Nëse keni menduar që me pizhame nuk mund të dilet nga shtëpia, e keni gabim. Me to mund të festosh edhe në mes të bllokut. Ndryshe nga festat rutinë që shohim çdo fundjavë, ku dominojnë takat e larta, fundet e shkurtra e këmishat plot ngjyra e stil, mbrëmja e së premtes i ka dhuruar një tjetër larmitet festimi një nga zonave më të frekuentuara të kryeqytetit, e cila është pushtuar nga festa e pizhameve. Me qindra gjimnazistë, të veshur me pizhame i janë bashkuar kësaj feste, me dëshirën për të sjellë diçka të re, larg argëtimeve të zakonshme nën hijen e alkoolit e duhanit pa limit dhe muzikës, që jo vetëm nuk të bën të kërcesh, por të shkakton edhe lodhje duke e dëgjuar. “Menduam të bënim diçka ndryshe. T’i përshtatesh ritmit të jetës, fenomeneve pjesë e të cilave jemi ne të rinjtë maturantë, nuk do të thotë t’i përgjunjemi monotonisë që na ofron e përditshmja, si gjatë orarit mësimor, ashtu dhe gjatë orëve të pushimit dhe argëtimit pasdite, apo në fundjavë’, thotë Kevin, maturant, njëkohësisht një nga organizatorët e kësaj feste.
Pyetjes se si erdhi ideja e të festuarit me pizhame, Kevin tregon se gjithçka kishte marrë shtysë një paradite në shkollë, teksa shihnin se shumë nxënës (përfshirë ndonjëherë edhe veten) vinin orët e para me vonesë, të përgjumur, të lodhur ende pa filluar dita, e, që në unison justifikoheshin me faktin e zgjimit vonë.
“Nga ana tjetër kishim parë ndërkohë tek shpërndaheshin edhe njoftime e reklama për festa (party) dhe organizime të ndryshme me pjesëmarrje këngëtarësh dhe artistësh të gjitha rrymave, por postera dhe njoftime për festë me pizhame deri pak ditë më parë nuk e kemi ndeshur në rrugët e Tiranës”, thotë Kevin. Festa e pizhameve, (ose UV Pajama, siç preferojnë t’a etiketojnë ndryshe gjimnazistët), nisi si lojë e ndërthurje idesh, na shpjegon më tej Kevin. Biseda mes shokësh e shoqesh për të organizuar diçka të veçantë që të mbetet gjatë në kujtesën e tyre, edhe pas disa vitesh kur të mos jenë më bashkë. Një kujtim i huazuar nga përvoja e huaj, por i përshtatur prej tyre në një ambient të përbashkët shqiptar, plot gjallëri dhe argëtim. Dhe natyrisht zona e bllokut mbetet gjithmonë më joshësja dhe e preferuara për të rinjtë. Aty ata kalojmë pothuajse të gjithë kohen e lirë (për fat të keq). Në lokalet dhe rrugicat e bllokut diskutojnë të përditshmen dhe projektojnë të ardhmen. Aty fantazojmë dhe përpiqen të relaksohen. Po aty menduan të krijojmë edhe ‘tempullin”, e tyre të argëtimit ndryshe, pa makeup, stile të çuditshme flokësh, e taka të larta, sikundër shohim rëndom çdo fundjavë. “Deshëm të shprehemi ndryshe”, shton Anja, maturante në të njëjtën shkollë dhe njëra prej mbështetësve të rrjetit social nga ku bëri dhe lajmërimet përkatëse për zhvillimin e kësaj feste. “ Po u tregojmë mësuesve, prindërve tanë, miqve, si dhe bashkëmoshatarëve se alkooli dhe cigarja, mund të zëvendësohen nga lojërat dhe ushqimi i shëndetshëm. Dhe atëherë së bashku, jo vetëm që ndihemi më të lehtë, por dhe pjesë e një argëtimi më të këndshëm, e larg veseve”, shton një tjetër maturant. “Nëse çdo fundjavë adoleshentët përfundojnë nëpër festa të zakonshme me alkool pafund dhe me muzikë që shkakton ndotje akustike, ose thjesht mbeten në kërkim të një mjedisi të qetë dhe argëtues për të kaluar një pasdite, atëherë vendosëm se mund të ofrojmë edhe të tjera alternativa. Me pak përshtatje, arritëm jo vetëm të argëtohemi, por edhe të tregojmë që ato fenomene që sot quhen probleme për brezin tonë, mund të shmangen. Kjo festë erdhi shumë shpejt, vetëm për t’ju dhënë moshatarëve tanë atë çfarë po kërkojmë: argëtimin në një formë ndryshe!”, shton një tjetër maturant. Ndërkaq për Xhulion, ky lloj organizimi, “hibrid” është i barazvlefshëm me një mjedis të përafërt me shtëpitë e secilit prej nesh. Duke na treguar për konceptimin e festës, maturantët gjatë orëve të argëtimit janë bërë pjesë e lojërave të ndryshme nëpërmjet rrymave të ndryshme e mini-kompeticioneve. Pa harruar se rregulli numër një për çdo pjesëmarrës ishte veshja me pizhama, të cilët u argëtuan në mjediset e dekoruara dhe të riorganizuara të lokalit të përzgjedhur. Një tjetër e veçantë e kësaj feste ishte edhe lyerja e fytyrës (face-Painting) me bojëra neon, si dhe lojëra të tjera. Nuk kishte si të mungonte as “Play Station 3”, dhe lojërat më të preferuara, nëpërmjet të cilave u arrit thyerja e tabusë së vetëm djemtë dine të luajnë. “Ja vlen t’i japësh një tjetër frymëmarrje konceptit të cunguar të argëtimit tek ne. Të anashkalojmë kompleksin në të veshur, duke provuar të përballemi me njëri tjetrin ashtu siç rrimë në ambientet tona familjare. Thjesht me rroba gjumi”, shprehen më tej maturantët. Party me pizhama ishte një mënyrë e mirë për të kaluar një pasdite me miqtë dhe është e përkryer për çdo rast, madje na kujton se cilët kemi më përzemër. Pra ekziston një lidhje dhe shoqëri e ngushtë, dhe jo takim me të panjohur”, përfundon Kevin.
ky brez esht totalisht jasht kontrrollit….
me pak fjale zoti ju rujt ment e kokes
mjere prinderit e shkret….per ju!!
kopiace do ngelemi gjithmone,,,,,,,e sjellin si risi ne shqiperi ku te tjeret e festonin para 10 vjetesh,,,,,,,,,,,,vl,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!
keni ike per lesh dhie se lopa se rru hic mo ka dal nga blloku me bo stil derri.
edhe ne avganistan vishen me me gusto se sa ne shqiperi ROFTE REPUBLIKA BANANIA
Po me P.ÇK pa rrujt kur do festoni?
Nuk jam kundra defrimit te rinise, thjesht te jete me mase dhe mos ta ekzagjerojne me ekzibicione te panevojshme apo me konsumim drogrash.
Perderisa familja i ka lejuar do te thote qe ata kane besim tek femijet e tyre, uroj qe keta te fundit mos ta shperdorojne besimin e prinderve.
Me pelqen fakti qe bashkmoshataret e mi gjejne metoda per te thyer monotonine. Festa nga kendveshtrimi i pare duket me te vertet origjinale dhe interesante, ne fund te fundit pak qef na lejohet te bejme. Me pelqen vertet ndjesia qe te krijohet kur degjon(apo lexon) per dicka ndryshe e kreative. Ju lumte stafit organizues me te vertet ju lumte!!!