Kryeministri uron nëpërmjet Facebook-ut për Festën e Mësuesit. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetin social, Berisha shpreh mirënjohjen për të gjithë mësuesit shqiptarë, duke nisur nga ata të fëmijërisë së vet.
“Sot është Dita e Mësuesit, ndaj dhe dëshiroj që t’ju uroj nga zemra mësueseve të mi, mësueseve të fëmijëve të mi, atyre të nipërve dhe mbesave të mia dhe të gjithë mësueseve shqiptarë Gëzuar këtë ditë nderimi të madh nga çdo shqiptar për veprën e tyre të ndritur.
Ju uroj shëndet, gëzime e shumë suksese në misionin e tyre fisnik të mëkimit të dijes dhe vlerave qytetare! Sb”, shkruan Berisha.
