Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Po shikoj me trishtim teatrin absurd që po zhvillohet në Parlament. I njëjti personazh i neveritshëm e ndjellakeq që prej 25 vitesh mban peng një komb të tërë, mbetet akoma protagonist. E mjerueshme e për të ardhur keq. Akoma ky bolshevik i pandreqshëm kërkon gjak e dhunë mes shqiptarësh të munduar prej shekujsh nga ky fenomen i mbjellë nga ata që nuk i deshën kurrë. S’ja vlen të përmendësh çështjen Doshi. Ajo është një farsë e gatuar shumë keq. Problemi i vërtetë është ky farë birboje që na ra për hise. Ai është kthyer në një farë lugati që simbolizon të ndyrën e këtij vendi. Uroj me zemër që dikush të bëjë diçka të shkulë këtë ferrë të keqe që po i zë frymën këtij vendi sa mos të jetë tepër vonë e ta paguajmë shtrenjtë. Profeti.
