Festat e fundvitit, mbi 6 mijë hyrje në Kapshticë 24 orët e fundit

Leda Hysa

Në pikën kufitare të Kapshticës, në qarkun e Korçës janë regjistruar 6 321 qytetarë shqiptare dhe të huaj që kanë ardhur në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit

Zyra e shtypit e Policisë së Korçës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare deklaron se situate në këtë pikë kufitare është e qetë dhe po punohet me kapacitet të plotë, katër sportele në hyrje dhe 2 në dalje për të menaxhuar sa më mirë fluksin.

Sipas burimit të sipërcituar, mësohet se, vetëm gjatë 24 orëve të fundit raportohet se kanë hyrë 6 321 shqiptarë e të huaj kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3 289 të tjerë kanë dalë nga vendi.

Afrimi i festave të fundvitit ka rritur numrin e qytetarëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar këto festa në vendin tonë.

Policia e Shtetit të shtunën njoftoi se ka marrë masat për të siguruar qytetarët në kalimin e sa më qetë dhe mirë të festave të fundvitit.

Policia njoftoi se në të gjitha pikat kufitare është shtuar numri sporteleve që i vjen në ndihmë qytetarëve, ndërsa sqarohet se dhe në akset kryesore të qarkullimit rrugor ka kontrollet përkatëse për të rritur sigurinë rrugore.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *