“Fermerët po ikin jashtë vendit”, Meta: Të gjithë bashkë për të mbështetur bujqësinë

J L

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shqetësimin që vjen nga sektori i bujqësisë, ku fermerët po braktisin punën e tyre këtu dhe po ikin emigrantë jashtë vendit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Presidenti theksoi se të gjithë duhen të bëhen bashkë për të mbështetur bujqësinë.

Reagimi i Metës:

??? TË GJITHË BASHKË PËR TË MBËSHTETUR BUJQËSINË, BLEGTORINË DHE AGROTURIZMIN!

?? TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!

Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.

Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.

Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!

Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.

Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • Është një shprehje banale: « duhet të keshë dy bythë, një t’a çash dhe një t’a mbash »! Kështu është me këtë Metën. Përgjegjës jeni ju, politikanë të sotëm, Berisha, Basha, Meta dhe pas këtyre edhe Rama, që largohen shqiptarët. Zihuni dhe grinduni për karrike me njëri tjetrin, si pasojë është largimi i shqiptarëve. Morali i juaj është i pamoralëshëm, prandaj zgjidhja është të qëroheni nga skena politike, që të mos largohen shqiptarët. Sa më shpejt, aq më mirë!

  • oo agush, politika juaj e pjerdhur dhe drejtimi I shtrember qe keni bere ju si politiqener nuk ka ndihmuar asnjehere bujqesine, ju keni shkateruar cdo gje te mire qe na ka falur natyra, ti dhe soji yt I pjerdhur ke shaktatruar gjithe guroret mermerin e ke shitur per cakull.

  • udhezimet e politikave ekonomike bujqesore imponohen nga BB dhe kupolat bankare globale, me te cilat ramuti ka kontraten per mbajtjen e pushtetit.

    a mendon njeri se BB dhe manjaket financiare cajn byth per fatin e popullates lokale…
    raporti i fundit nga keta shushunja te parase pretendonte se biznesi vendas dueht te rrise integrimin me ate global, qe perkthehet ligj i xhungles ku biznesi i madh global e ha biznesin e vogel vendas, qofte dhe ne fushen e agrobiznesit.

    keto jane kushtet qe ka nenshkruar Edvin Perversi per te mbajt pushtetin ne Shqiperi ne linje me ideologjine sorroiste si dhe per te promovuar vetveten si faktor politik ne bote

  • Dhe zgjidhjen e ka në xhep Partia Socialist: sjellim punëtorë nga Bangladeshi, India, Pakistani, dhe kur të fillojnë të mësojnë shqip fillo dhe ndërroji se fillojnë thashethemet, u hyn krimbi, jo politika, jo demokracia, jo liria.

  • Eshte nje problem qe ka filluar me kohe,boshatisja fshatrave te veriut qe me planin e UDB e te vene ne jete nga Daliu do banoheshim me Kosovare te ardhur nga lufta.Ajo qe ndodhi ne Kosove nuk ishte rastesi,ikja nga Shqiperia ka filluar qe ne 90 kur u pa dhe umor vesh se cili ish vene nga Ramiz Alia te drejtonte shtetin.Jam larguar dhe besoj qe kam bere mire nga te paret,pikrrisht kur shikoja te hynte te zyrat e PD ish spiune,hajdute ordinete qe me vone na dolen te persekutuar,kam 30 vjet ta shikoj PD dhe opoziten ne kete derexhe,problemi eshte se Shqiptaret nuk kane shprese,pasi dhe i pari i shtetit qe drejton sot nuk ka formimin bazik per te qeverisur,ku te shpresojn Shqiptaret,mut njeri e kak tjetri.

  • A e di ky hajdut se si mbeshteten fermeret? Te mos largohen ata duhet te stimulohen, ne ligj , prodhimet vendase e te zvogelohen importet e produkteve bujqesore nga jashte .
    Kjo nuk ndodh ne Shqiperi se biznesin e kontrollojne politikanet e qeveritaret e 30 vjete shkerdhatodemokraci. .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *