Festa e munguar e ministrit

Dita

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka festuar të enjten 35-vjetorin e lindjes. Tahiri ka treguar në media nuk ka bërë festë për ditëlindje. “Isha në punë deri vonë, nuk pati festë», mësohet të jetë shprehur ai.

“Sigurisht që urimet nuk munguan po festa nuk pati. Unë nuk i kam qejf këto gjëra”. Ministri i Brendshëm i Sh-qipërisë, Saimir Tahiri mbushi 35 vjeç. Ai është ndër ministrat më të përfolur në vendin tonë. Reformat e Tahirit që prej marrjes së detyrës në krye të Ministrisë së Brendshme kanë qenë nga më të diskutuarat.

Ky është mandati i parë i Tahirit si ministër dhe ai do të mbahet mend sidomos për ndërhyrjen për herë të parë të Policisë së Shtetit në fshatin Lazarat. Ministri Tahiri është i martuar dhe ka një djalë. Edhe 100 çuno!

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *