Fermerët e Dibrës: Kemi superprodhim, duhen krijuar kooperativa

Leda Hysa

 

Prodhimi në frutikulturë ka qenë i mbarë për këtë vit. Fermerët në zonën e Dibrës thonë se ashtu si qershitë, edhe kulturat e tjetra si mollët e dardhët, kanë superprodhim.

Sipas tyre ky prodhim i tepërt ka gjithmonë riskun e mungesës së tregut e për pasojë çmimi i produkteve mund të jetë më i ulët.

Veip Salkurti, një nga fermerët e zonës së Dibrës, njëkohësisht prodhues dhe përpunues, shprehet se ka ardhur koha që të bashkëpunohet për krijimin e fermave të mëdha apo kooperativave, shkruan shqip.al.

Ai thotë se për të shmangur mbetjen e prodhimeve të pa shitura, shteti ka për detyrë të hartojë politika nxitëse për grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e prodhimeve.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Ti si privat nuk duhet te kerkosh mbeshtetje tek shtetit.Krijo vet teknologji perpunuese te frutave.
    Krijo treg te frutave te freskta dhe te perpunuara,konservuara tekonologjikisht.Nuk del me humbje dhe kontrollon vete tregun,cmimin.

  • Ah o MH populli thot nuk mbahen dy kunguj nen nje sqetull.Ti kerkon te mbash 10 kunguj,te prodhosh,te tregetosh,te perpunosh etj etj.Mbaje per vete ate mendje.

  • Ki katundari i Dibnes per vete nderton xhamija ku i falet zotit te arabve, shtetit i kerkon frigonifera.Molla nuk asht arit, kshu qi kur Zoti te jep plot edhe ti nepi gjindjes pak ma lin, ose exportoi ne Arabi.

  • Fermeri ka plotesisht te drejte keto duheshin bere shumë kohë më parë, por shqiptaret jane shumë deficitarë per sa i perket organizimit prandaj keshtu do jete gjithmone…. kur ka superprodhim nje pjese e mire e prodhimit do kalbet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *