Meta e Berisha bashkë në festën kombëtare të Kinës

Dita

Kryeparlamenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë trokitur gotat në Festën Kombëtare të Kinës.

Si Berisha dhe Meta kanë rënë dakord që të jenë ndërkombëtarët ata që do të duhet të hetojnë një nga çështjet më të debatuar të momentit, atë të CEZ.

Janë dy gjëra të ndryshme ajo që ka kërkuar i pafajshmi Basha dhe ajo që ka kërkuar zoti Berisha. Unë kam mbështetur kërkesën e zotit Berisha për hetim ndërkombëtar nga dita e parë që ka ardhur CEZ deri sot që flasim bashkë, – do të deklaronte sot Meta.

Edhe Berisha do të vlerësonte sot në konferencën me gazetarët qëndrimin e kryeparlamentarit për CEZ, ndërsa do të akuzonte vetëm Ramën.

“Unë kam akuzuar kryeministrin akuzoj edhe Ilir Metën dhe i kam bërë publike, por ka një dallim të jemi realist. Ilir Meta u bashkëngjit, me kërkesën time për hetim ndërkombëtar dhe unë këtë e vlerësoj. Ai thotë të behet hetim ndërkombëtar. Unë dua që të bëhet një transparencë e plotë për të gjitha këto veprime dhe jo të përdoret, siç po e përdorin për pengmarrje ndaj njëri-tjetrit krahët e aleancës së qelbësirave, këtë unë nuk e dua, se nuk fitojnë gjë shqiptaret nga kjo, unë dua të që të fitojnë shqiptarët. Unë dua që interesat e tyre të rivendosen, sepse Edi Rama i shkelmoi me të dyja këmbët”, – do shprehej Berisha, ai që e solli CEZ-in në Shqipëri dhe ka firmosur vendimet e qeverisë për tranferime milionash në llogari të enteve shtetërore për “pagesa energjie” pikërisht kur në lojë u futën kompanitë borxhmbledhëse private si ajo DIA.

Share This Article
6 Comments
  • Tani eshte e qarte qe ne syrin e ciklonit jane keta dy mbeturina. Amerika dhe pjesa me e shendetshme e popullit shqiptar i do pas hekurave per abuzimet e kryera nderkohe qe keta po mendojne nje aleance per te shpetuar bythen nga ajo qe i pret.

  • O Sal mashtruesi bashke me Ilir Floririn, c’kuptoni me hetin nderkombetar , ose jeni idiote fare, ose doni te mashtroni opinionin publik.Ka vetem nje gjykate ne Hage per krime kunder njerezimit me vendim te posacem te OKB dhe institucion hetimi prane tij por per krime kunder njerezimit.Ne Kosove duhej te kalohej ligji qe ngrihej gjykata speciale per krimet e luftes, juve kush mendoni se do t’ju hetoje nga nderkombetaret pa pasur tagrin.Me nje fjale i bie te mos ju hetioje

  • Keta jane dy klloune cirku si SALI BERISHA edhe ILIR META,sa here u lypet nevoja ,qe te mbrojne njeri tjetrin trokasin gotat,kurse per te kapur postet e larta, jane kundershtare dhe te armatosur deri ne dhembe,por tani ju erdhi fundi dhe s’kane rrugedalje do te hane kokat njeri tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *