Një fermer kinez po korr sukses të madh në tregti falë një ideje gjeniale. Prej pak kohësh ai shet pjeshkë të cilave u ka veshur mbathje mikroskopike, gjë që i bën ato të duken si të pasmet e një femre. Yao Yuan tregon se në fillim shitja e frutave ishte në minimumin historik dhe u vu në kërkim të një ideje për të dalë nga kriza. “Eh, pjeshkat dhe të pasmet e femrës ngjajnë, kështu që mendova: përse jo? Nuk kam parë asnjë tjetër që ta bëjë”, shpjegon Yuan. Në fakt ideja funksionoi. “Tani nuk ia dal dot të kultivoj aq shumë pjeshkë”. Me siguri që të konfeksionosh pjeshkë në këtë mënyrë është shumë më impenjative, duke qenë se vishen një për një dhe mbathjet kanë një kosto të caktuar. “Ata që na furnizojnë me mbathje i prodhojnë për firmat më të mëdha të botës”. Kompania bën edhe konfeksione në masë dhe titullari tregon se një herë i është kërkuara që të përgatisë një konfesion me pjeshkë të veshura në lateks dhe mbathjet të kishin thekë. Ajo që shtyu shitjen gjatë këtyre ditëve është fakti që në Kinë të dielën festohej festa e Qixi, që është një festë e ngjashme me Shën Valentinin dhe pjeshkat duken si dhurata ideale: janë të ëmbla, me shije të mirë, seksi dhe argëtuese. “Janë dhurata perfekte”, shpjegon Yao.
O.J
Ti bej dhe nja dy brima pjeshkeve dhe jemi ne rregull, reitet çmimi
Tani bejini dhe breke trangujve dhe bananeve tju rritet shitja dhe atyre.
prandaj thote ai burri…….une i pelqej shume pjeshket…………….
Une mendoj ti vendosin perzevative bananeve dhe trangujve e sigurt qe do kete sukses
a mendoni qe keto gazeta i lexojne nenat dhe motrat tuaja?
nuk me pelqejne banalitetet