika as edhe nje here .Nuk jam ne gjendje ta kuptoj ?? Ku dihet ,kemi nevoje ,ne si shqiptare , per ndihmen e tyre ,ku do i vinin me shpatulla mbas murit politikanet tane anti Shqiptare te djeshem e te sotem, te ketij tranzicioni post komunist . Kam kenaqesi te madhe , ta falenderoj ,prej Tirone , Pr Qosen . ,

    • Per prof. Qosjen kane shkruar shume . Disa e lavderojne e disa te tjere, qe jane shumice, e shajne. Por askush nuk e njeh karakterin e prof. Qosjes me mire se sa Lis Bukuroca (Naser Aliu). Ne opinionin e tij, te titulluar “Qosja locuta, causa finita” ai shkruan: http://shekulli.com.al/qosja-locuta-causa-finita/
      Eshte pak shkrim i gjate por ia vlen te lexohet.

  • Si akademik duhet hequr kapelen.Po nje te keqe te madhe qe ka eshte se ka qene agjent UDB.Si ka mundesi qe e perkrahin ket islamik te thekur.Vetem ne kongresin e drejtshkrimeve te vitit 1972 ka pergjegjsi si servil i Enver Hoxhes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *