Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e tyre.
Albert Dervishaj, drejtor i Rendit Publik deklaroi dje se janë marrë një sërë masash shtesë, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, pasi pritet të ketë rritje të numrit të shtetasve që hyjnë e dalin nga territori i republikës, rritje të numrit të mjeteve në qarkullim, zhvillim të aktiviteteve festive në sheshe, qendra dhe lokale etj.
Gjithashtu, janë hartuar planet e vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore kombëtare. “Bazuar në informacione, do të organizohen shërbime të përbashkëta të këtyre strukturave dhe do të mbështeten edhe nga Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, Fier, Shkodër për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta, për qarkullimin e sigurt të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli”, ka deklaruar Dervishaj.
Strukturat e policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.
l.h/ dita

He mo gazetare pse e nxirrni sekretin apo ju vjen keq per kriminelet????
Shume mire. Po thate edhe se ku do ushtrojne kontrollet, e beni sic duhet sherbimin ndaj krimit.