Festa shqiptare e Xhakës për golin ndaj Serbisë (VIDEO)

DITA Online

Zvicra ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Serbisë, me anë të një silure të lëshuar prej mesfushorit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Lojtari i Arsenalit shënoi në minutën e ’52 të ndeshjes, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë atij të shënuar nga Mitroviç, që në minutën e ‘5.

Pas golit, Xhaka nuk ka harruar të festojë ashtu siç dinë të bëjnë vetëm shqiptarët, duke bashkuar duart dhe formuar shqiponjën.

Grinta pas golit të tij motivoi edhe Shaqirin, i cili pak minuta më pas goditi traversën pas një goditje jashtë zonës.

 

https://www.youtube.com/watch?v=y71jKe9mTO0

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *