Ferma apo shkolla në Lezhë?

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

DITA! Viti i ri akademik ka hyrë në javën e 4. Probleme dhe mangësi të shumta janë akoma evidente. Në më shumë se 80% të shkollave në bashkinë e Lezhës nuk ka ujë të pijshëm, madje edhe tualetet janë vërtet në gjendje skandaloze. Bashkia s’ka vënë dorë askund, së paku nëpër shkollat e fshatrave.

Edhe siguria nëpër shkolla është në nivelin zero. Rojet janë në moshë të thyer ose më keq akoma, invalidë. Megjithëse paguhen nga prindërit, zgjedhjen e bëjnë drejtorët ku punësojnë të afërmit ose veglat e tyre. DAR Lezhë duhet të impenjohet më tepër për këto probleme, nuk duhet ta inspektojnë punën nga zyrat. Megjithëse vërejtjet kjo drejtori as nuk i pranon dhe as nuk reagon. Madje si DAR dhe një pjesë e mirë e shkollave janë shndërruar si të jenë ferma të drejtorëve. I lutem Ministrisë së Arsimit t’i shkundë këto syleshë që i ka ngjitur karrigia mbas by…..

Preng Pjetri, Lezhë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *