Ferma që po rrit insekte për të zëvendësuar pesticidet

entela

Bletët, grerëzat dhe buburrecat jetojnë të lira në një ‘çerdhe’ insektesh unike në Bretanjë, Francë.

Insektet kanë misionin të luftojnë dëmtuesit e produkteve bujqësore dhe të ndihmojnë duke inkurajuar pllenimin.

I gjithë ky proces zhvillohet në prodhuesin më të madh të domates në Francë, kooperativën Savéol. Ferma punon me 126 prodhues dhe është e njohur për kulturat e saj pa pesticide. Kërkesa në rritje e konsumatorit për produkte pa pesticide është shfaqur në përgjigje të shqetësimeve rreth ndikimit negativ të kimikateve tek njerëzit dhe në mjedis.

Ferma e insekteve u hap në 1983, diku jashtë Brest, në Francë. Por edhe sot, Savéol është prodhuesi i vetëm evropian që ka integruar prodhimin e insekteve ndihmëse.

Këto insekte të dobishme mund të kontrollojnë speciet e dëmshme si mizat e bardha, të cilat rrethojnë bimët në rritje, dhe bletët sigurojnë pllenim efektiv në një mënyrë thjesht organike.

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *