Festa “opozitare” e Dodës

anazapta

Mesila Doda edhe pse në kohë festash nuk ka nguruar të bëjë opozitë në Facebook. Deputetja demokrate reagon pas lajmit se një shtylle të tensionit të lartë në Milot i ishte vënë tritoli, shoqëruar me mesazhe politike që u gjetën në vendin e ngjarjes. Doda thotë se nuk duhet të kriminalizohet opozita.  “Po dëgjojmë të flitet për akte terroriste me mesazhe politike të shoqëruara, duke tentuar të hiqet vëmendja nga aktet e paprecedenta të ndryshimit të kahjes ekonomike të zhvillimit të vendit dhe në të njëjtën kohë të kriminalizohet opozita dhe mbështetësit e saj. Taksat, nafta, borxhi ekonomik, rritja e çmimeve, mosrritja e pagave dhe pensioneve, janë të gjitha fenomene jo vetëm ekonomike, por me pasoja të rënda sociale,  por tentativa për të kriminalizuar tezat politike të opozitës është një mënyrë të konceptuari shumë larg standardeve demokratike të një vendi”- shkruan Doda në FB. Dhe nuk mbaron me kaq, reagon edhe për arrestimin e komisioneve të PD në Ruzhdie, duke e quajtur hakmarrje politike nga pushtetarët e sotëm, të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë komunën e Ruzhdies si qendër internimi”.

Share This Article
5 Comments
  • Kjo në këtë mënyrë i thotë krimit dhe kriminelëve-ju vazhdoni se ne ju mbështesim, ne jemi me ju.Në fakt kështu janë, kryekriminelët e këtij vendi që duhen asgjesuar sa më shpejt.

  • Mesila Doda,

    Si qytetar me kane bere pershtypje disa deklarata neper intervista dhe disa te dhena nga Wikipedia:

    “Lindur me 16.02.1971.Studimet e larta ne fakultetin ekonomik Tirane 1986-1991…”

    14-15-vjecare e ka nisur fakultetin deputetja ?!…

    A e degjon kush kete fakt ?!…Na mashtrojne apo na manipulojne keta politikanet tane ?!…Jemi ne apo jane ata idiote ?!…Media cfare bene ?!…

    Ate fakultetin ne Itali edhe e besoj,pasi nuk e verifikoj dot, se sdudimet i ka 1991-1995, anipse ishte pjesemarrese ne greven e urise, dhe sipas nje fotografia te vet politikanes dukej si cupez gjimnaziste e jo qe kish mbaruar nje fakultet,…mbase ishte ne fillimet e ekonomikut…

    Media pse nuk i verifikon?!…

    Jam ekonomist, dhe kur degjoja nga goja e Mesiles se kishte mbaruar ekonomikun e diskutonte per ekonomine, me ngriheshin leshte perpjete,ndaj vendosa te beja nje verifikim…Ju lutem ‘Dita’ saktesojeni.

  • “Zevzeku”? Mirë e ke? Kini bërë një zbulim domethënës për këté “homofallsifikatus”? Nderime zevzek! E nxore mesilën që s’bën asnjë lek!

  • VR!!! “Zevzeku”? Mirë e ke? Kini bërë një zbulim domethënës për këté “homofallsifikatus”? Nderime zevzek! E nxore mesilën që s’bën asnjë lek!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *