Boksieri shqiptar Ferit Keta ka fituar këtë të shtunë ndaj boksierit turk Fatih Mehmet Karakus.
Dominimi i Feritit ishte konstant gjatë gjithë duelit, por deciziv ishte raundi i pestë i sfidës.
Keta zbrasi në këtë raund disa grushte të forta në trupin e kundërshtarit turk, duke e detyruar këtë të fundit për t’i hapur udhë fitores së tij.
Raundi i parë u pa nga dy sportistët si “fushë” për të studiuar lojën e kundërshtarit.
Edhe raundi i dytë dhe i tretë nuk solli ndonjë surprizë, ndonëse dy boksierët tentuan nga të gjitha mënyrat për të zënë në befasi kundërshtarin.
Raundi i katërt nisi i vrullshëm për boksierin shqiptar, i cili bëri disa goditje të sinkronizuara, duke fituar pikë dhe duke dhuruar spektakël tek të pranishmit.
Për Feritin, ndeshja e sotme shënoi fitoren e tij të 11-të.
s.a/dita

Bravo shqipe