Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Festa e Pavarësisë, urime nga e gjithë bota
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Festa e Pavarësisë, urime nga e gjithë bota
Lajm i fundit cicerr

Festa e Pavarësisë, urime nga e gjithë bota

anazapta
Published November 28, 2012
Share
SHARE

Në 100-vjetorin e themelimit të shtetit të saj, Shqipëria ka marrë urime nga personalitete nga e gjithë bota. Mesazhe urimi i janë drejtuar popullit shqiptar përmes presidentit Nishani nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, Papa Benedikti XVI, presidentët e Greqisë, Italisë e shumë shteteve të tjera fqinje.

Në mesazhin e saj të urimit, zonja Klinton shprehet: “Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë; për t’iu përgjigjur nevojave të popullit shqiptar”.

Ndërsa Papa Benedikti XVI shkruan në mesazhin e tij:  “Po ju shkruaj për të shprehur urimet e mia më të përzemërta, me rastin e Festës së Pavarësisë të Republikës së Shqipërisë. Në këtë rast të rëndësishëm, po dërgoj Shumë të Nderuarin Zef Gashi, Prift i Barit, si Përfaqësues të Selisë së Shenjtë, që sjell urimet e mia personale për ju dhe qytetarët tuaj. Nëpërmjet tij, jam i kënaqur t’ju përcjell sigurimet e lutjeve të mia, që ju dhe qeveria juaj të kërkoni forcimin e paqes, drejtësisë dhe përparimit për vendin. Duke përsëritur, zoti President, urimet e mia, ju dërgoj juve dhe popullit të vendit tuaj, bekimet më të shumta!”.

anazapta November 28, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?