Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi krahas urimit me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, nënvizon se kjo është një ditë reflektimi duke theksuar edhe problemet në Shqipëri.
“Sot mbushen 110 vjet nga festimi për herë të parë i Ditës Ndërkombëtare të Grave. Megjithë përpjekjet shekullore të njerëzimit, gratë dhe vajzat janë ende të diferencuara nga pjesa tjetër e shoqërisë. Krahas proceseve demokratizuese, shoqëria shqiptare është përfshirë gjatë dekadave të fundit në një proces emancipimi shoqëror e gjinor.
Por emancipimi gjinor është ende prapa shkallës së demokratizimit të shoqërisë. Ne kemi rezultate më të larta se BE në indeksin gjinor në fushën e qeverisjes, por nuk mund të themi të njëjtin konstatim për aspektet e tjera të barazisë gjinore. Indeksin e përgjithshëm të Barazisë Gjinore e kemi 7 pikë më poshtë se mesatarja e BE. Barazia gjinore duhet të jetë në rradhë të parë në aksesin në tregje dhe pjesëmarrjen ekonomike. Dhe pjesëmarrja ekonomike është në radhë të parë pjesëmarrja në forcën dhe në tregun e punës. Gratë dhe kanë akses të pamjaftueshëm në treg.
Segmentimi dhe segregimi gjinor në tregun e punës mbetet një problem për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Shkalla e punësimit për gratë e vajzat është rreth 15 përqind më e ulët se e burrave, hendeku gjinor i pagave është në kufijtë 10 përqind. Gratë dhe vajzat janë më të privuara në akesin në burime, njohuri dhe shfrytëzimin e kohës si edhe pajtimin e veprimtarisë profesionale me jetën familjare. Dhuna ndaj grave e vajzave që konstatohet gjatë dekadave të tranzicionit ndodh për shkak të rigjallërimit të demonëve të vjetër autoritarist e maskilist, por edhe për shkak të edukimit, vëmendjes, kontrollit dhe më të pakët të shoqërisë. Këto çështje duhet të bëhen më shumë objekt i politikave, edukimit dhe ligjeve tona”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
l.h/ dita

Cfare indeksi gjinor ne ffushen e qeverisjes paske patur me te larte se BE-ja,o mashtrues?
Mbushjen e qeverise dhe administrates me shume femra nuk e keni bere se e kane merituar,por se doni ta perdorni vetem si reklame dhe qe t’i perdorni femrat si ushtarte besnike te keq qeverisjes tuaj!
Cfare rezultatesah te larta kane arritur femrat tuaja si ministre ne fushen e arsimit,shendetesise,infrastruktures,finances etj me lart se meshkujt?
Cfare kontributi ka dhene femra Spitopali ne qeverisje,qe ta dime te gjithe?
Cfare kontriobuti ka dhene ministrja Balliku ne rindertimin e demeve nga termeti,kur ne vend te saj u emerua per kete pune si dublant nje minister tjeter?
Po ministrja e Kultures cfare lidhje ka me rindertimin e nuk e ben kete pune e perkedhelura e Rames Balluku?
A mund te thoni ju se kush e ka fajin qe 50% e bizneseve ne Shqiperi jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze duke i shkaktuar financave te shtetit miliarda leke deme?
Lerini pordhet me femrat se ato jane DESHTIMI me i madh i juaj!
Kjo eshte vetem propagande gebelsiane!
Duhet pare CILESIA o sh. Gramoz.
Ato jane vetem adhuruese te Liderit qe e shohin si Skenderbe.
Me ndonje perjashtim te rralle ASNJERA prej tyre nuk ka pike kontributi as per te fituar ato poste dhe as per te dhene dicka shoqerise.
Jeni nisur te genjeni boten dhe po genjeheni vete nga keto palacolleqe te neveritshme.
Po PS ka vertete gra dhe vajza Profesioniste,Dinjitoze dhe te Perkushtuara por ju dhe kryetari juaj nuk i gjejne dot sepse keni friken e mosbindjes nga ana e tyre ( i mencuri dhe i ndershmi nuk te ndjek symbyllur dhe pa arsyetim).
Mire jeni se po ikin te gjithe po jeni edhe tradhetare dhe hajdute!
Si nuk keni turp ..?! I mbani grate ne qeveri per te “ngritur vetem doren “..? Ne nje vend ku mafia eshte ne korrifi duhen burra trima , te ndereshem qe te jene te afte te pastrrojne “pisllekun” e nje vendi ku sundon uria ..