Festa e Fëmijëve, Bashkia e Tiranes organizon maratonë aktivitetesh

Bora Basholli

Ky 1 qershor vjen ndryshe në Tiranë, pasi Bashkia e kryeqytetit vjen me surpiza.

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur sheshin “Skënderbej” të shndërruar në një arenë argëtimi. Një mini-fermë e improvizuar përpara Bashkisë së Tiranës, me shpendë, kafshë të ndyshme, dhe lepurushë të vegjël, ka tërhequr vëmendjen e fëmijëve që i janë bashkuar festimeve për 1 Qershorin.

Po kaq interesant për më të vegjlit e kryeqytetit, është edhe panairi i mjedisit, i cili jo vetëm i njeh ata me elementët kryesorë të tij, por edhe i mëson fëmijët me informacionin e duhur për ta mbrojtur ambientin që na rrethon.

Një tjetër aktivitet mjaft tërheqës këtë 1 Qershor është panairi i Policisë së Shtetit dhe i Ushtrisë, ku disa mjete ushtarake dhe të forcave të rendit të vendosura në Bulevard kanë kuriozuar jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

Në vazhdën e aktiviteteve që Bashkia e Tiranës ka organizuar këtë 1 Qershor, janë edhe ato argëtuese, lojërat për fëmijë, garat me biçikleta, aktivitetet sportive, si dhe muzika e shfaqjet artistikë, të cilat ia kanë shtuar edhe më shumë gjallërinë dhe harenë kryeqytetit.

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *