Donald Trump shkroi në Twitter se ata nuk do të mbërrijnë dhe nuk do të pranohen kurrë në Shtetet e Bashkuara.
800 mijë të afërm të luftëtarëve të shtetit të dhunshëm islamik janë larguar nga kampet e refugjatëve, duke bërë që të humbasin gjurmët e tyre. E gjithë kjo, ndërsa katastrofa humanitare po bëhet gjithmonë e më reale në sytë e perëndimit.
Numri një i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi për “ferr mbi tokë“. Duke kujtuar konfliktin sirian që nga fillesat e tij, Guterres tha se nga 23 milionë banorë në zonë, 5,9 janë zhvendosur brenda kufijve e 5,6 i jane drejtuar vendeve fqinjë.
Gjysmë milionë njerëz, shtoi ai, humbën jetën mes bombave. Franca kërkoi dhe një herë ndalimin e operacioneve ushtarake turke.
Presidenti Macron tha se vendi i tij do të shtojë marrëdhëniet diplomatike me qëllimin të arrihet sa më shpejt një armëpushim në veri të Sirisë.
o.j/dita

“800 mijë”
jeni të sigurtë se kanë qënë kaq shumë??
800 mijë është një masë jashtëzakonisht e madhe njerëzish e nuk mund të, ” janë larguar nga kampet e refugjatëve, duke bërë që të humbasin gjurmët e tyre”,kenë qënë në kampe e të humbasin gjurmët për dy ditë!!
hudhini dh enjë sy ashtu si për me shu kureshtjen!!