Festat, shqiptarët preferojnë vendet e rajonit me pista me dëborë

Dita

Pikat turistike të rajonit si Mavrova në Maqedoni apo Kolashini në Mal të Zi vazhdojnë të jenë destinacionet më të kërkuara nga shqiptarët për të kaluar festat e fundvitit.

Sipas Agjencive Turistike kërkesat për t’i kaluar festat jashtë vendit kanë pësuar rritje krahasuar me vitin e kaluar edhe për shkak të ofertave joshëse të vendeve fqinje.

Nuk mungojnë edhe destinacionet në vëndet e njohura të Europës. Por ndryshe nga vitet e tjera, mungojnë rezervimet në Paris. Për shkak të sulmeve terroriste të ndodhura në nëntor, agjencite nuk raportojnë asnjë grup që të ketë përzgjedhur kryeqytetin francez për pushime. Destinacion i munguar është edhe Dubai.

E ndërsa numri i shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit jashtë Shqipërisë është në rritje nga viti në vit, interesi i turistëve të huaj për të zgjedhur Shqipërinë për të kaluar këto festa lë për të dëshiruar. Agjencitë thonë se kërkesat janë minimale dhe vendin tonë e preferojnë vetëm disa grupe nga Bullgaria, të cilët frekuentojnë qytetin e Durrësit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *