Festa e Pavarësisë, De Biasi: Përqafoj ngrohtësisht të gjithë shqiptarët

Dita

Jo më kot, trajnerin De Biasi po e konsiderojnë shqiptar. Për herë të parë, një trajner i huaj i Kombëtares sonë të Futbollit kujdeset që të urojë të gjithë shqiptarët për festën e Flamurit.

“Sot me rastin e festës së Pavarësisë përshëndes dhe përqafoj ngrohtësisht të gjithë shqiptarët në Atdheun e tyre!

Një urim të veçantë të gjithë atyre që kanë lënë Atdheun për t’i dhënë familjes një të ardhme më të mirë”, është urimi i trajnerit italian të Kombëtares sonë, De Biasi.

Share This Article
8 Comments
  • Faleminderi Mjeshter, GJITHASHTU EDHE JU UROJME NGROHTESISHT TE GJITHE TE MIRAT PER JU DHE TE GJITHE FAMILJEN TUAJ

  • De Biazi me kontributin qe ka dhene, sot ne jemi krenare, ne sot jemi me shume Kuq e Zi dhe kjo fale cunave te kombetares dhe trajnerit De Biazi, fale kampioneve te botes dhe te Europes te peshngritjes, fale tifozave Kuq e Zi, qe kudo japin mesazhin, se Shqiperia ka filluar te rilinde.
    Faleminderit zoti De Biazi, Zoti qofte me ty dhe familjen tende.

  • De Biazi qytetar europian me kulture,qe punon me pasion per futbollin shqiptar,duke krijuar nje ekip kompakt.Ajo qe dua te theksoj ne pershendetjen qe ai na dergon, eshte veprim fisnik,e me te njejten fisnikeri duhet t’i pergjigjemi dhe ne.Mirpo jeta e sportit ka ngritjet dhe uljet e saj,prandaj respekti per kete njeri nuk duhet te na mungoje asnjehere.

  • De Biazi .do te mbetesh legjenda e shqiptareve ,me punen ,mundin dhe sakrificat qe bere e ben ,per tu dhene shqiptareve ,hakun e munguar !
    Mrekulli ,pac ne jeten tende familiare !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *