Festa e flamurit, koncert festiv me 450 shqiptarë në Dyseldorf të Gjermanisë

Dita

Gjatë vizitës në Gjermani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë dhe në koncertin festiv ku morën pjesë më shumë se 450 të ftuar në qytetin Dyseldorf ku u shpalosën vlerat e kulturës shqiptare.

Konsullja e Nderit, Anduena Stephan vlerësoi vizitën e Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta.

“28 nëntori është festa e të gjithës shqiptarëve. Për ne këtu në Gjermani dhe për diasporën ishte një përvjetor shumë  i veçantë sepse mes nesh patëm edhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta, i cili pati takime të nivelit të lartë me shumë përfaqësues të politikës Gjermane të Landit tonë dhe të Parlamentit. Ky aktivitet përveç aspektit politik, u shoqërua me festime edhe nga ana kulturore. Ishte jashtëzakonisht e veçantë ekspozita e artit shqiptar , që u mbajt në godinën e Parlamentit të Landit dhe do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë publikun gjerman edhe në vazhdimësi. Kjo ekspozitë dha impresionet e para të punimeve kulturore në fushën e artit pamor. Po ashtu,tepër e veçantë ishte dhe koncerti i madh festiv që u bë në praninë e më shumë se 450 të ftuarve në qytetin e Dyseldorfit në një sallë jashtëzakonisht të veçantë që mban dhe emrin e një nga kompozitorëve më të shquar të Landit tonë, Robert Schuman dhe në të cilën u shpalosën vlerat e kulturës shqiptare si dhe asaj simfonike, baletit kontemporan, të muzikës iso-polifonike dhe asaj qytetare shqiptare. Ishte një event që nga publiku gjerman është mirëpritur jashtëzakonisht pozitivisht. U ndje fort nevoja që aktivitete të këtij lloji të shtohen”, theksoi Konsullja e Nderit, Anduena Stephan.

Share This Article
1 Comment
  • Te lumte o shoku Ilir Meta se na ke nderuar gjithandej. Mos te te vije keq qe une i lajmerova te gjithe miqte e mij atje ne Dysseldorf te shkojne ne takim me panatallona pa xhepa. Arsyen ti e di vete . Desha te te mbroj nderin se t’a di ate mut zakoni te keq qe ke : ne vend qe t’i japesh doren njerezve, i kontrollon neper xhepa. Jo per ndonje gje, por te ka mesuar gruaja qe t’i kontrollosh thjesht per siguri se mos kane marre ndonje para me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *