FESTAT / Kryeministria me projeksion mesazhesh urimi

redaktor

Në vijim të një tradite tashmë dyvjeçare, në ditët festive të fundvitit rikthehet “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”, për t’u gëzuar së bashku dhe për t’i bërë të gëzueshme festat edhe për ata që kanë nevojë sot, për mbështetjen dhe solidaritetin tonë.

Me këtë njoftim, Kryeministria i është rikthyer edhe njëherë projeksioneve mbi murin e godinës së kreut të qeverisë, ku priten të shfaqen mesazhet, qofshin imazhe apo video, të të gjithë qytetarëve të interesuar.

“Të gjithë mund të ndajnë gëzimin e festave me kë dëshirojnë përmes një mesazhi, imazhi apo video, që do të projektohet mbi murin e Kryeministrisë. Të ardhurat e mbledhura nga postimi i SMS-ve, fotove apo videove të urimeve do të shkojnë për bamirësi. Mesazhet mund të dërgohen në numrin 0696665555. Krahas SMS-ve dhe fotove, këtë vit do të shfaqen edhe videomesazhet, me të cilat ju dëshironi të përcillni urimin tuaj”, njofton Kryeministria.

Këtë vit është vënë në dispozicion edhe një tjetër rrugë për të dërguar urimet, ajo përmes faqes së Kryeministrisë në seksionin “Urime”: https://ssl.kryeministria.al/shqiperiauron/

4

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *