Ferri i heshtur i një sulltani, njihni disa nga sekretet e frikshme të Perandorisë Osmane

Nela

Sulltanët e hershëm osmanë  nuk e praktikonin zakonin ku djali i madh trashëgon gjithçka.

Si rezultat, vëllezërit e ndryshëm pretendonin fronin dhe vitet e para, perandoria u mbush me pretendues, të cilët gjenin strehë në shtete armike dhe i shkaktonin probleme perandorisë për vite me rradhë.

Kur Mehmed Pushtuesi rrethoi Kostandinopojën, xhaxhai i tij luftoi kundër tij që nga muret.

Mehmedi e zgjidhi problemin me mizorinë e tij të zakonshme.

Kur mori fronin, ai ekzekutoi pjesën më të madhe të të afërmve meshkuj, duke përfshirë edhe një vëlla foshnjë që e mbyti në djep.

Më pas, ai nxorri ligjin famëkeq: “Cilido prej bijve të mi që do të marrë Sulltanatin, për hir të rregullit të botës, do të vrasë vëllezërit e tij. Shumica e Ulemave e lejojnë këtë. Pra, le të veprojë në këtë mënyrë”.

Nga kjo pikë e tutje, çdo sulltani i ri duhej ta merrte fronin, duke vrarë të gjithë të afërmit e tij meshkuj.

Mehmedi III shkuli mjekrën e tij nga hidhërimi, kur vëllai më i vogël iu lut për mëshirë. Por ai “nuk iu përgjigj kurrë as edhe me një fjalë”, dhe djali u ekzekutua së bashku me 18 vëllezër të tjerë.

Pamja e 19 trupave të tyre që vërtiteshin rrugëve preku dhe bëri të qajë gjithë Stambollin.

Por edhe pas raundit të parë të vrasjeve, të afërmit e sulltanit nuk ishin të sigurtë.

Sulejmani i Madhërishëm shikonte në heshtje nga prapa një dritareje si djali i tij mbytej me një tel harku; djali ishte bërë shumë popullor mes ushtrisë dhe sulltani nuk ndihej i sigurt.

Pallati ishte një ferr i heshtur

Edhe për sulltanin, jeta në Topkapi mund të ishte mbytëse deri në ekstrem. Konsiderohej e pahijshme për sulltanin që të fliste shumë, kështu që u fut një formë e gjuhës së shenjave dhe sundimtari e kalonte shumicën e kohës, i rrethuar nga një heshtje e plotë.

Mustafai I e pa të pamundur ta duronte këtë dhe u përpoq që ta ndalojë, por veziri i tij refuzoi ta lejojë. Mustafai shumë shpejt u  çmend.

Intrigat në pallat ishin të zakonshme, teksa vezirët, oborrtarët, eunukët luftonin për pushtet. Për 130 vjet, gratë e haremit fituan një ndikim të madh dhe periudha u bë e njohur si “sulltanati i grave.”

Dragomani (Kryepërkthyesi) ishte gjithmonë i pushtetshëm dhe gjithmonë ai ishte grek.

Eunukët ndaheshin përgjatë linjave racore, dhe krye-eunuku i zi dhe krye-eunuku i bardhë ishin rivalë. I zënë shpesh në mes të kësaj çmendurie, sulltani ndiqej kudo ku shkonte.

Ahmeti III i shkroi vezirit të tij të madh, duke u ankuar se: “Nëse unë shkoj në një nga dhomat, 40 vetë janë vënë rresht; nëse më duhet të vesh pantallonat, nuk ndihem aspak rehat. Shpata-mbajtësi duhet t’i lërë të largohen. Mbani vetëm tre apo katër burra që të jem rehat”.

Për shkak se i kalonin ditët e tyre vazhdimisht të vrojtuar, në një atmosferë  helmuese, një numër i sulltanëve osmanë u sëmurën mendërisht.

“Kafazi”

Politika e vëllavrasjes në Perandorinë Osmane nuk ishte popullore mes publikut apo klerit, dhe ajo u braktis në heshtje kur Ahmedi I vdiq papritmas në vitin 1617.

Në vend të kësaj, trashëgimtarët e mundshëm për fronin u mbyllën në Pallatin Topkapi në Stamboll, në apartamente që njiheshin si kafazet. Një princ i Perandorisë Osmane mund të kalonte tërë jetën e tij i burgosur në kafaz, i monitoruar vazhdimisht nga rojet.

Burgimi ishte zakonisht luksoz, por i zbatuar në mënyrë rigoroze, dhe shumë princa u çmendën nga mërzia ose u bënë të varur nga alkooli.

Kur një sulltan i ri shkonte në Portën e Lumturisë për të marrë besnikërinë e vezirëve, kjo mund të ishte hera e parë që ai dilte jashtë, pas disa dekadash, gjë e cila nuk ishte përgatitja ideale për një sundimtar.

Kërcënimi i ekzekutimit ishte konstant. Në vitin 1621, Myftiu i Madh refuzoi të lejojë Osmanin II që të mbyste vëllanë e tij. Por kryegjykatësi i Ballkanit nxitoi për të dhënë një kundëropinion, dhe princi u mbyt gjithësesi.

Vetë Osmani u përmbys më pas nga ushtria, të cilës iu desh më pas që të nxjerrë vëllain e tij të mbijetuar nga kafazi, duke hequr çatinë dhe duke e ngritur me një litar.

I gjori kishte ndejtur dy ditë pa ushqim apo ujë dhe ishte shumë vonë për të qenë i vetëdijshëm se ishte bërë sulltan.

Ekzekutimet

Gjykata e parë e Pallatit Topkapi ishte një vend i tmerrshëm. Aty spikasnin dy shtylla ku ekspozoheshin kokat e prera dhe një burim i veçantë vetëm për ekzekutuesit, që të lanin duart.

Gjatë spastrimeve periodike në pallat, gjuhët e njerëzve bëheshin pirg, ndërsa një top i veçantë ushtonte, çdo herë që një trup hidhej në det. Osmanët as nuk e morën mundimin që të krijonin një trupë xhelatësh.

Në vend të kësaj, kjo detyrë u ra kopshtarëve të pallatit, të cilët e ndanin kohën e tyre, mes vrasjeve dhe krijimit të shumë prej luleve të bukura, që ne njohim sot.

Shumicës së viktimave të tyre thjeshtë u pritej koka. Por ishte e ndaluar që të derdhej gjaku i familjes mbretërore dhe zyrtarëve të nivelit të lartë, kështu që ata mbyteshin deri sa jepnin shpirt.

Si rezultat, kryekopshtari ishte gjithmonë një njeri trupmadh, muskuloz, i aftë për të mbytur një vezir për vdekje me të marrë njoftimin.

Në ditët e para të qeverisjes, zyrtarët e sulltanit të ri krenoheshin me bindjen e tyre ndaj tekave të tij dhe ishte e zakonshme që ata të përballeshin qetë-qetë me ekzekutimin.

Veziri i famshëm, Kara Mustafai, ishte shumë i respektuar për shkak se e përshëndeti ekzekutuesin e tij me një “Ashtu qoftë!” të përulur.  Më pas, u ul në gjunjë që ai t’i vendoste telin përreth qafës.

Por në vitet e mëvonshme, standardet ranë. Ali Pashën, i cili luftoi aq shumë kundër njerëzve të Sulltanit, e vranë me plumba nga poshtë dyshemesë së shtëpisë së tij.

Gara e vdekjes

Në Perandorinë osmane, kishte një mënyrë për një zyrtar besnik, që t’i shpëtonte zemërimit të sulltanit. Duke filluar në fund të shekullit të 18-të, u bë zakon që një vezir i madh i dënuar, mund t’i shpëtonte fatit tragjik, duke mundur një kopshtar në një garë nëpër kopshtet e pallatit.

Zyrtari thirrej në një takim me krye-kopshtarin dhe pas shkëmbimit të përshëndetjeve, vezirit do t’i dorëzohej një gotë sherbet e mbuluar me akull. Në qoftë se ajo ishte e bardhë, sulltani i kishte ofruar atij edhe një shans. Në qoftë se ajo ishte e kuqe, ai do të ekzekutohej. Sapo shihte sherbetin, veziri duhej të niste vrapin me sprint.

Ai vraponte nëpër kopshtet e pallatit, nëpër hijet e selvive dhe reshtave me tulipanë, i ndjekur nga sytë e fshehur prapa portave dhe dritareve të haremit. Gara përfundonte tek Porta e Tregut të Peshkut në anën tjetër të pallatit. Nëse veziri mbërrinte tek porta përpara kryekopshtarit, ai thjeshtë dërgohej në mërgim dhe nuk vritej.

Por kryekopshtari ishte më i ri dhe më i fortë, dhe zakonisht ndodhte që ai e priste me litarin e tij të mëndafshtë.

Kështu që, shumë pak vezirë ia dolën, duke përfshirë Haxhi Sali Pashën, veziri i fundit që u përball me garën e vdekjes. Ai u përgëzua dhe më pas u bë guvernator province.

Turma

Pavarësisht se teorikisht ishin të dytët pas sulltanit, vezirët e mëdhenj zakonisht ekzekutoheshin ose i hidheshin turmës kur diçka shkonte keq. Nga kjo ka ardhur shprehja “kokë turku”.

Sulltan Selimi ndryshoi aq shumë vezirë të mëdhenj, saqë filloi të mbajë një ditar. 

Vezirëve u duhej gjithashtu që të qetësonin popullin e Stambollit, të cilët ishin të prirur të marshonin në pallat dhe të kërkonin ekzekutime, sa herë që diçka shkonte keq. Një vizitor britanik i shekullit të 18-të vërente se “kur një ministër këtu nuk u pëlqen njerëzve, brenda tre orësh, ai hiqet zvarrë dhe i presin krahët, kokën dhe këmbët”.

Njerëzit nuk kishin frikë të sulmonin pallatin nëse kërkesat e tyre nuk plotësoheshin. Në vitin 1730, një ushtar i rreckosur me emrin Patrona Ali udhëhoqi një turmë që hyri në pallat dhe mori kontrollin e perandorisë për disa muaj.

Ai u qëllua për vdekje, pasi u përpoqë që të bënte sundimtar të Vllahisë, një kasap të cilit i kishte para borxh.

Haremi

Haremi Perandorak përbëhej nga deri 2000 gra, shumica prej të cilave të blera apo rrëmbyera si skllave, që shërbenin si gra apo konkubina të Sulltanit. Ata mbaheshin të mbyllura, dhe nëse një burrë u hidhte sytë, kjo ishte vdekja e tij.

Vetë Haremi ruhej dhe drejtohej nga Kryeeunuku i Zi, i cili me kalimin e kohës e shndërroi pozicionin e tij, në një prej forcave më të pushtetshme të Perandorisë. Ka pak informacion për ngjarjet brenda mureve.

Thuhet se aty ka patur kaq shumë konkubina, saqë disa prej tyre as nuk arrinin ndonjëherë ta shihnin Sulltanin. Të tjera ia dilnin të fitonin edhe ndikim në drejtimin e punëve të Perandorisë.

Sulejmani i Madhërishëm ra çmendurisht në dashuri me një polake të quajtur Rokselana, u martua me të, dhe e bëri kryekëshilltare.

Ndikimi i Rokselanës ishte kaq i madh, saqë një Vezir i Madh dërgoi piratin Barbarosa në një mision të dëshpëruar, për të rrëmbyer bukurinë italiane Giulia Gonzaga, me besimin se vetëm ajo do të mund t’i afrohej sharmit të Rokselanës. Plani u zbulua nga një italian i guximshëm, i cili hyri në shtëpinë e Giulias dhe e mori me kalë, përpara se të vinin piratët.

Pasi e falënderoi që e shpëtoi, Giulia thuhet se kërkoi që ai të vritej, për shkak se e kishte parë me këmishë nate.

Ky veprim e bëri të fitojë admirimin e gjithë Italisë.

Ish-konkubina Kosem arriti edhe më shumë ndikim se sa Rokselana. Me kalimin e kohës ajo udhëhoqi perandorinë në emër të birit apo nipit. Derisa ndeshi në nusen e saj, Turhan, e cila urdhëroi që vjehrra të mbytej me një perde, përpara se t’i merrte vendin.

Haraçi i djemve

Një nga karakteristikat më famëkeqe të sundimit të hershëm osman ishte devsirme-ja (“thirrja”), një haraç që paguhej me djem të rinj nga shtete të krishterë të Perandorisë. Shumica e djemve regjistroheshin në Korpusin e jeniçerëve, ushtria e skllevërve-ushtarë që ishin në ballë të pushtimeve osmane.

Haraçi kërkohej jo rregullisht, por në varësi të nevojave që mund të kishte për fuqi punëtore dhe në shënjestër ishin djem të moshës 12-14 vjeç, kryesisht nga Ballkani.

Zyrtarët osmanë mblidhnin të gjithë djemtë në fshat dhe kontrollonin emrat e tyre me regjistrat e pagëzimit nga kishat vendase. Ata pastaj zgjidhnin më të fortët. Djemtë më pas grupoheshin dhe marshonin për në Stamboll, teksa më të dobëtit vdisnin rrugës.

Osmanët prodhonin një përshkrim të detajuar të çdo djali, në mënyrë që ata të gjurmoheshin, nëse arratiseshin.

Në Stamboll, djemtë bëheshin synet dhe konvertoheshin me forcë në Islam. Më të pashmit apo inteligjentët dërgoheshin në pallat, ku  trainoheshin për t’u bashkuar me elitën perandorake. Këta djem mund të aspironin për të arritur gradat më të larta, dhe shumë u bënë pashallarë ose vezirë.

Pjesa tjetër e djemve u bashkoheshin jeniçerëve. Së pari, ata dërgoheshin për të punuar në një fermë për tetë vjet, ku mësonin turqisht dhe bëheshin më të fortë. Në të njëzetat, bëheshin formalisht jeniçerë, ushtarë elitarë të perandorisë dhe i nënshtroheshin disiplinës së hekurt dhe indoktrinimit.

Ka pasur përjashtime për haraçet. Ishte e ndaluar për të marrë fëmijën e vetëm të një familje, apo bijtë e atyre të cilët kishin shërbyer më parë në ushtri. Sistemi i haraçit mori fund në fillim të shekullit të 18.

n.s. / dita

Share This Article
26 Comments
  • hahahahahaha
    Kush e ka shkruar kete, MOLOTOV ZEQO apo IMAGJINARI Marin Barleti?

    • He mo turkoshak mbetje e Ballabanit, ju vjen keq kur ju dalin sheshit prrallat me osmane e neo osmanizmem qe kerkoni te ngjallni te populli me i vjeter i Europes.
      Hikni mor mbetje gabele.
      Besu Skenderbe jua shypi kafkat mongole.

  • Ajo perandori shpetoi shqiptaret nga ferri grek dhe sllav..ke shqiptar ne greqi me?…nga zoter dhe shfrytezues te rajave u tretem dhe tani jemi kthyer ne jorgo e dhimo..po ku doni ju te shihni..ju ka errur syte urrejtja fetare

    • Cilet shqiptar shpetoi mo kafshe? Shqiptaret kishin 2000 vjet ne ato toka para se te vinin osmandhjeret.
      Shqiptaret do ishin bere mbreteri nqs nuk do ishin pushruar nga gabelet osmane dhe tradhetaret renegate si Ballaban pasha.
      Kur erdhen osmanet principatat e Arberit po shkonin drejt bashkimit. Lexoni histori dhe mos degjoni prrallat r neo osmaneve injorante.

      • Me nqs dihet cdo me thene..do me thene dajo dhe jo hallo…e vertete eshte se krijuan disa principata, po kjo pasi jorgot moren arratine nga kostandinopoja dhe ky ballabani ishte i pari qe ngriti flamurin ne bedenat e kostandinopojes..shqiptaret kane drejtuar politiken osmane me shekuj dhe me mijera dhe kur u thua turqve keshtu habiten kur u thua qe na keni pushtuar, pasi ata mendojne te kunderten nisur nga numri i dyte pas tyre ne perandori ne administrate..kur erdhen osmanet, arberi si nocion etnik ishte zona nga berati ne lezhe..kosova lengonte prej 200 vitesh nen pushtimin serb dhe as qe behet fjale qe skenderbeu te kete tentuar clirimin e tyre, pasi njihesin si trashegimi sllave dhe arberit po treteshin..kur iken osmanet shqiperia si nocion etnik shtrihej nga preveza ne mitrovice e podgorice..fol me gjuhen e fakteve dhe jo te kafshes

        • Shqiptaret nuk kane pas me shume privilegje nga serbet, cifutet, greket , armenet apo etni te tjera. Keto jane pordhet me rigon qe gatuhen ne mendjet e turkoshaneve. Kur pushtuan osmanet pricipata e Arberore shtriheshin ne jug deri ne Pelopnez dhe ne skajet me te largeta ne veri. Kosova vertet ishte nen pushtimin serb por serbet ne ate kohe ishin ne tkurje. Osmanet kane shkateruar me qundra keshtjella te trashegimise Shqiptare duke fshire fakte arkiologjike te rendesishme te trashegimise Ilire. Nqs nuk do ishim pushtuar do kishim mbreterine e pare shqiptare. Nuk ka rendesi kush do ishte princi arberor qe do te behej mbret. Dhe kur ishte duke cofur p.o. shiti Plaven e Gucine. Per pak sa nuk na ngeli Shkodra jashte per shkak te nje sharlatani si Esati. Janinen e shitu komandanti turk i cili nuk pranoi do mbroje nen flamurin shqiptar. Cdo te keqe e kemi nga turku qe sot jemi katandisur te ndare ne kater shtete. Deportimet dhe shkembimet e popullsive qe turqit bene me greket dhe sllavet spastruan etnikish zona te tera te banuar me shqiptare. Ju shofte raca e poshter e gabeleve.
          Egzistencen si shtet ja dedikojme vetem austro hungarise.

          • Hehehe vetem shqiptaret i thone pishtuesit shpetimtar. Keta dallkauket e sotem turkoshake na thone se na shpetoi nga asimilimi serb ! Po si na shpetoi si shqiptare ? Per burra te mire apo se ishim te vetmit qe u kovertuam ne muslimane ne mase ? Te njetat privilegje paten dhe individe nga popuj te tjere qe u kovertuan. Te gjithe muslimanet ishin me te privilegnuar ne perandori ku nuk kishte rendesi se kujt kombi i perkisnin. Edhe po pati disa ushtarake me shume shqiptare ishin per shkak se shqiptaret dine te luftojne dhe jo se ishin shqiptaren . Kjo ishte perandoria e dhjere osmane qe na shkeputi nga rilindja europiane dhe na zhyti ne erresiren anadollake.

          • Persa i perket privilegjeve..ku e bazon qe kane pasur njelloj me serbet? Shqiptare kane qene pothuaj 40 kryeministra dhe lere pastaj ministra, ushtarake, administratore..dhe faktet jane te shkruara ne arkivat osmane dhe nuk jane te shpikura..sa per arvanitet ata shtriheshin ne peloponez por jo si principata politike arberore por si popull luftetaresh ne sherbim ose te bizantineve ose te venecianeve..principatat e mirefillta arberore ishin ato te shpatajve dhe loshajve ne jug deri ne preveze..aty ku kishte shqiptare ortodokse ne 1913 por qe greket ua shplane trute dhe i kthyen ne eline dhe i nxiten te masakrojne camet myslimane qe ti mund ti quash edhe turq por qe ishin dhe jane shqiptare…ti thua qe serbet ishin ne tkurrje..ku e bazon kete?serbet ishin aq te forte ne kete kohe sipas Marin Barletit burgosen ne kthim Janosh Huniadin dhe i detyruan hungarezet ti jepnin qytete serbeve..ku e bazon ti tkurrjen serbe..apo e bazon te miqesia qe kishte Gjergj Kastrioti me ta..serbet edhe sot po mos jete amerika vijne e bejne shurren ne Durres brenda dites..skemi pasur kurre ne kellqe me ta..dhe skemi per te pasur ne kuptimin shteteror…osmanet nuk kane shkaterruar keshtjellat dhe aq me teper ne kuptimin e trashegimise pasi sju interesonte fare kush ishin iliret..ketw e kane bere serbet..greket ..maqedonet…
            persa i perket plaves dhe gucise..osmanet nuk i mbronin dot dhe prandaj i lane..dhe habitem..perderisa i quan pushtues zaptues..perse pretendon te te mbronte..nese quhesh i pushtuar, quaje veten te shitur qe ne fillim..por ne kete periudhe perandoria osmane ishte ne renie dhe skish mundesi te mbronte me, por kjo eshte deshmi e mbrojtjes 5 shekullore qe na ka bere..pasi ne te paren qe akuzojme jane osmanet sikur ata sna linin te mbroheshim vete!!Shkodrwn e mbrojtwn bashke shqiptar dhe turq dhe komandantin osman e vrau nje shqiptar dhe sna e kane fajin osmanet por vetja..sa per janinen.janina u mbrojt tejet cdo mundesie dhe kur u dorezua po hanin ushtaret shojet e kepuceve..aty eshte ..shko dhe merre me flamurin shqiptar..po ne smbrojme dot keto qe kemi..sa per spastrimet..cfaj ka turku qe shqiptaret deshen dhe shkuan….turku ishte dhe eshte shtet me vete dhe shikonte interesat e tij..fajin ta ka serbi dhe greku qe i perzinte dhe jo turku qe i pranonte..dhe sa per epilog…ti prap vazhdon dhe flet me nese..nese..nuk eshte historia me nese..halla e shkrete e kupton sh mire kete

          • Sa per privilegjet shikoi te dhenat e perandorise dhe do shohesh se serbet kane pasur me shune vezire se ne. Te sfidoj per kete qe te them.
            Ne perandorine bozantine shqiptaret e quajtur stratiote kishin privilegje te vecanta per shkak te shpirtit luftarak te shqiptarit. Eshte e vertete qe ashtu si ne p.o. ata thirreshin ne lufte por kjo nuk i la penguar per te pasur zoterime te tyret ate qe p.o ja hoqi si te drejte shqiptareve. Perandoria osmane hyri fillimisht si mercenare ne lufterat e princave te arberit me njeri tjetrin dhe pasi ndihmonte njeren pale kunder tjetres me kalimin e kohes u kerkonte vasalitet dhe me pas u hiqte dhe vasalitetin dhe i sundonte perfundimisht gje te cilen perandoria bizantine nuk ariti ta bente dot me shqiptaret. Edhe me venecianet dhe bizantinet shqiptaret kane vepruar njesoj si me osmanet me pas duke i perfshire ne luftrat midis tyre.
            Ke haruar dhe Gjin Bue Shpaten e Camerise pa permendur.
            Une si quaj kurre camet muslimane turq se nuk jam grek por as ortodokset shqiptare nuk i quaj greke.
            Osmanet dhe greket kane lozur me percarjen fetare midis shqiptareve duke i hedhur ne armiqesi midis tyre. Shqiptaret jane te ligjte e vetes dhe gjithmone kane luftuar njeri tjetrin ashtu si bejne dhe sot. Ushtaret e Ali Pashes ishin ata qe bene revolucionin fetar arvanitas qe nga greket u quajt revolucioni grek.
            Suljotet ishin shqiptare dhe nje suljot si Bocari beri dhe spastrimin etnik ne Cameri qe ishte Napolon Zerva. Feja i ka percare gjithmone shqiptaret ashtu sic perpiqen per percarje ta perdorin dhe sot neo osmanet dhe filogreket.
            Serbet ishin ne tkurje kur u pushtuan tokat e Arberit e Epirit serbet ishin ne veriun e Shqiperise se sotme dhe kishin vetem Kosoven. Shiko hartat e kohes se pushtimit dhe shtrirjen e serbeve ne ate kohe..
            Janushin e tradhetoi Brankovici i Serbise i cili je ate kohe i kishte dhene per grua sullranit vajzen e tij dhe bijete e Brankovicit te Serbise i benin pushimet ne oborin e sullranit dhe dilnin per gjah me te.
            Gjergj Kstrioti nuk kishte miqesi por lidhte aleanca lufte. Ne ate kohe aleancat midis princave e mbreterve ishin te natyrshme. Gjithe mbreterite e Europes jane te lidhura me aleanca midis tyre krshqish etj. Perball rrezik ne ritje osman keto aleanca ishin te nevojshme por historia tregoi qe Skenderbeu nuk u be dot kurre aleat me serbet , perkundrazi serbet u bene aleatet me te medhenj te osmaneve pasi hbjes se tyre perfundimtare me betejen e fushe Kosoves me 1389 dhe renies se Hunjadit dhe Vladit te Vllahise.
            Serbet kurre nuk i dhane ndihme Skenderbeut.
            Serbet vertete e bejne shurren ne Durres por kjo vjen per shka se shqiptaret sic te thashe dhe me lart jane popull i percare dhe percarjen me te madhe e kane nga feja. Pervec karamterit krahinor dhe individualist. Ne osmanet na penguan qe te ndertonim mbreterine tone dhe te riteshim me ndergjeghe kombetare ashtu shtetet e sotme dikur kane qene mbreteri.
            Serbet nuk do mundeshin dot kurre te perballeshim me shqiptaret ( edhe pa kosovarte ) ne kohen e ushtrise se Enver Hoxhes. Une sjam as komunist dhe as ateist por ne kuptimin e ndertimit te shtetit nuk eshte faji i askujt vecse i yni.
            Egzistojne dokumenta edhe per kete te sfidoj qe osmanet e kane pasur politike te tyren shkaterrimin e trashegimise se shqiptareve. U interesonte madje shume bile. Diskutohet per mijera keshtjella te rafshuara nga osmanet ne te gjitha viset e banuar nga shqiptaret dhe mijerat nuk jane aspak shifer e fryrem.
            Sa per Plaven e Gucine osmanet te detyruar nga traktati i Shen Stefanit u vune perball zgjedhjesh. Te japin toka Rusise buze detit te zi apo toka te tjera dhe ata zgjodhen ti falin kanakarit te Rusise , Malit te zi , Plaven e Gucine.
            Por perderisa nuk na mbronin dot atehere perse nuk na leshonin ? Te ghitha kerkesat e patrioteve ne ate kohe ishin per autonomi dhe jo per pavaresi pasi dhe ata e kuptonin se nuk mund ti benin balle te gjitheve por osmanet me fanatizem nuk na leshuan deri ne fund ashtu sic bene me greket, serbet e bullgaret, derisa na terhoqen pas ne humneren ku po binin vete. Ne u coptuam si pjese e p.o dhe jo si shqiptare.
            Shkodren e mbrojten vete me shqiptaret , po, por shqiptar ishte dhe Esat Pasha i cili pasi vrau Ibrahim Pashen nepermjet Osman Balit plehres se tij vrasese mori kamanden e ushtrise. Dhe arsyeja qe Esati turkoshan e vrau komandanti turk ishte se komandanti turk kishte rene dakort me te gjithe shqiptaret dhe ata katolike tabroninShkodren nen flamurin shqiptar dhe jo ate turk. Dhe Esati e shiti per para te malazezer derisa preshoni austrohungarez i detyroi malazezer ta leshojne Shkodren.
            Te njeten gje kerkuan dhe shqiptaret ne Janine qe Janina te mbrohej nene flamurin shqiptar qe qeveria e Vlores te ankohej te austohungarezet perkeahesit e shqiptareve se po sulmohej Shqiperia sipas fjales te dhene nga ta se do i dulnin ne krah ashtunsinper Sgkodren por aty komandanti turk nuk pranoi te ule flamur turk dhe te ngreje ate shqiptar edhe pas kerkese se Mitat Frasherit te cilin I.Qemali e dergoi per ta bindur.
            Sa per spastrimet asnje shqiptar qofte i Kosoves apo Camerise nuk ka ikur me deshire nga tokat e tyre. Traktati i Lozanes beri dhe shkembimin e popullsive ku turqit te interesuar te debonin greket pranuan ” turqit muslimane shqiptare” se ne Cameri e Thraki nuk kishte turq qe ti debonin dhe gheten muslimanet shqiptare. Turqve u interesoi se spastruan te krishteret greke. Po keshtu dhe me qeverine Jugosllave te Titos. Mbi 1.000.000 shqiptare te Kosoves etj u deportuan ne marreveshje me Turqine ne Turqi.
            Dhe meqe nuk flet me nese nga e di ti e te tjere qe shqiptaret nqs nuk do kish ndodh pushtimi osman nuk do ishin si sot po aq te zhvilluar sa popujt e tjere te Europes dhe se rilindja europiane nuk do ishte perqaduar dhe nga ata? Nuk eshte rastesi qe popujt e pushtuar te Ballkanit dolen me te prapambeturit ne Europe nga erresira turke.
            Egzistencen e kombit ne ja njohim vetem austro hungarise dhe SHBA me pas qe nuk lejuan nje coptim te dyte me 1925.
            Ne 500 vjet p.osmane u shtuan vetem 150 km rruge gomari. Ne 2 vjet te qendrimit austrohungarez ne Shqiperi u shtruan te gjitha rruget qe Shqiperia inpati deri ne vitetet e fundit te monizmit. U hapen 200 shkolla shqipe ate qe p.osmane nuk na e lejoi kurre nje albabet tonin te mesonim dhe shkruanim ne gjuhen e nenes por na la ne dore te klerit grek e sllav qe shkollen e perdori per qellimet e tyre shovinoste.
            Po si ka.mundesi qe ende mbroni ate perandori qe fati i historise na takoi ta kishim mbi shpine per 500 vjet kur sot do duhet te ishim pjese e naturshme e Europes. Kane hyre ne Europe sllave e bullgare dhe ne qe jemi geni me i vjeter i kontinentit flasim akoma per mongolet azjatike dhe pushruesit i quajme shoetimtare. Popull me vetshkaterues s ne nuk ka. Te jesh musliman or mik nuk te thote askush kur gje por turk pse do te jesh o derdemen ? Cte lidh me ato fise te largeta azjatike?

          • Te mbrosh te verteten nuk do te thote te jesh turk..por e rithem..nuk na shkulen turqit nga vatrat por greket dhe serbet dhe ceshte me e bukura, ata shkulen vetem myslimanet dhe kjo ka ndodh tani ne shek e 20..sepse po te kishte ndodh me heret ju do thonit qe greket dhe serbet skan pas mundesi ti benin, pasi do ishin kaq te dobet.. dhe seren tuaj e kursyen..cudi e madhe..kaq shum ju duan ata juve..dhe une nuk ofendova njeri..po ckeni qe ju nervozojne fjalet e mia..po une skam pse nervozohem..po atij qe i djeg le ta mbaje..dhe ju ju djeg e verteta..sepse ne emer te kryqit eshte masakruar ky komb..dhe me thoni nje masaker qe i kane bere turqit shqiptareve dhe si pasoje te kene sjelle turq..une ju them me qindra qe ata kryqtaret tuaj i kane bere shqiperise

    • o mojsi
      ajo perandori e shkërdhyer deri në palcë krijoi greqinë dhe sërbinë me shqiptarë të dhejrë si puna tënde!!
      ti je turk,prandaj nuk të futa ke ata të dhjerët e tjerë!!
      o copë mishi “rajatë” nuk ishin gjë tjetër veçse shqiptarë të krishterë që shfrytëzoheshin nga shqiptarë ish krishterë por që për leverdi financiare u bënë myslymanë dhe shfrytëzuan vëllezërit e tyre!!
      çna mbytën idiotët!!
      debil,këta që ti quan “shqiptarë”shfrytëzues,këthehen sot në jorgo e dhimo,sepse nuk e kanë problem ta dredhin për pes aspra!!
      mos vallë ti lutesh çdo ditë që sulltani neo osman i marmarasë të të bëjë prap “shfrytezues te rajave”??pra të atyre pak shqiptarëve të mbetur të krishterë??
      hy qënje të qelbura,qënje që nuk do të zhdukeni kurrë!që shumoheni çdo ditë e më tepër!!

      • Vete menyra se si flet..me mllef tregon thjesht injorancen..ik e fol me shoket e tu me kete gjuhe..se me argumenta shkencore sja vlen..pasi te ngeli m.ti te goja..dhe e qelbe debatin

      • Greqine dhe serbine nuk i krijoi perandoria osmane por europa dhe ishte europa qe na coptoi ne 1913..sa per rajate..raja ishin ata qe ndryshw ketu njiheshin si bujq..shqipraret vetem ne pakice ishin bujq, pasi pjesa derrmuese jetonte ne male neper pronat e veta..rajat ishin greket..dhe sh mire ja u kane bere qe ja u kane hipur per 400 vjet, pasi menjehere sapo u cliruan u drejtuan kunder shqiptareve..ore ju jeni te habitshemm..greket dhe serbet shfarosen me mijera njerez e qindra vendbanime dhe ju ju ka ngel mendja te mongolet dhe arabet..jeni te paditur dhe te verbuar nga urrejtja mesjetare nderfetare, perderisa shani e mallkoni..flisni ore me qetesi…une them na kane vrare e djegur te krishterwt ballkanas ju thoni jo..e ka fajin turqia..une sjam turk..jam shqiptar..po jam dhe i lire ne mendime dhe jo fanatik si ju qe vec mllefit asnje te vertete sdini te thoni..une spo ngre osmanet ne qiell..por po bej krahasimin me te krishteret dhe osmanet..vellezerit tuaj na grine sapo ju dha rasti..dhe une po shaj greket qe na ndryshojne emrat kurse ti shan shqiptaret..me ke je..me greket apo me shqiptaret

        • Moisiu
          pas kësaj që shkruan “Greqine dhe serbine nuk i krijoi perandoria osmane por europa dhe ishte europa qe na coptoi ne 1913.”thua se “Vete menyra se si flet..me mllef tregon thjesht injorancen..”??
          a nuk e kupton ti or i mënçur se injorancën po e tregon tiiiiiii??a nuk e kupton ti se shqiptarë quan vetëm shqiptarët myslymanë dhe të tjetët për ty janë “RAJA”, pra për tu sunduar nga “shqiptarët e tu”??
          mor copa e të mënçurit,a e fut trurin në punë apo mendon me bythë??
          edhe nëse ka qënë si thua ti,debil dritëshkurtër dhe i paditur në ekstrem,”rajat ishin greket..dhe sh mire ja u kane bere qe ja u kane hipur per 400 vjet,”atëherë përse ankohesh që grekët të bëjnë të njëjtën gjë që u ke bërë ti??ku ndryshon ti nga ndyrësirat greke të sotme??askund!jeni i njënti mut,e njëjta ndyrësi njerzore!!
          e gjitha kjo e bazuar në “njohuritë” e tua të “thella”!
          copë idioti!!
          pale kur shtron pyetjen idiote”me ke je..me greket apo me shqiptaret”!
          unë jam me shqiptarët,por në asnjë mënyrë dhe asnjëherë me mbetje turqie si puna tënde!!asnjëherë me kërma që për bazë lidhjeje kanë besimin fetar dhe jo gjakun!gjithnjë me shqiptarët naim,gjon,vasil dhe arben!
          asnjëherë me ata që i ndajnë në myslymanë,katolik,ortodoks dhe ateist!
          të mjafton kjo lloj përgjigjeje mor njeri i trashë??
          apo si bije dot në fije fare??

  • Shembull i perkryer i demokracise, i cili na beri te humbasim te pakten 2/3 e trojeve e te luftojme njeri tjetrin…

  • Turqia nuk i ruajti,por i shiti trojet shqiptare si monedhe shkembimi,pas cdo disfate ne luftrat ruso-turke.
    Kete Shqiperi e kemi prej Austrise.

  • Sulltan Selimi ka prere aq koka veziresh sa ne ate kohe doli shprehja : ” A deshiron te behesh Vezir i Selimit !”

    Ha haaa dava e nje perandorie e cila mbijotoi per shekuj te tere mbi dhunen , veasjet , hilete , percarjet dhe duke perdorur besim fetar si politike pushtimi.

    ” Turku nuk te shikon ne sy , ne ndryshim nga shqiptari i cili ka nje pamje krenare dhe te shikon drejt e ne sy “, shprehej dilur nje kronikan europian qe vizitoi viset shqiptare ne kohen e perandorise osmane.

    Tani lexuesi mund ta beje vete krahasimin, midis natyres dhe karakterit te shqiptarit arberoro – epirot dhe koleres osmane qe ju imponua me dhune per 5 shekuj viseve shqiptare

    Respekti ndaj femres e cila te shqiptaret ishte nje priceshe me hijeshine e veshjes se saj me motive popullore. Dashurise per familjen, prinderit dhe femijet qe per shqiptaret , familja eshte e shenjte. Karakterit te tyre burreror e luftarak por njekohesisht te ndjeshem e bujar edhe pse inatçor deri ne ekstrem dhe karakterit prej hiene gjakatare te nje perandorie aziatike.

    Gjithsesi shqiptaret edhe pas 500 viteve sundim osman fale epopese 25 vjecare Skenderbejane dhe ” Rilindasve ” tane te ndritur munden te ngrene vetedijen e tyre kombetare dhe te krijone shtetin e tyre te ri si shtet por me i vjetri si komb.

    Edhe pse sot egzistojne ende trushplare qe nuk dallojne dot te qenit musliman shqiptar nga politika anti shqiptare e neo – osmanizmit , muslimanet e mire shqiptare i ruajne me fanatizem traditat e tyre ne interes te kombit dhe Atdheut. Muslimanet e mire shqiptare dine te jetojne ne paqe me vellezerit e tyre te krishter si bij te te njejtit gjak. Harmonia fetare eshte dhe do te mbetet vyrtyti me i çmuar i popullit shqiptar.

    Ne sot po jetojme ne kohe te veshira kur armiku i vjeter 500 vjeçar komploton me sllavet e greket si dikur perandoria osmane me patriakanen e Stambollit.
    Gjithmone keta e kane gjetur gjuhen me njeri – tjetrin kunder shqiptareve. Si rjedhoje e keryre marreveshjeve shqiptaret humben 2/3 e tokave te tyre shekullore te ndara ne kater shtete. ” Perca e sundo ” ka qene dikur motoja e osmaneve dhe e tille eshte edhe sot pas 500 vjetesh. Feja perdoret prej tyre qe politika neo osmane te zeje vend ne mendje te pakulturuara e lexuara, duke vazhduar ti quajne muslimanet turq , ortodokset greke apo sllave dhe katoliket latine ! Jo pa qellim keto vemje anakronike qofshin neo osmane apo filo greke bizantine e sllave perpiqen te denigrojne e ofendojne simbolet e kombit dhe heronjte e tij. Per ta pengesa me e madhe eshte patriotizmi i shqiptareve te vertete te cilet i bashkon flamuri kuq e zi. I bashkon Skenderbeu, Krokodil Kava himarjoti, Leke Dugagjini, Mojsi Golemi, Gjin Zenebisht zot i Gjirokasteres e Gjin Bue Shpata zot i Çamerise, Ismail Qemali, Isa Boletini, Ded Gjo Luli, Idriz Seferi, Bajram Curi, Mit Sokoli , Birbilenjte, Selam Muasai, Azem e Shote Galica, Çerçiz e Bajo Topulli, Mihal Grameno, Papa Kristo Negovani e kleriku luftetar Ballamaçi, Themistokli Germenj e qindra luftetare te tjere te Kombit qe i luftuan njesoj bashibozuket dhe renegatet e tyre turq, greket dhe sllavet pa permendur plejaden e ” Rilindasve ” tane te medhenj duke filluar me Jeronim De Raden , vellezerit Frasheri e deri te Fishta i madh.

    Ky popull i lashte i beri balle romakeve dhe nuk u asimilua. I beri balle bizantineve dhe nuk u asimilua, i beri balle bullagereve dhe nuk u asimilua , i beri balle serbeve dhe nuk u asimilua, i beri balle osmaneve dhe nuk u asimilua , atehere si munder valle qe disa trushplare te pretendojne sot te ngjallin perandorine e vdekur osmane ne viset e Arberit !!???

    Ainshtaini thoshte : ” Nqs per universin nuk jam i sigurte a ka nje fund , per budallalluken jam i sigurte qe nuk ka fund !”

    Perpara Shqiperi e Kosove drejt rruges tende te natyrshme te BE , si populli me i vjeter ne Europe.

    Sado te dridhen e perdridhen politikanet tane ne hall dhe ata ne Hollande a gjetke askush nuk i ndalon dot shqiptaret te hyjne ne shtepine e tyre qe Zoti dhe historia u ka caktuar ! Bashkimin Europian.

    Ne fund per mbyllje nje prove shkencore qe nder dejet e shqiptareve rrjedh gjaku i Ilireve.

    Se fundmi eshte bere nje test i ADN per popujt e Ballkanit nga nje institut prestighoz i gjenetikes ne Zvicer me nje kapjon prej 600 meshkujsh shqiptare ne te ghithe Shqiperine veri – jug dhe ka rezultuar se : 80 % e tyre trashegojne gjene te Ilireve, 19 % jane te perzier me sllave dhe 1 % me popuj te tjere.

  • Jemi te gjithë atdhetarë dhe do të donim të gjithë të ishim vërtet të perparuar dhe me histori të lashtë
    dhe do të ishte gëzim i madh sikur të ishim populli më i vjetër ne Evropë.
    Historia e popujve ,është e lidhur me gjurmët e lëna ndër shekuj siç janë
    gjurmët e Faraoneve të Egjiptit të lashtë,shkrimet e filozofisë dhe kulturës greke,
    apo shkrimet,traktatet dhe veprat arkitektonike,inxhinjerisë apo legjizlative të perandorisë Romake.
    Këto kultura ,besomëni,i kanë gdhendur në gur,obeliske dhe basorilieve,gjithshka
    vien sot si dokumentacion i pakundërshtueshëm dhe i pranuar jo vetëm nga arkeologët apo
    inxhinjetër por edhe artistët dhe juristet.
    Ku janë keto vepra apo dokumente qe provojnë që jemi më të vjetrit përveçse në dëshirat tuaja ?
    Sa për perandorinë osmane,është e vertete që shpetoi trojet e sotme shqiptare nga asimilimi
    dhe nenshtrimi ndaj sllavëve dhe grekëve.
    Vetëm nga urrejtja ndaj njeri tjetrit,nuk na shpëtoi dot perandoria dhe nuk na shpëton dot askush.

    • Po te jesh turkoshan nuk i shikon ose me sakte mendjet e mbyllura nuk lejojne te depertoke drita e qyteterimit tone te lashte Iliro – Arberoro – Epirote Shqiptare. Historia aty eshte. Hap mendjen dhe largo turkun nga mendja dhe do e shohesh. Shikojo kalate e Ulqinit, Shkodres, Komanin, Lezhes, Krujes, Petrelen, Manastirin, Prezen , Apollonine, Bylysin, Durahun, Gjirokastren, Butrintin Antigonene, Prevezen etj etj Cte duken keto histori osmanesh ?

      • O i dhier brez pas brezi..po me thuaj nje kryengritje ortodoksesh ne shqiperi gjate shek 18-19..vetwm ata qe ju i quani osmane e turkoshake e mbajten kryengritjen ndezur..te gjitha ishin kryengritje myslimanesh..po si mund te jene myslimanet mbetje osmane, kur eshtw fakt..atje ku mbeten ortodokset sngeli asnje shqiptar..shembuj..ne cameri..ne mal te zi..ne maqedoni..ne kosove nuk ka asnje shqiptar ortodoks dhe kjo jo se ska pas por jane kthyer ne serb..prandaj e them me krenari..shyqyr Zotit qe na beri myslimane se perndryshe do kishim harruar kete gjuhe hyjnore dhe me shtysen e gjarperinjve greke dhe bizantine do ishim si ju..gati per tu kthyer ne grek

        • Po ku i kam permendur muslimanet une o Krenar ?
          Kam thene turkuoshan dhe jo muslimanet. Muslimanet shqiptare jane vellezerit e mi ashtu si dhe te krishteret. Por jo turku e as greku. Po pse o Krenar kokeboshi mendon se kur ke thene turk ke share muslimanet? Osmanet ishin armiq. Armiq ishin dhe Venecianet kur na sulmonin.
          Po ku ka patriot o Krenar qe ti ndaje shqiptaret ne musilane e te krishter? Kete e bejne vetem armiqte e tyre.
          Te jesh krenar o Krenar qe je musliman. Pa dyshim.

    • Po si ore spaskemi histori ne ? Po Agroni, Bardhyli, Tuta , Genti.. cfare ishin? Po shqiptaret i kane dhene dy Pape Romes. Kostandini i madh ishte nje Dardan nga Nishi. Justiniani I ishte shqiptar. Aleksandri i madh kishte tre gjusher shqiptare. Greket e lashte e kane shkruar historine me heronjte tane. Akil kembeshpejti tregonte vete se sa qytete greke te armikut ( sipas tij ) kishte shkateruar. Por ne mbi te gjitha kemi gjuhen. Lush ne bote vec nesh e flet kete gnuhe te lashte para helene ? Ne deget e gjuhe indoeuropiane shqipja, armenishta dhe greqishtja jane dege me vete ne gjuhet e popujve te Europes. Po ju mohuesit i dini mire keto gjera. Ju nuk flisni per njerzit e lexuar ju flisni te bindni injorantet qe nuk kane lexuar nje liber ne jeten e tyre dhe per tja bere me te lehte mohimin e historise te shqiptareve ja ngateroni me besimin fetar.
      Shqiptare lexoni lobrat e Eleni Kocaqit se do bindeni me fakte per historine tone te lavdishme.

  • E di cjane keta turkoshaket ? Jane fare me e keqe se greket dhe sllavet. Ortodokset shqiptare te pakten nuk thone se jane greke apo sllave ndresa tukoshaket thone se jane turq dhe urrejne ata qe thone se jane shqiptare dhe historne e shqiptareve.

  • Komente interesante megjithse jane larguar artikullit qe flet per ferrin e Sulltanatit Osman. Sulltanet e perandorise Osmane nga faktet historike te permendura ne artikull , ishin njerez gjakatar dhe mizor .
    Jam Sulltan mbret i vertet
    Shoke te tjere nuk kam ne jete
    Egersire si ariu
    hengar dhe une mish njeriu
    Myslimane dhe te krishtere
    Kam çuar ne ate jete
    Me shume seç vdiqene vete

    Keshtu e pershkruan ,jo pa te drejte , A.Z.Çajupi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *