Shkuan mbi 22 vjet dhe vazhdon një ndarje midis njerëzve, e sidomos e arëzave politike, nëse dita e festës së çlirimit duhet të jetë 28 apo 29 Nëntori. Fillimisht “dita e çlirimit” u festua në Tiranë më 28 Nëndor të 1944 e 1945; më pas ajo u caktua për datën 29 Nëndor. Përçarja shtrihet që nga dy shqiptarë të kudondodhur në botë që diskutojnë për këtë “datë” e deri tek majat politike të shtetit zyrtar shqiptar. Vetëm fakti se kjo festë qeveritare (jo kombëtare, jo e përbashkët, jo e të gjithëve) sjell vetëm perçarje e grindje dhe aspak bashkim e respekt njerëzor, nënkupton se ajo “datë” nuk duhet të festohet; arësye të tjera renditen më poshtë.
Fjalë për fjalë, NACIONAL-ÇLIRIMTARE domethënë se një komb lirohet rrënjësisht (çlirohet) nga pushtuesit. Që këtu ky emërtim ngec, sepse kombi shqiptar nuk mbaron tek Ura mbi Bunë në Shkodër, në Veri, apo në Kakavijë, në Jug; dhe të pranosh një ditë të tillë do të thotë të pranosh Shqipërinë e coptuar më 1913. Edhe në kohën e tanishme, regjizura dhe rolet e teatrit politik shqiptar s’kanë ndryshuar përveçse artistëve të rinj që i luajnë këto role. Njëra palë nga këta artistë thotë se ushtria gjermane kaloi Urën mbi Bunë më 29 Nëndor 1944 në orën 00:15 të natës/mëngjez; pala tjetër e artistëve thotë se ushtria gjermane kaloi Urën mbi Bunë më 28 Nëndor 1944 para mesante. Dokumenta të ardhura nga Gjermania në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë zyrtare tregojnë se forcat ushtarake të Rajhut III në Luftën II Botërore ishin në Shqipëri edhe më tej se 29 Nëndori 1944 dhe deri kur u larguan pa luftë në Dhjetor 1944 ikën sipas planit të tyre të tërheqjes nga vendet e Europës Juglindore. Si mund të ketë “ditë çlirimi” kur nuk ka patur luftime sulmuese çlirimi nëpër qytetet shqiptare apo front luftarak në tërë Shqipërinë për qëllime çlirimi?
Ç’do të thotë PUSHTUES? Përgjigjen e jep vetë historia shqiptare që nga fundi i Nëntorit 1944: zbatimin mizor të “luftës së klasave”, përndjekjet masive të njerëzve, humbjen e të drejtave të tyre, internimet, burgosjet e pushkatimet, sidomos të ajkës së kombit, të shkollarëve, atdhetarëve e klerikëve të besimit të lirë fetar; grabitja e pasurive të tundshme dhe të patundshme: fabrika, dyqane, mjete prodhimi, sipërfaqe toke, mallra, sende me vlerë, vepra arti, monedha ari e bizhuteri, të tëra sipas një plani të paramenduar me etapa për zhdukjen e pronësisë private biles edhe në mendjet e njerëzve, dërgimi jashtë Shqipërisë i pasurive kombëtare; prishja e raporteve shoqërore dhe traditave qytetare; rrethimi me tela me gjemba i Shqipërisë (në bashkëpunim me të huajt); humbjen e plotë të lirisë së fjalës, shtypit, përfaqsimit politik dhe mendimit.
“Tradhëtarët” nuk janë pushtues të vendit të vet dhe “çlirim” do të thotë largim apo përzënie të pushtuesve të huaj. Nëse festohet “dita e çlirimit” nga ushtria e Rajhut III në fund të Nëndorit 1944 po ashtu duhej festuar edhe “dita e çlirimit” nga ushtria fashiste italiane më 8 Shtator 1943. Nëse Shqipërisë do t’i kishte ardhur liria menjëherë pas Nëndorit 1944, atëhere: 1) luftimet dhe armiqësitë e lindura nga Lufta II Botërore në Shqipëri duhej të kishin mbaruar dhe amnistia e përgjithshme duhej të ishte shpallur ndonjëherë; 2) do kishte parti politike që do përfaqsoheshin nëpërmjet zgjedhjeve të lira në Kuvend dhe shtypi do të përcillte fjalën dhe mendimin e lirë; 3) njerëzit do ishin kthyer në shtëpitë e veta.
Lufta II Botërore në Europë filloi më 7 Prill 1939 kur Italia fashiste, me pëlqimin nga qeveria britanike, sulmoi Shqipërinë. Si rrjedhim, Shqipëria u bë pjesë e teatrit luftarak botëror, donin apo nuk donin njerëzit e saj. Nëse hidhet vështrimi mbi shtetet e tjera që u përfshinë në Luftën II Botërore, mësohet menjëherë se nuk ka shtet që të festojë ndonjë ditë “të çlirimit”. Bie fjala, Bashkimi Sovjetik humbi mbi 26 milion njerëz në Luftën e Dytë Botërore dhe do i takonte atij në rradhë të parë të festonte një festë të tillë; por ai NUK ka patur ndonjëherë festë të tillë! Ajo që egziston dhe përkujtohet nga të gjithë në Europë është 8 Maji (9 Maji, me orën e Moskës), si dita e mbarimit të Luftës II Botërore dhe fitores kundër fashizmit. Shumë e thjeshtë dhe shumë thjesht, sepse më 8 Maj 1944 krye-komandanti i ushtrisë gjermane nënshkroi për palën gjermane kapitullimin e ushtrisë gjermane. Për sa i përket Shqipërisë, një dokument i ngjashëm kapitullimi apo çlirimi nuk egziston dhe as kishte kushte të krijohej. Meqenësë Shqipëria zyrtare ishte pjesë e aleancës kundrafashiste gjatë Luftës II Botërore, po me ato aleatë dhe me të njëjtën mënyre duhej të festonte fundin e luftës botërore.
Heqja e e “ditës së çlirimit” nuk do të thotë se mohohen luftimet apo shkatërrimet që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore. Heqja e “ditës së çlirimit” nuk do të thotë që të mos respektohen të gjithë luftëtarët që humbën jetën apo u plagosën në betejat ku shqiptarët morën pjesë, përfshirë edhe qindra partizanët shqiptarë që humbën jetën, si edhe të plagosurit, në luftimët matanë Hanit të Hotit e deri në Vishegrad të Bosnjes gjatë Luftës II Botërore. Heqja e e “ditës së çlirimit” nuk kërkon të harrohen të gjithë ato luftëtarë ose qytetarë që u masakruan qëllimisht nga palët ndërluftuese të Luftës II Botërore. Si kudo, për një respekt madhor e të qytetëruar ndaj të Rënëve në luftra nevojitet dhe egziston një ditë përkujtimore e quajtur Dita e të Rënëve në Luftë. Për t’u kujtuar është 11 Nëntori i cili përkujtohet në Europën Qëndrore e Perëndimore si dhe në Amerikën e Veriut. Për këtë qëllim njerëzit vendosin një lulekuqe në jakat e rrobave të tyre. Në veçanti, lulekuqja me ngjyrat e saja kuq e zi i përshtatet shumë mirë shqiptarëve. 11 Nëntori përkujton dhe nderon humbjet e jetës të ushtarakëve dhe qytetarëve në kohë luftrash. Kjo ditë e ka origjinën tek çasti i nënshkrimit të mbarimit të Luftës I Botërore prej ushtrisë gjermane në orën 11 të datës 11 të muajit të 11të (Nëntorit) të vitit 1918. Nëse shqiptarët kudo qofshin në Europën Juglindore kërkojnë të jenë pjesë e Europës së Bashkuar, pjesë e Perëndimit, atëhëre nevojitet që më 11 Nëndor [dhe më 28 Nëndor] të paktën punonjësit e shtetit dhe politikanët të vendosin në jakat e tyre një lulekuqe.
Pjesmarrësit dhe të rënët ndër luftëra, ato që e përballuan luftën më forma e pasoja të ndryshme, pavarësisht se në cilën “anë” kanë qenë, pavarësisht se si ngjyrosen nga fituesit e luftës, i kanë pas marrë me vete dallgat e luftës të cilat nuk përcaktohen nga njeriu i veçantë. Të rënët dhe të plagosurit në luftra, ushtarakë dhe qytetarë, kanë qenë njerëz me të drejtën natyrore për të jetuar e për të mos u dëmtuar, dhe është e domosdoshme me i përkujtuar pa dallim. Lufta II Botërore për Shqipërinë zyrtare mbaroi në fund të Nëndorit 1944 dhe për Europën në fillim të Majit 1945. Heqja e “ditës së çlirimit” dhe vendosja e Ditës Përkujtimore të të Rënëvë në Luftra më 11 Nëntor nuk pengon që grupe të caktuara të përkujtojnë ngjarje luftarake të shkuara apo të përkujtojnë dëshmorët e tyre.
Nuk mund të jetë festë mbarëkombëtare dhe e përbashkët një festim qeveritar që mbart në vetvete luftën dhe përçarjen midis shqiptarëve. Kjo nuk është për mburrje, por veçse për keqësi. Bashkimi, mirëqënia, bashkëjetesa, ripërtëritja, bashkëpunimi dhe përparimi kërkojnë mirënjohje e respket midis njerëzve, brezave e grupeve shoqërore. Që nga 1944, një “festë” e tillë nuk ka përcjellur nga brezat më të vjetër një mision të tillë për brezat e rinj. Një “festë” e tillë nuk e kryen një mision të tillë, në fakt e minon dhe e helmon një gjë të tillë. Një “festë” e tillë nuk ka patur patur ndonjëherë qëllim që të sillte armëpushim midis shqiptarëve dhe as të harmonizonte emocionet e njeriut të veçantë me respektin ndaj të gjithëve. Për më shumë, emërtimet “të mirët apo të këqinjtë” rrodhën nga ajo “festë” para 70 vjetëve dhe janë fare pa kuptim në kohën e sotme.
Nuk mund të festohet një ditë që i përket një “festë” e cila qëkur u montua vetëm Shqipërisë e kombit shqiptar nuk i ka shërbyer. Qëkur u porosit, ajo “festë” pati (dhe vazhdon të ketë) si qëllim ruajtjen e Shqipërisë së coptuar më 1913 dhe mosbashkimin shqiptar. Ajo “festë” i ka shërbyer dhe vazhdon t’iu shërbejë armiqve të Shqipërisë dhe në rradhë të parë shteteve fqinje që akoma vazhdojnë kështu t’i mbajë të pushtuara tokat shqiptare.
Nuk mund të festohet një ditë nga e cila rrodhën tradhëtitë ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, çarmatimi i shqiptarëve të Kosovës gjatë kthimit nga Vishegradi të dy Divizioneve shqiptare më 1945, lënia kështu e shqiptarëve të Kosovës të tradhëtuar dhe të pa armatosur përballë sulmit dhe masakrave të ushtrisë komuniste jugosllave, bashkëpunimi në masakrën e Tivarit, fashitja e çeshtjes çame duke i bëri qytetarë të Shqipërisë zyrtare çamët e përzënë nga grekërit, etj.
Nuk mund të festohet një ditë e cila zanafillën e ka në tradhëtinë e madhe të PKSH duke prishur Marrëveshjen e Mukjes me Ballin Kombëtar (Gusht 1943) dhe mosnjohjen e Kuvendit të Bujanit (fillim Janari 1944) nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të emisarëve jugosllavë që themeluan e udhëhoqën PKSH dhe oficerëve britanikë që krijuan e mbajtën në këmbë ushtrinë partizane shqiptare dhe atë jugosllave. Ashtu si Kuvendi i Bujanit, që u organizua nga komunistët kosovarë të PKJ dhe u firmos nga të gjithë delegatët: 43 shqiptarë dhe 6 serbë e malazezë, Marrëveshja e Mukjes bashkonte dy grupimet kryesore kundra-fashiste shqiptare dhe pranonte se Kosova kishte të drejtën e vetvendosjes, të shkëputjes nga ish-Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë. Data 29 Nëntor u bë festë e Shqipërisë zyrtare që të përkonte në të njëjtën ditë me festën e Republikës së Jugosllavisë, festë e cila e përkujtonte 29 Nëntorin e vitit 1943. Në atë datë u mbajt në Jajcë të Bosnjes Mbledhja II e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë (AVNOJ) dhe u shpall organizimi i shtetit jugosllav të pas luftës. Vendimet dhe organizimet e AVNOJ-it u kopjuan tërësisht prej PKSH në Shqipëri pas disa muajsh në Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944.
Nuk mund të festohet një ditë e cila qëllimisht, sidomos gjatë viteve 1945-1991, u propagandua aq më fort se dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë së Vërtetë më 28 Nëntor 1912, sa që historia para 8 Nëndorit 1941 (data zyrtare e krijimit të PKSH) u venit fare dhe u quajt e keqe. Dita e Shpalljes së Pavarësisë iu bashkua si festë zyrtare “ditës së çlirimit” vetëm në vitin 1962, pas prishjes së lidhjeve me Bashkimin Sovjetik dhe heqjes si festë zyrtare të datës 7 Nëntor, ditës së revolucionit bolshevik të vitit 1917 në Rusi.
Nuk mund të festohet një ditë që shënon fillimin e diktaturës absolute, mbylljen e Shqipërisë ose lidhjen e saj me Lindjen, e më e keqja me ish-Jugosllavinë; rrënimin e deri në mbylljen e qendrave të besimit të lirë fetar; futjen e njerëzve për të banuar nëpër kapanone me kate, prishjen e qyteteve dhe trashëgimisë qytetare, ngritjen pa të ardhme të ndërtimeve të reja; fillimin e gënjeshtrës me lugën e florinjtë më 1945, pasuar me pesëvjeçarët e punës që ishin një hap drejt [fantazmës së] parajsës së barazisë; dhe që vazhdoi me çekun e bardhë më 1991 kur në pushtet erdhën të rinjtë.
Nuk mund të festohet një ditë e cila shënon fillimin e plotësimit të dëshirës së akademikut serb Çubriloviç të shprehur në Memorandumin tij famëkeq “Përzënia e Shqiptarëve” të botuar më 1937: “…por më e keqja akoma është të mësuarit e Shqiptarëve me idetë Europiane perëndimore të pronës private….”. Shqiptarëve të Çamërisë dhe të Shqipërisë zyrtare iu zbatua e njëjta gjë, kurse atyre në ish-Jugosllavi nuk iu krye plotësisht.
Nuk mund të quhet festë një ditë që shënon fillimin e shkatërrimit sistematik të trashëgimisë krijuese, shkollore dhe profesionale shqiptare; dhe njëkohesisht thellimin e turmëzimit mendor të njerëzve, pasojat e së cilës vazhdojnë ta dëmtojnë shoqërinë shqiptare edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite nga “kthesa”. Dhe nuk mund të festohet një ditë e cila ligjërisht është e paligjshme, sepse në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 14, Pika 5, shkruhet se “Festa e kombëtarë e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori”.

Nga autori shtrembërohet hapur një fakt i njohur, dhe jo i stisur, siç orvatet ta paraqesë autori, sikur gjoja qytetet e Shqipërisë, dhe për pasojë edhe e tërë Shqipëria, nuk është çliruar, pasi pushtuesit gjermanë ikën vetë, të pa trazuar nga askush. Për fatin tonë të keq, ky është një avaz që përsëritet gjithmonë këto 23 vjet, kur u afrohemi festave të Nëntorit dhe është frut i atyre që duan të falsifikojnë historinë.
Z. Lolja thotë se, ia ka treguar e ëma e tij, e cila në atë kohë paska qenë nëntë vjeçe. Tani z. Lolja lexoni çfarë kam parë unë vetë, që në atë kohë kam qenë 15 vjeç dhe, si pjesëtar i prapavijës së brigatës së 12 sulmuese partizane, që çliroi Vlorën, kam hyrë në qytet me vonesë dhe kam parë shokët e mi të rritur që luftonin, me të gjitha mjetet luftarake që kishin, kundër ushtarëve gjermanë në tërheqje, duke bërë që, nga të shtënat e armëve, të gjëmonin kodrat që rrethonin Vlorën nga ana veriore.
Natyrisht, forcat gjermane prej dy divizionesh të armatosura fuqishëm, nuk i detyruan partizanët tanë të largoheshin nga Shqipëria, pasi largimi i tyre ishte rezultat i faktit që Forcat Aleate Antifashiste po i afroheshin Berlinit, por Ushtria Nacionalçlirimtare, si pjesëtare e koalicionit antifashist, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dha ndihmesën që është vlerësuar lart nga të gjithë pjesëtarët e koalicionit (lexo për këtë kujtimet e oficerëve anglezë e amerikanë që kanë luftuar këtu, krahas me ne).
Pa dashur të zgjatem shumë, pasi është folur e shkruar mjaft për këtë çështje, dua t’ju jap edhe një fakt të pa kundërshtueshëm. Forcat gjermane, duke u tërhequr nga Shqipëria, linin pas tokë të djegur. Po ju tregoj vetëm për drejtimin Vlorë-Tiranë, nga kam kaluar edhe vetë në atë kohë. Në vendin e quajtur Jonufër, përpara hyrjes në Vlorë nga Orikumi, kishin hedhur në erë një copë rruge automobilistike mbi 70 m të gjatë, po aty kishin hedhur në erë një tunel të vogël shkëmbor, me gjatësi rreth 20 m, duke e bërë të pakalueshme rrugën edhe për kafshët e ngarkuara, me qëllim që të pengonin hyrjen e forcave partizane, të cilat i ndiqnin pas me luftime. Kishin hedhur në erë urat e të gjithë lumejve: të Vjosës, të Shkumbinit, në Rrogozhinë, dhe të Erzenit, në afërsi të Shjakut. Pyetja e ligjshme lind: Po të mos kishin frikë nga forcat partizane që po i ndiqnin këmba-këmbës dhe po i gjakosnin me luftime, pse duhej t’i shpërthenin këto objekte? E njëjta gjë ndodhi edhe në drejtimin Korçë-Tiranë. Apo mos doni të thoni se as në afërsi të Tiranës, në fshatin Mushqeta, nuk u bë pritë forcave gjermane dhe nuk u luftua trup me trup? Apo mos doni të thoni se edhe për çlirimin e Tiranës nuk u bënë rreth tri javë luftë. Dua t’ju përmend vetëm një fakt: në qendër të Sheshit “Skënderbej”, gjermanët kishin ndërtuar nja bunker të nëndheshëm, ku mitrolozët, me zjarrnin që villnin nga tytat e tyre, bënin kërdinë ndaj kujtdo që shfaqej në rrugët e Tiranës.
Këto janë fakte të jetuara, z. Lolja, jo të treguara nga një ish-fëmijë, që zor se do ta linin prindrit e kujdsshëm të dilte të shikonte se si hanin drekë ushtarët gjermanë. Pastaj, ju e dini besoj se, ushtarët, edhe në luftë hanë.
Xhaxhi Guri ,o shoku veteran …po qetesohu mor njeri ,qetesohu .
Ku po i shtremberon faktet ky zt Saimir ??
Po nuk e ka fajin ai se ti ke mesuar kendim me njesitin guerril .
E spjegon shume sakte kontributin dhe thekson faktin qe nuk mund te harrohen ata njerez qe u sakrifikuan .
Fakt ngelet qe gjermani nuk u mund nga ju !
Problemi qe ngre ky zoteria ,eshte kjo data juaj e clirimit …sepse ne fakt ju pushtuat Shqiperine ate dite qe iku gjermani …dhe ti me vetedije anashkalon kte fakt …spjegon vetem ate qe te pelqen .
Nejse lexoje mire ate paragrafin e fundit ,lexoje mire !
Qe ta dish ti bashke me kete Saimutin , gjermani ne Shqiperi u godit me force te jashtezakonshme nga partizanet shqiptare.-
Natyrisht ai do ikte, por ne dhame ndihmen tone ne kete lufte te madhe te popujve europiane
duke e vendos veten ne krahun e drejte te Historise ..dhe e luftuam nazizmin me te gjtiha forcat tona . pa asnje kompromis dhe si rralle vende ne Europe
Lufta jone ishte e e jashtezakonshme dhe hakmarja naziste ka qene e tmershme, sepse ata shkateruan cdo gje , saqe UNRAS atehere tha qe :..Shqiperia eshte vendi me i shkateruar ne Europe nga Lufta e dyte Boterore
ne krahasim per fryme popullise dhe teritor
Luften heroike te partizaneve shqitpare e thekson edhe Kreykomandanti i
forcave Aleate me qender ne Bari , amerikani Eisenhower i cili me pas u be president i Amerikes
Kryekomandant Eisenhower deklaroi ne Bari ,ne 1945 se :….Forcat Partizane shqiptare
gozhduan ne Shqiperi 4 divizione gjermane ..”
Ky fakt i deklaruar nga Eisenhower i terboi greket dhe britaniket te cilet
ishin pregatitur qe te coptonin Shqieprine me akuzen se :…Shqiperia ishte perkrahese e forcave Nazi-fashiste te boshtit….dhe gjasme nuk kishte luftuar fare
Lufta partizane e shpetoi Shqiperina nga vdekja perfundimtare qe po i pregatiste Curcilli me Greqine …..
Ndaj kjo date e 29 Nendorit eshte edhe me e rendesishme se 28 Nnedori ,
sepsene 28 Nendor fuqite e medha vendosen te krijohej Shqiperia si shtet me vete –dhe ngritja e flamurit ishte dicka formale, dhe asnje nga fuqite e medha nuk ishte kundra per kete shtet qe kemi
Ndersa ne 29 Nendor te 1944 , me Luften Nacional Clirimtare u shpetua Shqiperia nga coptimi perfundimtar qe po i pergatiste Britania me Greqine,
per ti dhene jugun Greqise
Edhe camet qe u masakruan , u masakruan me lejen e Britanikeve dhe ne prani te ushtareve britanike
Po ashtu ishte Britania qe megjithe faktin se Shqiperia kishte luftuar kunder nazizmit e la Shqiperine me qellim jashte Lidhjes se Kombeve
ne menyre qe Greqia ta godiste Shqiperine dhe ta pushtonte jugun e saj
Por Enveri e organizoi popullin dhe e mbrojti me heroizem Jugun tone duke i hedhur jashte forcat e grekut
Pra data 29 duhet festuar sepse eshte magjike per kombin shqiptar,
si date qe i dha fund pushtimit gjerman dhe si nje date SIMBOL qe tregon luften e Shqiptareve kunder nazizmit , lufte qe forcat shqiptare e vazhduan deri matane ne Jugosllavi ,
dhe ne kete date gjithe populli ka te drejte te festoje …edhe ata qe ishin ne krahun tjeter te barikades,
sepse nga kjo date Simbol u shpetua Shqiperia qe gezojme sot nga kthetrat Britanike qe donin ta coptonin per llogari te Greqise
Natyrisht , me pas u vendos komunizmi , sepse nuk kishe ku te veje ,
Ne nqs donim te shkonim ne perendim,nuk te linte Britania
sepse ata thoshin qe Shqiepria duhet ti japi jugun Greqise,…
Qe ne takimin e pare qe beri me Enverin perfaqsuesi anglez i tha Enverit :.
..Curcilli thote qe Jugu i Shqiperise ti jepet Greqise
Dhe Enveri i tha : I jepet Greqise kur jugu i Anglise ti jepet Irlandes ..dhe qe aty Enver Hoxha nuk komunikoi me anglezet me tutje…–Keshtu thote historiani amerikan Peter Lukas ne librin e tij “Cezari i Ballkanit ”
Pra ne perendim ne nuk mund te shkonim,se Britaniana e kishte prere rugen –O jep jugun ne Greqi, ose ik
Dhe Enveri u lidh me lindjen qe te shpetonte kete Shqiperi qe na kishte mbetur
Shto ketu pastaj qe ne vajtem ne lindje se edhe fuqite e medha ne Jalte
na vendosen nen administrimin e Jugosllavise dhe ishte pikerisht Curcilli qe tha ne Jalte :Shqiperine tja leme Jugosllavise –Dhe ashtu u vendos
Pra Komunizmi tek ne , do vendosej se s’ben , edhe po te mos ishte Enveri
Dikush tjeter do bente te njejten gje,sepse ishin fquite e medha ato qe e caktonin se ku do shkoje ti….
Por zgjuarsia e Enverit ishte se megjithse ne mes te vendeve armiqesore sllave
ai harriti ta zhvilloje Shqiperine dhe te perfitoje nga maredheniet me ta
dhe si perfundim pasi ju mori parate …Enveri ju futi brylin atyre dhe u lidh me Kinen
Poltika e Enverit ishte brilante …
Po natyrisht ishim ne komunizem dhe do kishte edhe lufte klasash ,se jane defektet e sistemit ku na coi Curcilli dhe nuk mund te kerkoje me shume, shto ketu pastaj q ekjo lufte klasash behej me eger ,sepse ne shqipot kemi urejtje pa fund per nejri tjetrin dhe e perdornim kete lufte klasash edhe per inate tona –Sic e kemi ne zakon
..Por ama sic thote Enciklopedia Britanike :
“….Enver Hoxha e ktheu Shqieprine nga nje vend gjysem relike e feudalzimit otoman ne nje vend modern Industrialo-Agrar …”
Dhe besoj se si ti dhe ky qe ka bere shkrimin nuk besoj se jeni kaq te marre
sa te dilni kunder konkluzioneve te Enciklopedise Britanike qe mbahet
si libri Sistem referimi i Botes moderne per historine e cdo ngjarje , individi apo shtet
Raimond ,civilizohu nedertal enverist, dhe mjaft me kto fleterrufete kilometrike ,se ti je ende ne fazen e paraevolucionit . As SAIMIRI dhe askush tjeter mund te dikutoje luften qe nuk e beren vetem partizanet ,kjo ishte lufte e gjithe shqiptareve ,GJITHE SHQIPTAREVE ,dhe ata qe idiotesia juaj shpalli armiq …te vetmit armiq ishin bolsheviket sadist .
Arrita deri aty ku paskishin vendosur te na coptonin dhe si la enferri .
Ik mor torollak injorant !
Ik ore dell se s’jane per ty keto gjera !
Natyrisht edhe ata qe shpallem ne armiq bene lufte ,
por ne krahe te kundert , perkrah gjermanit .
Qe i ndaloi Enveri ne 1946 , kete e thote gjithe bota moderne ,sepse Britaniket e akuzuan Shqiperine si pro-naziste ,
dhe Enveri foli me fakte,me karizme dhe plot oratori
dhe tregoi se populli shqiptar kishte derdhur gjakun e bijeve e bijave te tij me te mire ne lufte kunder nazizmit ,
Kjo beri qe edhe amerikanet ta ndryshonin mendimin ndaj nesh ne Konference , por edhe vendet e tjera te lindjes dolen ne krah te Shqiperise
Ne kete menyre Britania dhe Greqia ngelen te vetmuar ne perpjekjen e tyre per te copetuar Shqiperine
Megjtihate ata nuk hoqen dore dhe e goditen Shqiperine ne gusht 1949 ,kur greket filluan mesymjen ushtarake nga kufiri me Korcen deri ne kufi me Permetin, per te pushtuar Jugun …..
Por Enveri me komunistet e organizoi popullin ne mbrojtje te fuqishme dhe i theu forcat greke dhe shpetoi per here te dyte Shqiperine
Kjo eshte historia ,qe i ben te gjithe shqiptaret te jene krenare per ato kohe heroike te njerezve tane
, pavaresisht se njerezit tuaj ishit ne rolin e zvarranikut ……
@Saimir nuk te lidh asgje me LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,bile as me LUFTEN E RECIT,sepse fshati yt ka qene nen SUNDIMIN e bajraktareve dhe spiuneve te serbit!!!
Pas clirimit te Shkodres ne 29 nentor 1944,ne mengjes dhe treheqjes se gjermaneve ne drejtim te Hotit,te gjithe KRIMINELET E ZONES TENDE IKEN PAS TYRE,NDERSA NJE PJESE DONIN TE MASNIN FORCAT ME PARTIZANET DHE U FSHEHEN MALEVE,QE NGA VELECIKU,MARANAJ E DERI NE DUKAGJIN!!!
Dihet fundi i tyre,qe u SHPARTALLUAN E U VRANE E U ZUNE ROB TE GJALLE!!!
Kaq ishin “TRIMERITE” e qelbura te te pareve te tu,ndaj ty,o ZAGAR I PUSHTUESVE DHE KRIMINELEVE te takon te hedhesh balte kunder LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE,qe e nderon e gjithe bota!!!
Me keto,qe DERDELLITNI,ju kelyshet e FASHIZMIT,nuk fitoni gje vece shtoni URREJTJEN E PA FUND te shumices se popullit ndaj jush dhe vertetoni ate se ENVER HOXHA ka patur te drejte qe ju VARI NE LITAR!!!
Kush eshte ky idiot? Nga cila shkolle ka dale?Historia perseritet: ka pasur perhere bukeshkale, te cilet, perdhunshem kerkojne te dalin mbi gjakun qe eshte derdhur. E di ky njeri i shkrete, se po te mos ishte luftaa nacional clirimtare, nuk do te kishte Shqiperi, as kjo qe vendosi Londra e vitit 1913? e di qe, edhe pse u luftua dhe u vrane mijra djem e vajza, perseri ne konferencen e Paqes ne paris, ne vitin 1945, nga delegati grek u kerkua cilesimi i Shqiperise si vend pushtues dhe bashkepunues me nazistet e fashistet italiane? Nuk e di ky njeri se dite te clirimit ka edhe Franca, qe perkon me diten e clirimit te parisit, e di ky se dite te clirimit ka edhe belgjika dhe , se ne kete vend, pas luftes, eshte purifikimi i shoqerise , si ndodhi edhe ne France? pse mendon ky njeri se nuk kishte Shqiperia kolaboracioniste dhe se ata ishin ne mesin e Ballit Kombetar e legalitetit, te cilet pai u bene senatore te Italise fashiste, kur ra Musolini vrapan te bejne pakt qeverisje jo akt lufte? nuk e di ky njeri se, konferencen e Bujanit e organizuan komunistet shqiptare, te derguar nga PKSH, dhe kryesori ishte Sadik Bekteshi, gjenerali i famshem…dhe se fadil Hoxha e veli Deva ishin te derguarit e PKSH, bashke me Hajdar Dushin e Emin Durakun, ish gjimnaziste te Shkodres. E di ti njeri se fjalen e rastit ne varrimin e Qemal Stafes e ka mbajtur veli deva, dhe me thuaj or njeri, mire PKSh nuk e pranoi Mukjen, si thone ballistet per Kosoven, por bene Bujanin. Po ballistet cfare bene, pse nuk bene nje Mukje tjeter…spse nuk i pyeste kush, sepse dihej se ishin bashkepunetore te forcave naziste…lexo pak me shume, mos u mat me qiejt, sikur dole ti dhe hodhe te verteten…turp e faqja e zeze.
29 NENTOR 1944 , FESTA E CLIRIMIT , DERI NE VDEKJE . TURPI TE BJERE MBI ATA QE E NDRYSHUAN DT. ME PATURPESINE ME TE FELLIQUR. I QYKOFTE HISTORIA QE SHKELEN MBI GJAKUN E TE RENEVE PER LIRI. TURPPPPPPP !!!!
Mos ja vini re ketij, Loljes.Ky kerkon te laje mutin me shurre,kerkon te pastroje tradhetine e te pareve te tij si bashkepuntore te pushtuesve.Nuk do ja peshoj shume se, sa i vlen ai qelb qe ka ne koken e tij,por vetem me c’ka do them me poshte, i del vlera qe ka si “mendimtar” dhe “shkencetar” ne histori.Kerkon te festojme, si dite clirimi, diten e kapitullimit te Italise fashiste.Po cfare clirimi u arrit atehere o ditezi,kur vendin e tyre e zuri gjermani dhe mbetem perseri te pushtuar?Po a me thua, ne se ka ndonje vend aleat ne luften e dyte boterore,i cili e feston fitoren mbi nazi-fashizmin me 8 Shator, kur kapitulloj Italia fashiste,si aleate e gjermanise?Ja,prandaj se them, qe je mendje pjerdhur dhe je per te ardhur keq…
29 nentori 1944 duhet te shpallet dite zie kombetare.Je objektiv Lolja.Asgje nuk na lidh me serbet!
Dite zi kombtare ,jam dakord,bile ftoj te gjithe te pregaditemi per vjetin tjeter te gjithe me te zeza me dall n’a te dite neper tirane, e cila eshte e pa-cliruar nga idiotite komuniste