E nderuar DITA! Dy festat më të mëdha të popullit tonë, për të cilat, ju urojmë GËZUAR, Dita e Pavarësisë dhe Dita e Çlirimit nga nazi-fashistët dhe tradhtarët u festua si uji i vakët. Veprimet më tepër ishin gati spontane se sa të organizuara. Erdhën në Vlorë dy figurat më kryesore të shtetit shqiptar. Presidenti dhe Kryeministri. Dhe si për të vërtetuar edhe njëherë kundërshtitë e tyre, edhe në ditë feste ata erdhën në Sheshin e Flamurit, “një nga krushka e një nga mushka”, dhe mend bën xing makinat para bazamentit të shtizës së flamurit. Rama i gjatë zbriti dhe vetëm sa tundi pak kokën. Ndërsa tetar Nishanlliu as që denjoi të përshëndeste popullin që priste në të ftohtë e në shi, por u ktheu kurrizin. Çudi! Sa ua rrit hundën këtyre monstrave kolltuku nën b…!? Tetari ngriti flamurin dhe pas 7-8 min ja bën “fiu” se mos i zinte shiu. Ndërsa të dielën që ishte ditë e bukur, nuk u duk surrat pëdëisti për të nderuar dëshmorët. Avazi i tyre. Përshëndetje, VLORA
