Njeriu është e vetmja krijesë që refuzon të jetë ajo çfarë është./“I revoltuari” A. Kamy
Tek “I revoltuari”, Albert Kamy shkruan: “A e justifikon qëllimi mjetin? Kjo është e mundshme. Por atëherëkush e justifikon qëllimin? Kësaj pyetjeje, mendimi historik i nxjerr revoltën që i përgjigjet sërishmi: Mjeti.
Kjo dukuri është përsëritur shpesh herë në historinë njerëzore. Pjesa më e madhe e doktrinave të ndritura janë përqëndruar tek qëllimi duke harruar mjetet e përdorura, gjë që në finale, kanë bërë që të dështojë edhe vetë qëllimi. Revolucioni francez është shembull i këtij paralelizmi. Për mosgjetjen e duhur të mjeteve adekuate, idetë e tij morën më shumë se një shekull për t’u rrënjosur në mendësinë e njerëzimit. Dhe kjo erdhi pikërisht nga mospërputhja e qëllimeve të tij kaq humane me mjetet e përdorura që dilnin kaq inhumane. Shpesh herë doktrinat e mëdha, nga mosaftësia për të përdorur mjetet përkatëse të të shprehurit të tyre, shndërrrohen në monstra po aq të mëdha që kanë tendencën të gllabërojnë dhe vetë krijuesin e tyre.
Muajt e fundit si rezultat i kërkesës së vetë kohës, qeveria Rama ka ndërmarrë një serë reformash ku përvijohen dy shtylla kryesore: nga njera anë lufta kundër informalitetit dhe nga ana tjetër lufta kundër korrupsionit. Në doktrinë, për të dyja këto objektiva, shoqëria shqiptare në pjesën më të madhe të saj, i gjen të domosdoshme. Por në aplikimin e tyre shpesh herë ajo ndeshet me një vullnet të nxituar. Në lëmin e informalitetit, reforma e kryer kundër informalitetit të energjisë (shlyerjes së detyrimeve të qytetarëve, subjekteve ekonomike, organizmave shtetërorë karshi shpërndarësve të energjisë), tregoi dukshëm që, kësaj reforme, pavarësisht nga disa nxitime të pjesshme, i kishte ardhur koha.Por nuk mund të themi më të njejtën siguri që reforma pasuese kundër informalitetit të bizneseve u krye me të njejtin efikasitet. Të kryesh reforma ekonomike do të thotë të shikosh edhe faktorin social, do të thotë të kesh parasysh edhe pjesën e konflikteve sociale, do të thotë ta studiosh reformën në të gjithë thellësinë e saj. Një nga qëllimet e çdo qeverie, përveç mbarëvajtjes së mekanizmave të pushtetit dhe të shtetit, është dhe ngritja e standartit të jetesës së qytetarit dhe jo e kundërta.
Ligjet ekonomike janë një realitet objektiv, që do të thotë që ato ekzistojnë jashtë dhe pavarësisht ndërgjegjes tonë. Të gjithë ata që mendojnë se me një të rënë të lapsit do të arrijnë t’i kontrollojnë dhe t’i ndryshojnë, duke mos parashikuar pasojat, tregojnë se nuk kanë njohuritë e duhura në këtë fushë.
Krizat aktuale që ndodhën në botën perëndimore treguan se dy faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e standarteve të jetesës së qytetarëve janë puna dhe kapitali. Në vendet e zhvilluara perëndimore, pas krizës së 2008-s por edhe më përpara, industria financiare ështëparësi e dyshimtë. Francezi Zhan Tirol me çmim Nobel të 2014-ës, në veprën e tij “Analiza e fuqisë së tregut dhe rregullimit” e krahason tërheqjen e fondeve në bazë të taksimit të punës dhe kapitalit, si largim fondesh nga jeta reale dhe dhënien e tyre financës, si nxjerrjen me shiringë të gjakut nga trupi i njeriut për të pasuruar bankën e gjakut të spitalit.
Për shumë arsye në kohën tonë duhej të ndodhte e kundërta dhe që sipas mendimit të tij, shteti duhet të shërbejë si negociator pikërisht për të injektuar kapitale në treg me qëllimin e mbajtjes së njërit nga tre motorat e rritjes se prodhimit, që është konsumi, dhe jo e kundërta. Një tkurrje kaq ekstreme ekonomike të kujton epokën e tufëzimit të Enver Hoxhës. Sigurisht domosdoshmëria për të cilën pagesa e interesit të borxhit karshi institucioneve financiare del si një imperativ përpara qeverisë shqiptare por, a është më se i mjaftueshëm ky imperativ të shërbejë si arsyetim deri sa të taksohen edhe ato biznese të cilat me shumë vështirësi sigurojnë të ardhurat jetike? Apo që varfërimi i tyre do të shërbente si shkak i krijimit të konflikteve sociale.
Pas veprimit duket që qeveria Rama e kuptoi nxitimin e saj në lidhje me këtë aspekt të punës dhe vendosi ta çlirojë këtë pjesë të shoqërisë nga sistemi i taksave. Por përse kjo nuk u kuptua dy muaj më parë?!
Marrëzia e madhështisë
Gjithashtu shihet qartë përpjekja e bërë horizontalisht në të gjithë pjesën më të madhe të shoqërisë shqiptare për të rrënjosur nocionet e respektimit të rregullave të shtetit të së drejtës dhe largimit nga ajo mendësi e vjetër që, këtu forca e shtetit nuk do të ndihet kurrë. Kjo, parë në reformën e bërë në transportin rrugor dhe reformat e tjera me karakter administrativ. Por të bie ndesh fakti tjetër kundërshtues që duket si një dëshirë absurde për të inkriminuar gjithë shoqërinë. Thuajse në çdo moment ndeshemi me dëshirën e pakuptueshme të policisë për kontroll, vendosje gjobash apo siç ka dalë shprehja e re e preferuar “Duhet të dalësh në komision”. Në këtë dallgë të re është shumë e vështirë të kërkosh zbatimin e rregullit të proporcionalitetit të aktit të kryer me dënimin përkatës. Deri para pak ditësh kjo shoqërohej nga një propagandë e Ministrisë së Punëve të Brendëshme ku si me një mburrje të marrë, në axhanset e vogla të njoftimeve, në median elektronike, në titra dalin në mënyrë të vazhdueshme: kaq u arrestuan për drejtim automjeti, kaq të tjerë për thyerje rregullash, për trafiqe të ndryshme dhe kjo dukuri po del gati – gati si një farsë ku po në të njëjtin minutazh del njoftimi i arrestimit të një berberi që s’ka kasë, i një bukëpjekësi që nuk ka mundur të presë kuponin tatimor, i dikujt tjetër që s’ka pasur mundësi të paguajë faturat e dritave në të njejtën vlerë informative si dhe krimineli apo trafikanti. Kujt i shërben gjithë kjo dëshirë për të inkriminuar në gjerësinë e saj shoqërinë shqiptare?! Në sens, çdokujt tjetër por jo qeverisë! Dhe si paradoks absurd, të gjitha këto lajme dalin nga zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nëse do të karikaturonim këtë situatë në nivelin e një barcalete që qarkullon kohët e fundit, ku një punëdhënës, në njerën nga pyetjet e intervistës së kandidatit për punësim, i thotë: a jeni i dënuar më pak apo më shumë se dy vjet? Përse? – pyet aplikanti i çuditur. Punëdhënësi përgjigjet që nën dy vjet pranohesh në punë, sepse janë thuajse të gjithë të dënuar.
Rreziku më i madh i çdo shteti është pushteti, thotë Monteskië.
Shumë herë doktrinat e mëdha lindin si dëshirë e vullnetit njerëzor për të shërbyer si rregullatorë të fenomeneve shoqërore.Por më vonëfutur në klivazhet e ndryshme të shoqërisë, ato humbasin largpamësinë e tyre duke krijuar efektet e kundërta të asaj që dëshironim në fillim.
Solidariteti i njerëzve, shkruan Kamy-ja, shkrihet në lëvizjen e revoltës dhe nga ana e saj, kjo e fundit, e gjen justifikimin vetëm në këtë bashkëveprim.
Në rast se qeveria shqiptare në reformat e ndërmarra do të humbasë këtë bashkëveprim me shoqërinë në emër të së cilës dhe për të cilën ajo i ndërmerr këto reforma, atëherëajo humbet atë dialog aq të domosdoshëm “me shpirtin” e ndërgjegjes së kohës.
Për shumë vite me radhë, qeveria e mëparshme e Berishës, pas një demagogjie të egër për të dënuar mamuthët e korrupsionit jo vetëm që nuk mori masat për të ndërtuar mekanizmat e duhur për të dënuar ata por u zhyt vetë akoma dhe më keq në llumin e korrupsionit. Riqeverisjes Berisha ju bashkangjitën ngjarje tragjike dhe të gjakshme siç ishte ajo e Gërdecit ku korrupsioni i ndërthur me paaftësinë , vrasjen, plagosjen e shumë viktimave, apo ngjarjet e tjera ku më e dukshmja është ajo e 21 janarit, ku përsëri tiparet e egërsisë së saj u shfaqën me krimin e kryer kundër 4 demonstruesve.
Dhe aktualisht, si për çudi, opozita po mundohet të marrë rolin e drejtueses së luftës kundër korrupsionit duke vënë në shënjestër disa nga ministrat aktualë të qeverisë Rama. Në gjithë këtë gjurulldi, shumësi akuzash, qytetari gjendet i çoroditur dhe nuk kupton më asgjë dhe, i lodhur, ai e mbyll duke akuzuar në tërësinë e saj klasën politike si një grup mafiozësh të cilët nuk kanë lidhje me shqetësimet e tij, që janë të ngjashëm midis tyre dhe që konfliktohen për ndarje parash apo zonash influence.
Zoti Rama, në tërësinë e reformave të tij, përpiqet të bëjë të ndjeshëm peshën e shtetit në aksin horizontal të shoqërisë duke e harruar thuajse krejtësisht aksin vertikal të saj dhe në mënyrë të veçantë, parlamentin. Pavarësisht se qeverisja e mëparshme e Berishës ishte e lidhur me një shumësi skandalesh dhe aferash korruptive, apo edhe me gjakderdhje, nuk shihet të jetë gjetur mekanizmi i duhur që bën të mundur ndërhyrjen e drejtësisë shqiptare për gjykimin e tij dhe të klikës që e shoqëron. Çfarë legjitimiteti ka sot parlamenti shqiptar ku ka një pafundësi akuzash dhe aspak të dënuar. Me çfarë të drejte civile dilet përballë mungesës minimale të tolerancës përkundrejt taksapaguesit të vogël, kur milionat e vjedhura nga abuzimet e korrupsionit zhduken pas perdes së hekurt të “të fortëve” të politikës?!
Në pamje të parë duket sikur fati që je opozitar të bën të paprekshëm ndaj ligjit. Kërkesa themelore e luftës kundër korrupsionit nuk duhej të përkthehej në represionin e bërë në drejtim të qytetarit të pambrojtur (sigurisht që edhe ai si pjestar i kësaj shoqërie ka angazhimet e tij), por, kryesisht kundër abuzimeve të mëdha të ndërmarra nga pjestarë të ish qeverive apo dhe të qeverisë aktuale. Hyjmë përsëri në të njëjtin klivazh: kundërshtarët nuk i dënojmë se janë opozitarë dhe ministrat nuk i dënojmë dot se nuk dënojmë dot opozitarët. Vërtetë që reformat duheshim ndërmarrë, që një pjesë e tyre kanë dhënë dhe rezultatet e dëshiruara, por ato rrezikojnë të mbesin gjysmake në shpirtin e tyre, në mendësi dhe në kurajo në rast se nuk prekin kupolën e lartë të politikës shqiptare.

Si per cudi eshte e disata here qe jam dakord me mendimin tend! Je shume i sakte Sokoj!
Artikulli shume interesant. Intelektuale te tille i tille na mungojne. Sa me shume artikuj te tille aq me shume ndihmojne ne sensibilizimin e shoqerise intelektuale shqiptare.
Bravo i ke rene pikes!
Kur bera like tek shrimet e tua , e nenkuptoja ate, jo nga ato like qe thjesht duhen bere. Ne rradhe te pare per permbajtjen, filozofine e te shkruarit, konkluzionet qe dalin, llogjiken e prere e te ftohte qe perdor, te gjitha keto nuk eshte e thene tu pelqejne te gjitheve, ok,, Ne rradhe te dyte, e me te rendesishme per mua, eshte gjuha e bukur qe ke perdorur, fjalet e duhura ne vendin perkates,me nje nivel artistik, huazime te bera bukur qe e ndihmon mendimin e shprehur, thjesht nje shkrim shume i bukur, i kendeshem , i kuptueshem, me nje shqipe qe rralle e shohim te shkruhet keshtu, na servire nje mendim filozofik te sakte me nje mbeshtjellese te bukur artistike
Hej ty t’lumt mor Sokol djali.
Mendoj se autori i shkrimit ( me gjithe respektin e madh per inteligjencen e tij ), duhej te mbeshtetej me shume ne eksplorimin e problemeve ne vendin e ngjarjeve dhe jo nepermjet mundesive teknologjike te informacionit bashkekohor, ne menyre qe edhe analiza te mos banalizohej me ilustrime barcaletore. Respekti vazhdon !
Po mor zotni analizat po na i bani shume mire
E vetmja rruge qe ka mbetur eshte te legalizojme padrejtesit. Per fatin ton tkeq pershtatna me realitetin.
Kokat e mdha qi na drejtojne nuk meren me ato probleme cka na duhen.
Shka mar djal po na difton ti kta jan t marr pa dun me i pi gjakun kti populli. Edhe ti zog kumunistit je. Ty s t dhem gja as per bukpjeksin as per kerken
Bela, perpiqu te arsyetosh perpara se te shprehesh.
Te lumte Koli. Kryeministri te beje detyren ose te shikoje hallin. Na plasi shpirti. Ndersa per ministrin e korruptuar Tahiri mos ja fut kot, nuk ka as marrezi as madheshti. Ai eshte vetem nje kriminel dhe trafikant.
Ministri i vogel don ta boj rup sup shqiptaret. Por ka me gjet e zeza e vet dhe ti mos shkruj kot. Shqiptari ne bot tu vujt dhe tani dhe ne vend te vet pra fajin e ka vet
Ca politike po behet ne Shqiperi. Po behet kerdia. Kush mendon se do eci PS-ja. Kam degju qe eshte skandal dhe po vdesin per buke mileti, se eshte cdo gje shume e rrepte. C’eshte kjo rreptesi ne kulmin e skamjes. Une e urrej Sali Berishen dhe Lul Bashen por PS po behet shume e ashper. C’esht kjo hiq barin, qe t’na japi EU nje lajm t’mir. Bari ishte gjysma e GDP ne Shqiperi, mbante me buke gjysmen e Shqiperise. Pse ta shesi Hollanda barin e vet e mos ta shesi Shqiperia. M’palsi mu me hy n’ Europ kur kam robt e mi pa buk. Europa tallet me ne, ne leme tonin pa buke. Me vjen shume gjynah.
Me pelqeu ajo historia e thithjes se gjakut me shiringa dhe dhenies bankes se gjakut. Por ke haruar dhenien e 400milioneve kapitalit te madh. Edhe un nuk e dua Salen por nuk e kuptoj fare Edin dhe socilizmin e tij.
shume interesante gjetja e shprehjes.. nese qellimi e justifikon mjetin ….Z Rama qellimin e ka pozitiv ,te gjithe e duam shtetin por mjeti me te cilin veproj ne raport me biznesin e vogel sigurisht ishte i gabuar…fakti qe u korigjua kjo sjellje eshte pozitve…jam shume dakort me faktin e konstatuar se reformat duhen bere jo vetem horizontelosht ne nivele te bazes por edhe vertikalisht ,duke oerfshire edhe kupolen e shtetit .,mendoj me teper ne strukture dhe sistem sesa ne individ te vecante duke gjykuar se ata jane pasoja por jo shkaku ,sistemi i perjashton apo i denon ate.Respekte per artikullshruesin per moralin dhe kurajon civile qe prezanton problemet ,moral dhe kuraje qe duhet te dominoje ne shoqerine tone……
Ej, KETA KANE MUSH XHEPAT E TYRE ME LEKE NE KURRIZIN TONE DHE NE NA BEJN MORAl.
SI PUNA E PRIFTIT: bej si them por mos beni si them.
ka shume probleme reale te ngritura ne kete artikull, por problemi kryesore i konstatuar sipas meje eshte morali i ketij parlamenti .morali i disa politikaneve qe nuk ka lidhje me moralin e shoqerise ne teresi …duhet nje mekanizem shume i qarte qe kete tempull te demokracise te perfaqesojne sistemi i vlerave te kesaj shoqerie
Nuk dua te bej analizen e artikullit apo artit ne te shkruar te autorit pasi do ishte e tepert,
Ndijesia qe provokon artikulli eshte: – Duf qe bucon nga shpirti i cdo shqiptari sot, – i madh, e i vogel qofte.
Syri kritik i autorit, ka kapur e radhitur kujdesshem cdo detaj te situates aktuale, dhe i bashkohet shume zerave te tjere analistesh, qe cojne thirrje per nga maja e kupoles se shtetit, duke pritur qe te shkunden te zgjohen nga gjumi i pushtetit qe i ka zene dhe te kene me shume vemendje ndaj politikave sociale per zhvillim te mireqenies popullore.
Fatkeqesisht Miopia Pushtetare eshte semundje e trasheguar nder shekuj ne trojet shqiptare. aq sa tashme mund te themi pa frike qe: cdo qeveri qe ka ardhur, eshte, apo do te vije, ne kete vend, s’ka per te pare qarte realitetin e popullit qe e voton pasi te kene rehatuar eshtrat e legenit ne karriget e ofiqeve qeveritare….
Dikush ka thene qe: …” cdo popull e meriton qeverine qe ka “.. pasi vete e ka zgjedhur ne fund te fundit,
Por cfare mund te zgjedhesh kur nuk ke shans per zgjedhje???!!! Problemet qe gjeneron sistemi jane probleme qe lindin qe nga menyra sesi zgjidhen ministrat apo deputetet shqiptare, majtas apo djathtas qofshin…. Kemi thjesht kryetare partish qe zgjedhin sipas qejfeve, orekseve, apo gustove personale ke tju doje kokrra e qejfit ne listat zgjedhore …. Personalisht me edhi per te vjelle me listen e fundit te deputeteve ne parlamentin shqiptar … Personazhet qe u bene te famshem me vone njiheshin shume mire nga mbare Shqiperia per bemat e tyre si te FORTE, por pavaresisht kesaje e gjeten deren kaq kollaj per te hyre ne Parlamentin Shqiptar, sepse me i forti ne kete vend eshte KRYETARI I PARTISE, qe sdo tja dije per askend dhe ben c’ti doje qejfi me listat zgjedhore, qe ve ke ka sahanlepiresin me besnik ne poste ministrore dhe jo njerez eksperte me karakter dhe me pervoje te mire ne menaxhimin e posteve me pergjegjesi…. Ne sot kemi ministra qe pozicionin e pare ne jete si te punesuar e kane “Minister” ….. Po pse? Se di te mimitizoje mire kryetarin prandaj …
Te gjitha keto e kane deprimuar kaq shume shtresen e mesme dhe te varfer te ketije populli sa cdo dite kerkojne rruge dhe mundesi per tu larguar pa kthim nga ky vend…
Ceshtjet qe ngre Autori ketu jane te gjitha reale, dhe na kane merzitur jeten te gjitheve, jemi te lodhur nga injorantet e forte qe vishen me pushtet se kane pare dhe financojne fushatat…. Ka nevoje ky vend per intelektuale te mirefillte, per qytetare te mire qe te freskojne rradhet e politikes shqiptare.
Problemi eshte, qe ky bilanc i mirebere i situates, pervec syrit kritik te reformave dhe berjes evidente, te gjithe’cka nuk shkon ne kete vend, do kishte qene edhe me i plote nese do na jepte propozime per zgjidhje te ketyre historive qe jane kthyer ne kalvar mundimesh per ne shqiptaret Shpresoj qe artikujt e tjere te ngjashem te kene ndonje rast krahasues real per ti dhene zgjidhje ketyre problemeve njehere e mire ne kete vend.
Pra jo vetem te ngreme probleme por edhe te hedhim mundesi per ti zgjidhur ato kjo duhet sot per kete vend krahe-thate.
Ky koment eshte shume i arrire po aq sa vete artikulli.
Ky koment eshte shume i arrire, po aq sa vete artikulli.