Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pritet të vizitojë ditën e hënë Gjilanin.
Shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan, Avdyl Aliu e konfirmon këtë lajm.
“Në kuadër të Festave të Nëntorit, ditën e hënë, Gjilanin do ta vizitojë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku me këtë rast, Gjilani ndihet i nderuar nga kjo vizitë”, tha ai për News 24.
Kreu i Kuvendit Meta, i shoqëruar edhe nga ambasadori italian në vendin tonë, Massimo Gaiani, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputetë të qarkut e drejtues vendorë, inauguruan pasdite Hidrocentralin Vlushe, që u realizua nëpërmjet një investimi shqiptaro-italian prej 16 milionë eurosh. Më pas, Meta është ndalur në një nga ndërmarrjet fasone të prodhimit të këpucëve në Skrapar, ku është njohur me ecurinë e punës së këtij biznesi të ri.
